SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar Dita! Dita e 21 Janarit u përkujtua qetësisht, duke ju garantuar familjarëve të të rënëve nga kryeministri Rama se drejtësia do të vendoset mbi binarët e Kushtetutës etj. Shumë mirë, por familjarët e të rënëve, këtë 21 Janar pritën që ata që kanë vrarë e dhënë urdhër për 4 viktimat, duhet të ishin para drejtësisë. Ata që thanë “horra e lavire bulevardi” dhe “kokëpalarë”, duhet të japin llogari. I madhi dhe akademiku R.Qosja dhe juristi i madh Zef Brozi kanë argumentuar se në Shqipëri nuk do të ketë qetësi n.q.s. nuk luftohet korrupsioni tek të mëdhenjtë dhe nëse nuk dalin para drejtësisë ata që vranë në Gërdec e më 21 Janar. Me sa po shohim, asnjë nga peshqit e mëdhenj nuk po dënohet. Ligji po vepron për popullin e varfër, ku ligji nuk është i barabartë për të gjithë në Shqipëri. Mjerë populli! Faleminderit. Lexues, Krujë.

djali i sms: Ai qe u tha kokpalar eshte kryetar kuvendi sot.Bie ai eshte shkaktari i gjith ktyre qe ndodhen.Kujto fjalt e Rames mbas cfaqjes Meta-Prifti,ku kryeministri[banditi] tha afersisht kto fjale Iku prifti po ngeli djalli e kish fjalen per Meten.Tani ky e ka ne bashqeverisje.