Teksa kemi hyrë në muajin e dytë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, një paqe mes dy vendeve duket ende larg.
Një tjetër raund bisedimesh pritet të zhvillohet këtë javë. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i pyetur se cili do ishte vendi i përsosur për negociata, deklaroi se opsioni më i mirë do ishte Beogradi.
“Beogradi, me statusin e tij si qytet dhe këndvështrimin e tij, është plotësisht i përshtatshëm për çdo negociatë në të gjitha nivelet,” tha Lavrov.
Në një intervistë për Tanjug, Lavrov ka hedhur kritika dhe ndaj Kosovës. Ai thotë se Prishtina po e përdor situatën e luftës për të arritur qëllimet e saj.
Sipas Lavrov, Kosova po mbështet Ukrainën në mënyrë që të arrijë njohjen e saj si shtet i pavarur.
Në një bisedë për mediat serbe, Lavrov ka theksuar se qëndrimi i Rusisë është i njohur dhe i pandryshuar.
a.m/dita

Lavrov rri pa merak se Anglezet kane dobsi per Serbet sepse me to bejne/ kane bere shume pune te pista.