Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të vizitojë Beogradin me datë 7 qershor. Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe.
Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb që nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ku pritet të diskutojë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë kësaj situate.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE po përgatit skemën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.
Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE ka rritur presionin ndaj Beogradit.
Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën, duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.
o.j/dita

LAVROR+VUCIC+RAMA= OPEN BALLKAN.Ne 7 qershor Lavror ne Serbi ,ne 27 qershor Rama ne Maqedoni mer porosit e Lavrovit direkt nga Vuçiçi.Edhe komandari do e kishte zili bashkimin e ri Shqiperi-Jugosllavi (Komandari nuk e bashkoi dot se u grinden Titua me Stalinin)
Le te shpresojme se Lavrov do te vije per te zbutur marredheniet Kosove-Serbi.
O mallkum, qenke I pjerdhur ne dy veshet. Enverit ia kane ruajtur bolet te gjithe, bashke me ty, e la Shqiperine siç duhej, ju e bete siç e deshi serbi, greku dhe lavrov lavraku bashke me putanen.