Lavrov: Nuk kemi ndërhyrë për të prekur provat e sulmit kimik

Leda Hysa

 

Inspektorët e Organizatës ndërkombëtare për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) nuk po mund të hyjnë në zonat e kontrolluara nga Rusia dhe regjimi sirian në qytezën e Doumës, ku do të përpiqen të gjejnë prova për sulmin e supozuar kimik të 7 prillit.

Sulmi la të vdekur dhjetëra vetë dhe detyroi fuqitë perëndimore të nisnin bombardimet ajrore të shtunën. E megjithatë, Rusia vazhdon të këmbëngulë se nuk po ndërhyn në punën e inspektorëve.

Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, kryediplomati rus mohoi sërish akuzat për përdorimin e armëve kimike në Douma.

“Nuk mund të tregohem i pasjellshëm me krerët e shteteve të tjera, por ju përmendët udhëheqësit e Francës, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, e për të qenë i sinqertë, të gjitha provat që ata cituan bazoheshin në raportime mediatike dhe rrjetesh sociale”, tha Sergei Lavrov.

Sipas tij, 2/3 e më shumë se 100 raketave të lëshuara të shtunën në Siri nuk kishin arritur të qëllonin shënjestrat e tyre.

Ministri i Jashtëm rus paralajmëroi se Moska dhe Perëndimi po përballeshin me një situatë më të rëndë sesa gjatë Luftës së Ftohtë, për shkak të mungesës së kanaleve të komunikimit.

Ministrat e Jashtëm europianë u mblodhën të hënën për të diskutuar mbi situatën në Siri, duke dënuar edhe njëherë përdorimin e armëve kimike.

Kryediplomati britanik, Boris Johnson tha se mësymja ishte gjëja e duhur për t’u bërë, por paralajmëroi mbi mundësinë e hakmarrjes së Rusisë. Ai u shpreh se Londra duhet të marrë çdo masë të nevojshme për t’u mbrojtur nga një kundërsulm i Moskës.

Ndërkohë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini theksoi nevojën për një dialog të udhëhequr nga OKB-ja. Ajo i bëri thirrje Rusisë dhe Iranit të përdorin ndikimin e tyre te presidenti sirian, Bashar al-Assad, për të “filluar diskutime serioze dhe kuptimplota nën kujdesin e OKB-së, në Gjenevë”.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Amerika perdori nji taktike te bukur.Duke fute ne veprim Francen dhe Britanin.Goditjet kishin shinjestren kunder armeve kimike.Dhe asnji njeriut nuk iu keput jeta.Kjo nji fitore vertet e paster ne mbrojtje te jeteve njerezore.Njikohesisht dhe nji matje pulsit ndaj superfuqise Ruse.Nese nuk do kishte vertet perdorim te armeve kimike Rusia duhet te perballesh me keto tri forca France,Britani dhe USA.
    Tashti Amerika duhet te marre frenat e politikes se jashtme ne dore.

  • Kur putinizmi deshmon se nuke ka nderhyre ne zhdukjen e provave,te vijn ne mendje deklarata e njejte per kinfliktin ne Ukraine,apo rrezimi i avjonit,paca se ne te tria rastet prania ushtarake dhe e armeve ruse eshte prezent.Viti 2018 do te njihet si viti i ngritjes dhe i renjes se turpshme dhe pa kthim i ekstremizmit te c’do forme,ngjyre apo besimi qofte.Besoni,binduni dhe reflektoni qe popujt ,ligji USA,BE dhe Zoti t’u meshirojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *