Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, kërkoi nga grupet opozitare në Siri që të përfshihen në diskutime me qeverinë atje. Ai bëri thirrje për një marrëveshje paqësore me ndërmjetësimin e OKB-së.
Deklaratat e tij u bënë pas një takimi me përfaqësuesin e OKB-s, për Sirinë, Staffan de Mistura, ku theksoi se opozita duhet të krijojë një delegacion të unifikuar, i cili do të negociojë me qeverinë në Damask.
De Mistura tha se ishte e rëndësishme për të punuar në formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në Siri.
Diskutimet midis shteteve të mëdha nisën në vjen më 30 tetor dhe deri më tani ato kanë qenë të suksesshme. Përveç SHBA-së dhe Rusisë, në bisedime është përfshirë edhe Irani, Turqia, Arabia Saudite, Katari, etj. /Dita/
