Përdorimi i armëve kimike do të ishte një vetëvrasje politike për regjimin e Bashar al Asadit. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, në një intervistë të transmetuar mëngjesin e sotëm në kanalin televiziv Russia Today.
“Nuk besoj se Sirisë do t’i hynte në punë përdorimi i armëve kimike. Nëse do ta bënte, kjo do të ishte një vetëvrasje politike për qeverinë siriane”, ka thënë Lavrov.
