Lavrov: Rusia nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës

Saimir Lleshi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një vizite në Beograd, ku ka pasur një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se Rusia nuk heq dorë nga kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës.

“Serbia dhe Rusia mbështeten në normat e ligjit ndërkombëtar. Ne i mbështesim parimet e parapara me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Lavrov ndodhet në Beograd, pasi ka marrë pjesë në një konferencë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. /Dita/

 

Share This Article
4 Comments
  • Shume drejte e ka Lavrovi .U krijua shet pa sa me te voglin kritet .Por Lavrovi harron nje gje te thote .Sic shkeputem ne Krimen dhe ja bashkuam tokes tjeter ruse te behet dhe me Kosoven. Ti bashkohet Shqiperise dhe automatikishte nuk kemi nje shet te sajuar nga nderkombetaret. Rezoluta 1244 nuk eshte e perjetshme .

  • Kosova u krijua me nje proces te ligjshem ku OKB ishte totalisht e perfshire. Ne fillim u aprovua raporti i Kai Eides qe i hapi rruge fillimit te bisedimeve per vendosjen e statusit perfundimtar dhe me vone troika e USA-EU-Rusi filluan bisedimet me Serbine dhe Kosoven. Russia ka qene gjithmone e perfshire ne gjitha hapat.Perfaqsues i rusise ne troike ka qene Alexandar Botsan-Kharchenko. As S.Osetia dhe as Krimea nuk kane kaluar ne procese te tilla ku OKB apo US dhe EU te perfshiheshin ne bisedime. Rusia thjesht i aneksoi me dhune. Por nuk mund te presesh gje tjeter nga bushtrat barbare sllave.

  • Per cilin shtet behet fjale ? Per ate shtet qe hedh gaz lotsjelles ne mez te parlamentit ? Jo vetem Rusia qe nuk e njef , po edhe ndonje qe e ka njohur , ka rrezik te revokoje njohjen . Sa per njohje te tjera , te reja , as qe behet fjale , me keto performanca , si me qene vend arab , qe shpalos Kosova para opinionit nderkombetar . Eshte e veshtire qe , nje vend myslyman , te behet shtet i vertete e demokratik . Njifni ndonje te tille ne Bote ? ASNJE !

  • Per Kosoven dhe Shqiperin!
    Nuk i pyet kush shkijet Ruset e Serbe.
    Kush asht i pa kjarte te marrin avdes ne Washington.
    E ka vendos Amerika fatin e kombit Shqiptare,dhe kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *