Lavrov: Vizita në Serbi – edhe për Ballkanin

anazapta

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, tha të hënën në Beograd se përveç çështjeve tjera të interesit të përbashkët, me autoritetet serbe do të diskutojë edhe për situatën në Ballkan dhe qëndrimin rus ndaj çështjes së Kosovës.

Ministri Lavrov shkoi të hënën në Beograd ku të martën do të takojë udhëheqësit më të lartë të Serbisë.Aleate e Beogradit, Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, rastin e së cilës e kishte përmendur si precedent gjatë marrjes së vendimit për të bashkuar gadishullin ukrainas të Krimesë me Rusinë.

Krahasimi ishte hedhur poshtë nga bashkësia ndërkombëtare e cila rastin e Kosovës e trajton si një “rast të veçantë”

Shefi i diplomacisë ruse tha se Rusia dhe Serbia kanë shumë projekte ekonomike strategjike, projekte të natyrës humanitare. Ministri Lavrov i cili u prit në aeroportin e Beogradit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, tha se “pa dyshim, do të diskutojmë për çështje rajonale e ndërkombëtare si dhe për rrethanat në Ballkan dhe për veprimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, pasi Serbia vitin e ardhshëm do ta ketë presidencën e radhës”. / VOA

 

Share This Article
3 Comments
  • Ai nuk vjen ne Ballkan per filantropi me Serbet , qendrimi rus ne ballkan gjithmone ka sjelle probleme…Serbet megjithese me nje kembe ne Europe koken e kane nga Rusia , duhet kujdes e vemendje se c’do pjelle kjo vizite e careve te rinj !!!

  • do te isha shume i kenaqur te ishim nen hyqmin e careve te rinj qe per mua eshte nga te paktat vende demokratike, sesa nen hyqmin e FMN BB apo NATOS te cilet ne 24 vjet na kane cuar ne nje degradim total, te mbytur nga borxhet, tritoli, droga, ku sistemi i drejtesise eshte kthyer ne sistem padrejtesie, ku pronari i nje pronesie endet akoma gjykatave per nje dicka qe i takon dhe qe i mohoet me pa te drejte, ku jeta e njeriut eshte me e pa sigurte se kure dhe ku niveli jeteses eshte mizarabel. tifozllik behet per skuadra sportive ndersa kur eshte fjala per realitet nuk hyn ne pune tifozlliku por duhet folur realisht dhe jo sic bejne disa komentues te cilet per mendimin tim jane thjesht masone te paguar per te bere propagande ne keto gazeta te lodhura dhe te kontrolluara.

  • Z, shefi , nuk e di nga nisesh qe del ne kete perfundim, por ne se e njeh mire historne te keqiat me te renda popullit tone I kane ardhur nga serbosllavet,.Ndersa ne perpiqemi ti bashkangjitemiEuropes , vet Europa po eviton Mosken , ti na thuaj te jemi nen suzerenitetin rus,!!!!!!shume e cuditshme kjo.Qe nga traktati Shen Stefanit ederi sot me pak perjashtime ne kohen e Leninit , e me tu akoma ti e di mire, rusia na ka bere deme te medha Te dy teorite antishqiptare ajo serbe e nacertanjes e ajo greke e megaliidese kane lindur nga presioni rus ne Ballkan , per te zene Mesdheun si dalje ne det , e per ta fshire nga harta kombin Shqiptar.Pra kete mos e harro ..!!!!flm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *