E PËRDITËSUAR – Pas 108 orë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së shtunes, policia ka arrestuar dy vëllezërit Aliko.
Ata janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë në Lazarat.
Policia ka rënë fillimisht në gjurmë të shtetasit D.Shehu, personi që i furnizonte ata me ushqime dhe i ka vendosur telefonin në përgjim.
Ndjekja e tij i çoi agjentët, rreth 10 km larg Lazaratit në një zonë të pyllëzuar afër Urës së Kardhiqit.
Arbjon dhe Alban Aliko qëndronin aty të fshehur në një tunel nëntokësor (shih videon më poshtë)
Pas rrethimit me forca të shumta policore nuk ka patur më asnjë shans për 19 vjeçarin Arbjon dhe vëllain e tij një vit më të vogël.
Ose do dorëzoheshin pa kushte ose do vriteshin.
Kjo i është bërë e qartë babait të dy djemve Adil Aliko që është sjellë me urgjencë nga policia në rrezen e rrethimit.

Operacioni i së shtunës ka zgjatur nga ora 16.00 deri në 21.00, por dy orët e fundit kanë qenë veçanërisht të mbushura me tension dhe nervozizëm.
Në fund RENEA u ka lënë një afat në dispozicion dhe Adil Aliko ka marrë përsipër personalisht që të bindte dy djemtë për dorëzim.
Ai u është lutur dhe u ka bërë me dije rrezikun e vrasjes, duke u thënë që nëse ishin të pafajshëm drejtësia do vendoste.
Rreth orës 21:00 pas disa telefonatave dy vëllezërit pranuan dorëzimin.

Ata kanë dalë me duart pas koke, kërkesë e bërë nga ana e RENEA-s dhe janë urdhëruar të mos kryenin asnjë lëvizje.
Më pas janë prangosur duke u përcjellë nga tuneli në drejtim të blindave që i transportuan.
Mësohet se dy të arrestuarit janë dërguar nga forcat speciale pa ndalesa në Tiranë, ku janë marë gjatë natës në pyetje nga kryeprokurori për Krimet e Rënda, Adnan Xholi.

Sipas një rindërtimi të sjelljes së tyre pas pritës ndaj RENEA-s, dy vëllezërit kishin dalë nga fshati Lazarat, duke ndjekur terrenin e vështirë dhe malor, me shkurre dhe pemë të malit të Sopotit.
Ata kishin baza në pyll dhe një vendstrehim në bregdet. Fotot e këtij të fundit shfaqeshin edhe në profilin Facebook të Arbjon Alikos.
Mendohet se po planifikonin daljen në zonën e Cepos, me qëllim kalimin drejt Sarandës dhe më tej arratisjen drejt Greqisë, ku kanë qenë disa herë pas shpalljes në kërkim në muajin mars për sulmin ndaj një patrulle policie dhe hedhjen në erë të shtyllës së tensionit dhe disa objekteve në zonë.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako dhe drejtori i qarkut Gjirokastër Kastriot Skënderaj janë treshja që drejtuan deri në detaje operacionin qe u finalizua me kapjen e tyre.
Tahiri ka falenderuar personalisht edhe në emër të kryeministrit drejtorin e pergjithshem Çako dhe drejtorin e qarkut Skënderajn
Koleget e tu kryen punë Ibrahim. Ata që ngritën dorë mbi ty, u arrestuan për t’u vënë para drejtësisë. Më në fund drejtësi, për ty Ibrahim, për vetë banorët e Lazaratit, për qytetarët e ndershëm që duan një Shqipëri të drejtë e përfundimisht të lirë nga kërcënimi i frikës – shkroi mbrëmë në FB, ministri Tahiri.
“Operacion shumë profesional, organizim i përsosur i sulmit. Rezultati final i kapjes gjallë është perfekt – tha mbrëmë për DITA një nga oficerët e RENEA-s në terren.

Ibrahim Basha ish-komando në Afganistan, efektiv i RENEA-s prej një viti u vra agimin e 24 qershorit në Lazarat.
Një plumb snajperi e qëlloi atë në kokë ndërsa plagosi edhe dy kolegë të tij në një pritë të organizuar nga një bandë të rinjsh të organizuar.
Katër të dyshuar të tjerë u arrestuan dje në Lazarat, ndërsa kërkohen ende disa emra që gjenden në listën e hetuesve /DITA

Bravo.Pse nuk pati rezistence. Kjo nuk me pelqen.
PO PSE DUHET TE KISHTE REZISTENCE?!SE DO TI !!!!!!PO PSE CFAR KUJTON TI SE NUK I DHEMB KOKA KETYRE,,,,PASTAJ DHE MALLI KA MBARUAR,,,KESHTU QE TASHTI JAN ESELL,,, KETA JAN TRIMA ME VIZA MIJELLI,,,,,,,,
Jo joooo, shpatari donte rezistence, se po te benin rezistence shkonin ne GOP TE SEMES.
Edhe une ate doja por jo gjithmone na plotesohen deshirat deri ne fund.
Njerin duhet ta kishin vrare…… per nder te Deshmorit te RENEA.
Megjithate ne burg jane shoket e Ibrahimit, qe do i urojne “Mirseardhjen” ketyre kulisheve.
Or çuna po ja u rikujtoje nje thenje te vertete se juve nuk dini shkrim dhe kendim:
Me zjarrin,ujin,dhe QEVERINE mos hani mut se nuk ka bere vaki ne bote deri tani te fitoje para ketyre,kush nise betejen me keto tre gjera e ka te humbur pa filluare,kete vereni vath ne veshe juve qe nuk dini shkrim dhe kendim.
Lereni me njane berishizmin dhe ndryshoni rrjedhen e jetes sa nuk eshte vone si per te rinjte dhe per te vjeterit vlen kjo porosi.
keputjani qafen
mos degjoni pordhet e Sali zgjyres
rivendosni autoritetin e shkateruar te shtetit te pakten ne fushen e rendit
se arsimi dhe shendetesia jane ende ku therret qameti
Cuditem qe i jati i djemve i ka pare djemte qe po ketrajtoheshin nga Lazarati ne Kardhiq ,pas pak do dale dhe p,d,dhe do kerkoje te mos u vihen hekurat, por te dergohen ne nje plazh si shperblim me pushime, Me kriminelet duhet vepru ndryshe,Eshte varrosur nje bir nene,ka ra nje deshmor,
Pershendetje Policise se Shtetit , respekt per keta njerez te sakrifices , qe sigurojne qetesine dhe jeten tone , duke vene koken e tyre ne rrezik . Arrestimi i ketyre krimineleve , eshte ngushellim edhe per familjen e deshmorit Ibrahim Basha .
Per mendimin tim ata nuk duheshin te kapur te gjalle, por te vdekur, pasi per ata nuk ka prova qe kane qelluar ata, armen nuk e kane e keshtu 5_8vjet burg dhe per sjellje te mire ulet 1/2 e denimit, pastaj nje amisti nga pd dhe ata do dalin te palagur nga kjo vrasje.I vrisni me kuc e mac temos ngelet asnje nga fara e fisit te tyre.
Negocova me policine qè te dorzohen dhe policia te mos qèlloje.Te vjen keq plako.?Po ai bir nène kush ishte ,kulish qeni ishte .Njerèz te lindur dhe tè rritur me vese kriminelèsh por nje dite tè vjen fundi.Duhet vendos ligji i pushkatimit dhe e mendoni vetè.Duket ne vidio qè i ka kap policia se ndryshe nuk do tè ishte ajo pamje.
Lazot I beri politika gangstera sa qe tejkaluan cdo kufi njerezor , fundi dihet …
O nene o nene kendezet e lazaratit do jene pa pende tani e tutje olele o bobo vetem keto djale do degjohen
Futini ketyre trimave te lazaratit nga nje hekur te nxehte ne by…se ju ben mire per shendetin atyre dhe gjithe kermave si ata
plera
ca si keta duhen zhdukur !!!
Ne tunel qekan futur.
Si Ghedafi.
Me mire te kishin fatin e tij
Plehra te neveritshem
Eeeh cfare i ka bere Sali Berisha ketij vendi.
Djem te rinj ne lule te moshes me djallin ne shpirt dhe ne tru
Ne vend qe te ishin ne shkolle tani, shikojini ku jane e cfare kane bere.
Zot, zot ki meshire per ate vend
O Adil besa bukur boll i paske eduku djemte.
Po dhe adili te njejtat gjera ka bere,,mjafton te shikoni arkivat,,, ne vitet 2000. ketà qelluan postebllokun,,ku u plagosen police,,esht emer i njohur adili,,,,,, dhe edukimi femijeve eshte ky qe eshte sot,,,, bej babà te te ngjaj,,,,
re ai kryetari i PD Gjirkaster qe i ngjante Cekes se Beratit ka bere ndonje postim tjeter ne FB:
Te tipit pergezoj policine e shtetit pershembull??
Bravo policia.
Bravo Hakiu, Kaci qe nuk vune gjume ne sy 108 ore rresht, bravo cunat e RENEA-s qe mbajten veten dhe u treguan profesioniste te vertete, bravo FNSH dhe policet e rendit qe moren pjese ne aksion
nje pyetje kam: pse nuk iu vute keshtu pas edhe vrasesve te Artan Santos?
Mos u bej merak, se edhe vrasjes se Santosit, i jane gjetur gjurmet.
Ishte ai miu qe u kap ne Tynel Kalimashit para 2 javesh, dhe ai ne Bruksel.
Meqenese te ka ngelur merak, Kmazali….., ti mbase i njeh, se para shtepise tende kaluan.
Djem te rinj ende te vegjel
As sholle, as fe, as shoqeri qe i sjell ne terezi.
shembulli, nje klase politike qe dominohet nga zjarrmia e spermes se Beogradit
MErreni dhe cojani Saliut te Gjiri Lalzit
Ti bej deputete ne 2017
Policia meriton nje bravo te madhe kush e ka drejtuar operacionin.
jane treguar me profesioniste edhe se forcat amerikane.
keto te fundit e vrane dje nje te arratisur nga burgu qe e ndiqnin prej disa javesh
a kane patur arme me vete?
nese jo nuk jane keta qe kane vrare policin
Arme kishin, por kur i zune, po kruanin bythe.n me arme, se u kishte hyre frika ne palce.
O lazarat!
Shko ha ndonje tas me fasule,se per keto pune nuk merr vesh!
Ka kush e gjen vrasesit e HEROIT BASHA,ndaj ti shko e shkul ndonje rrenje hashashi se mos ka mbetur ne oborr dhe eb ha edhe ti sa krahu!
RUANI KOKAT TUAJA TANI E JO TE KRUHENI ME POLICINE!
Iku policia kriminale e Berishes!
Dhe kuptojeni se kjo eshte RILINDJA,qe e qesendis kaq me FRIKE Sali serbi!!
Shume mire e ke ti lazarati,, nuk kan patur arme me vete ,,nuk jan ata vrasesit,hajde te nxjerrim qe neser,,, hahahaha. llogjik lesh,,,,,
Gjynaf qe spati rezistence se do na kishin shpetuar koston e gjyqeve dhe ushqimin ne burg
Babai qe theshte Sjane fajtore se i kishte ( Myslimane ) te devotshem
Une bej cudi pse ne do ja kalojme Amerikes?FBI e vrau Bin Ladenin,nuk e kapi te gjalle,.Neser keta djemte i liron Nishani,
Ushtria dhe Policia Amerikane i kapi mbas 25 ditesh dy te burgosur ne arrati, RENEA jone per 3.5 dite.
Urime djemve te nenave, qe e vune nderin e Ibrahimit ne vend.
Tani te presim ata te Burgjeve, si do i “nderojne” keta minj.
Shpresojme ti trejtojne si koleget Greke, per vrasjen e Gardianit.
Po adilin nuk e arestuar. Ai beri edhe presione, e Jo vetem komentuesve por edhe SHTETIT
Keta duhen PUSHKATUAR. Ne te kundert protestat POPULLORE nuk duhet te pushojne. Ai qe u vra ishte bir nene, ishte punonjes I SHTETIT ne detyre…. Keta vrasin individin dhe shtetin, njerexpzit heshtin. Shteti trimerohet se I kapi…..Jo more shtet Jo ……qe I kape eshte asgje….
Cili eshte denimi??????kjo eshte tendina e Akilit…..
Akane patur arme? E para duan te krijojne alibine e njerezve paqesore E dyta u bene esell, Etreta e moren vesh se po i ndjek shteti dhe jo Nexhdeti!!!,E katerta i kane hedhur armet dhe kane kerkuar ndonje shteg per tja mbathur ne Greqi! ( Ne se do ishin te lare e te paster do qendronin ne shtepi se ishin ne “agjerim” skishen pse ja mbathnin neper male!)
Sa kriminel vret policia amerikane sot?…..DHJETRA NDOSHTA QINDRA,pa vajtur ne gjykat .Po policia jone perse kaq humane me efektivet e saje qe I vret krimi ?,perse te merremi me gjyqe dhe shpenzime burgu kur duhej dhene plumbi kokes te dy kriminelve ,sa dhimbje dhe lot I sollen ata familjes policit hero ,dyfish lot ti kishin sjelle prinderve te kriminelve qe lindin pjella krimi,kane vene nje shtet ne gadishmeri ,nje popull ne strse.~~~~~
Artanin e ka vrare antikrimi i shtetit per hir te politikaneve te te dy kraheve!
Keta djem trima do ndryshojne shqiperin poshte politikanet tane.
Bravo policise se shtetit! U treguan profesionistet te vertete. Se nuk eshte kollaji te permbahesh kur dikush te ka vrare shokun vella fare kot. Nuk jam dakort me komuntuesit qe thone se duheshin vrare vellezrit Aliko. Jo. Ata jane kriminele dhe le te vuajne ne burg ate qe ben por jo te vriten njerzit ashtu kot. Nese do i pergjigjeshin policise me zjarr pastaj policia le ti vriste se ishte ne te drejten e vet. Ketu ndryshojne policite e vendeve demokratike nga ato diktatoriale. Keta dy djemte Aliko dhe gjithe fshati Lazarat jane viktime e politikes vella-vrasese te Sali Berishes, kete politike perhapi Berisha gjate gjithe sundimit te tij 25 vjecar. Keshtu na sundoi Berisha dhe familja e tij kriminele ne keto 25 vite, na vodhen dhe na vune kunder njeri tjetrit per te sunduar te qete. Nese duhet te qellohet dikush pa paralajmerim ky eshte Sali Berisha.
Per cilet djem e ke fjalen? per ata dy trimat qe u kapen,,apo per djemt nenave qe bejn detyren dhe zbatojne ligjin per qetesine tone dhe tenden bashke,,,
nuk me pelqen aspak qe i kapen te gjall.ata duhet ti ekzekutonte policiea …aspak bravo policis per kete aksjon.. 0 me bisht noten….
Shtet e polici diletante dhe e pabythe dhe nje minister cunak spurdhjak! Ky eshte realiteti ne fund te kesaj historie qe po e trumbetojne si sukses te madh.Thjesht e shkurt,drejtesia me arrestimin e nje vrasesi vendoset vetem nese e denon gjykata per vrasje dhe gjykata NUK DO TI DENOJE PER VRASJE.Sepse policia nuk ka mundesi ta provoje ne gjykate ate qe ne e dime te gjithe,qe keta kane qelluar dhe vrare Ibrahimin.
Ne fund gjykata do ti denoje keta kriminele vetem per armembajtje pa leje dhe krekosjet e spurdhjakut do te dalin nje nul.Nuk na ngelet tjeter vetem te shpresojme qe deri pas nje viti kur te mbaroje gjyqi i ketyre te mos jene vrare edhe shume qytetare e police te tjere per shkak te paaftesise dhe mendesise idiote te policise shqiptare.Sepse ne te gjithe boten raste te tilla zgjidhen vetem me nje menyre:ME ELIMINIM TE KRIMINELIT NE AKSION DHE JO ME MARREVESHJE PER DOREZIMIN E TIJ.
A E MORET VESH O MILET!!!!!!!!!!!!!
DREJTUESIT E FORCAVE RENEA NUK KANE DASHUR TE FUTEN E LAZARAT ATE DITE PASI.
1. POLICIA E KISHTE INFORMACIONIN SE NE FSHAT KISHTE NJE GRUP TE ARMATOSUR QE PO PREGATITEJ PER TE RIKTHYER REPUBLIKEN E HASHASHIT.
2. RENEA-T NUK KISHIN NE DISPOZICION AUTOBLINDA, QE E GJYKONIN SHUME TE NEVOJSHME PER TU MBROJTUR NGA NJE SULM I MUNDSHEM.
NE KETO KUSHTE I BIE QE SAJMIR TAHIRI DHE DREJTORI I POLICISE I KANE NISUR KETA DJEM SI CJAPI TEK KASAPI.
NUK E KUPTOJ PERSE KY PORTAL NUK E KA PUBLIKUAR KETE LAJM, NDOSHTA SEPSE E KA AQ SHUME TE FUTUR KOKEN TEK B…. E EDI RAMES, SA QE NUK DALLOHET KU MBARON NJERA DHE FILLON TJETRA.
O Adil Aliko, shko bej dy djem te tjere se keta qe kishe “te iken”, ta mbyllen deren.Shko dhe prashit parcelen me hashash tani qe te blesh gjyqtaret
Policia ka vepruar gabim. Kush vret policine nuk duhet te shkoje ne burg. Gjyq “partizan” dhe” naten e mire” qenve.
Ja kush eshte shteti , kur do !!!
BRAVO
SUKSESI I POLICISE SE SHTETIT I TERBON debilat e Salut dhe te Lulit .24 vjet policia nuk ka hy ne Lazarat ,iku koha e tradhtise se Kupoles se çiftelise kur aksionet dekonspiroheshin nga mbrapa shpine dhe deshtonin.Kapja e narkoterroristve ishte pa diskutim nje suksese I madhe per S.Tahirin dhe drejtorit perkatse te policise shtetit ,per Kohen e shpejte te kapjes , per potencialin e madhe te armatimit qe dispononte grupi terrorist te paisur me armatim me optike bashkohore snajpera, dhe lloje te armve dhe municioneve te kalibrave te ndryshem me fuqine e zjarrit te madhe dhe te larget ,kjo paraçiste nje rrezik per trupat e policise .Kapja ne kohe e kriminelve dhe nxjerrja jashte luftimit te nje bande te armatosur me rrezikshmeri dhe te pregatitur per kryerjen e krimit tyre kunder policise ,eshte veper e shkelqyer kapjes nga forcat e policise shtetit. Meritojne mbeshtetje dhe respekt pa kushte te forcave te ruajtjes se rendit .çdo iterpertim tjeter eshte xheloxi dhe tradhti.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~##