Lazarat, arrestohet me 48 bimë kanabis 53 vjeçarja

Elton Tafaruci

Një 53 vjeçare banuese në Lazarat, u arrestua nga policia, pasi i është gjetur lëndë narkotike kanabis në oborrin e banesës së saj.

Taibe Gjolleshi, u arrestua në flagrancë nga policia e Gjirokastrës, pasi i janë gjetur 48 bimë kanabis sativa.

Sqarimi i policisë:

Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases: Taibe Gjolleshi , 53 vjeçe, banuese Lazarat, Gjirokastër. pasi:

Në oborrin e banesës së saj, gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë u gjetën të mbjella 48 bimë të dyshuara si narkotike të llojit kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Share This Article
1 Comment
  • A U SHOFSHI JU A TE DHJERE.

    PER 2 BIME HASHASH E MORET ME QAFE TJETEN????!!!!!!

    AI QE MBJELL NE BACEN E SHTEPISE, MBAN FEMIJET ME BUKE O MASKARENJ.

    PO JU, DONI TE PLOTESOHET PLANI I TE ARRESTUARVE, PASI NE TE GJITHA PARCELAT E MEDHAJA KENI 30%.

    JU BEFSHIN ILACE TE GJITHE ATYRE QE I BINE ME QAFE NJEREZVE KOT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *