Një faqe në FB e fshatit Lazarat ka reaguar me zemërim ndaj disa gazetarëve që po mbulojnë ngjarjet e fundit në këtë zonë.
“Shikoni se ku shkon gazetarizmi i tyre, profesionalizmi i Forcave speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe profesionalizmi i gazetarëve. Janë shkrirë janë bërë një! Ne që kërkojmë të zbardhet çështja të gjenden fajtorët dhe gazetaria të informojë ashtu siç duhet lexuesin ndërsa këta që vijnë, DISINFORMOJNË, bëjnë ndonjë foto për fb edhe bëjnë ndonjë sondazh në faqen e tyre të dh… Më kujton vjet në këtë kohë foton e famshme të një efektiveje të Forcës Speciale që kishte dalë me kallash në dorë, në Lazarat, arritje madhe për ato. Po pak më vonë ju thye thoi edhe filloi të qante,”- shkruhet në këtë faqe.
Edhe kjo duhej, që “Lazarati fshat” në Facebook, të japë mend se çfarë dhe si duhet të sillen gazetarët! Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen reporterët e televizioneve informative duke pozuar me armë të forcave RENEA.