Lazarati, Braçe: Berisha e Basha e duan fshatin pa policë

redaktor

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka në lidhje me situatën në Lazarat.

“2B-të, Berisha e Basha detyrime të mëdha ndaj krimit në Lazarat!! E duan fshatin pa policë, por pa kriminelë jo e jo!!

Nuk hoqën dore që nuk hoqen!! Ju qan gjithë qënia për dëmin e pashembullt financiar që ju shkaktua krimit në Lazarat!!

I dëgjova qëpare të thoshin se do të cojnë deputetët e komisionit të Sigurise në Lazarat për të vëzhguar gjendjen.

Këtë thanë edhe në kulm të operacionit!! Nuk e mbështetën!! Madje madje ndërsenin njerëzit kundër policisë.

Një pyetje kam: po për 8 vite rresht përse nuk shkuat njëherë të vetme të vëzhgonit në Lazarat? Fundja të mbanit erë vetëm!!”, shkruan Braçe në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *