“Mercury Films” ka zbuluar se ka nisur një projekt për një film që do të titullohet “Lazarat Burning” dhe ku do të interpretojnë Albana Osmani, Ermal Mamaqi dhe Jonida Vokshi.
Filmi do të shfaqet në qershor të vitit 2017 dhe tregon historinë e Bujar Savës, i cili në moshë të vogël u bë dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij pasi u rrënuan ekonomikisht nga skemat piramidale të fillimviteve ’90 në Shqipëri.
Bujari bëhet efektiv i forcave speciale të policisë dhe merr misionin për të rrëzuar bosin e mafias së Lazaratit. “Jemi shumë të emocionuar për këtë film që do të jetë debutimi i studios sonë”, thotë Issa Zaroui, producenti ekzekutiv i “Mercury Films”, një studio hollivudiane.
Kasti i aktorëve shqiptarë do të përbëhet nga Albana Osmani, e cila do të ketë një rol kryesor në këtë projekt, Jonida Vokshi dhe Ermal Mamaqi, roli i të cilëve nuk është bërë ende i ditur. Mendohet se filmit do i bashkohet edhe Blerim Destani.
Do të ketë edhe aktorë rusë si Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiev dhe Ivan Makarevich.

Si gjithmone Shqiperia do te portretizohet si vend krimi, fatkeqesisht me shqiptare ne rolet perkatese.
Ka filluar nje fushate e mirefillte propagande anti-shqiptare me filma te paguar nga njerez te dyshimte. Eshte fatkeqesi qe keto delet tona bien ne pre e ketyre fushatave te mireogranizuara. Te vjen keq cfare populli idiot jemi.
saliu dhe pd-ja duhet te bej protest te fuqishme kundra ketij filmi si nxirje te realitetit te bastjonit pedeist
Bosin e mafies ne Lazarat? Sa qesharake. Filluan shpfijet e qarqeve ruse. Po c’mafie Lazarati qe kishte nja ca fshatar te shkrete qe tani ngelen pa lek. Ne Danimarke ka nje qyteze te tere ku eshte legalizuar kanabis ku para ca ditesh paten nje minilufte me policine e si ze njeri ne goje. Spanja ka prodhimin me te lart te marjuanes e vendet e Europes Qendrore jane prodhues drogerash kimikate si amfetamine e metametamin e s’i bene ze njeri. Fajin e kane qiviriu yne qe e ka keqkuptuar Europen ne kurriz te vendasve. Ne vend ta linte Lazaratin e mos bente ze, i jep material botes qe te bej propagande me ne.
Si ka mundesi qe nuk ka mberritur masakta e familjes Jashari ne Hollivud?