Aksioni i policisë në Lazarat ka zënë vend sot në mediat ndërkombëtare. Washington Post dhe Associated Press përshkruajnë operacionin e së hënës për hyrjen dhe vendosjen e ligjit në fshatin ku prej vitesh kultivohet lirshëm marijuanë.
Washington Post shkruan se gjatë aksionit të policisë në fshatin e marijuanës, bandat vendase kanë sulmuar trupën e policisë me granatahedhëse, mortaja dhe mitralozë. Washington Post thekson se nuk është raportuar për të lënduar gjatë sulmit në fshatin në jug të Shqipërisë ku mendohet se prodhohet kanabis me vlerë 4.5 miliardë euro në vit.
“Rreth 500 policë me armatim të lehtë, përfshirë dhe oficerë të forcave speciale e rrethuan fshatin brenda natës, pas të shtënave në këtë fshat gjatë fundjavës, nga të cilat u plagos një fshatar i Lazaratit. Policia shqiptare do të vazhdojë aksionet kundërprodhuesve të drogës në këtë fshat për ta çliruar Lazaratin nga bandat kriminale që veprojnë atje”, shkruhet ndër të tjera në këtë shkrim të Washington Post.
Edhe mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë lajmit për hyrjen e policisë në Lazarat. Agjencia e lajmeve, ANSA, e përshkruan si “skenë lufte” operacionin e uniformave blu, të cilat hasën në rezistencën e armatosur të banorëve.
Ndërsa gazeta franceze “Le Soir” shkruan se më në fund, policia ka arritur të futet në “mbretërinë e kanabisit”.
“Policia shqiptare ka nisur të hënën në mëngjes një operacion kundër fshatit Lazarat, 240 km në jug të Tiranës, një zonë e vogël e njohur si “mbretëria e kanabisit”, por banorët kanë hapur zjarr ndaj policisë. Disa fshatarë kanë përdorur mitralozë të rëndë dhe armë antitank për të ndaluar hyrjen e forcave të rendit në fshat, ka thënë policia në një deklaratë për shtyp. “Rreth 500 policë janë vendosur rreth fshatit të Lazaratit dhe janë gati të ndërhyjnë për të shkatërruar fushat me kanabis” ka shtuar I njëjti burim. “Policia është e vendosur ta vazhdojë operacionin”, vazhdon komunikata. Sipas burimeve në vendngjarje, të shtëna me armë janë dëgjuar gjatë gjithë natës së të dielës deri të hënën në rajonin e Gjirokastrës, ku gjendet fshati Lazarat me 2200 banorë. Sipas një raporti të policisë italiane, ky fshat prodhon 900 tonë kanabis në vit me një vlerë të përllogaritur në shitje prej 4.5 miliardë euro, ose gati 1 e treta e produktit të brendshëm bruto të vendit”, shkruan Le Soir.



O TUNA DOREZOHUNI PA RENE NATA SE NATA ESHTE E ERRET SONTE NUK KA HENE. POLICIA I KA VESHJET E ZEZA DHE NUK BEN KONTRAST FARE. PER ME TEPER KA EDHE KAMERA TERMIKE. ME MIRE NE BURG SE NE DHE DEGJOMENI MUA. JU SIGUROJ.
Hyrja e policise ne kete fshat te marre peng nga antiligji tregon edhe forcen e shtetit. Policia ka mbeshtetjen e te gjithe opinionit perparimtar, qe kerkon asgje tjeter, pervec zbatimit te normave shoqerore qe rregullojne nje bashkejetese normale midis shtetasve. Por, nga ana tjeter, u duhet treguar vendi edhe atyre kavjeve qe kane kapur drejtesine shqiptare dhe nuk e lejojne kete popull te marre fryme lirisht ashtu sic e meriton ai. Ndaj, duhet bere nje lufte e pameshirshme ndaj ketyre mbeturinave njerezore qe i jane ngjitur si shushunja shoqerise sone.
Lazarati kjo teme aqe e diskutueshme deri tani qe ke ven ne pikpyetje shtetin.Deri me sote te gjith aksionet e policise kan deshtuar.Ne se edhe kete radhe deshton do te jet nje fatalitet per qeverin shqiptar gje per te cilen ne nuk e besojme dhe ase nuk duhet ta besojme qe ket radhe te deshtoje perseri Qeveria shqiptare.!
Opinioni shoqeror shqiptar pret me kenaqesi c`montimin e kesaj bande qe ka futur ne dilem shqiperine. Kolombia shqiptare nuk duhet te ekzistoj me me kanbis dhe bime te tjera te katije lloi.
Opinioni shqiptar i jep mbeshtetje te gjithashme qeveris shqiptare dhe pret ma pa durim suksesin e saje.Sote rrezimi i kesa bende i hab dyer te rej qeveris shqiptare brenda dhe jashte vendit.
Kjo betej eshte beteja me e madhe dhe me e rendesishme ne keto 24 vjet Demokraci.
I urojme fitore qeveris shqiptar Ministrise se rendit dhe te gjith popullit shqiptar ne luften e kesaje bande.!
😉 Bo,booo ma lane Zenin pa pare :p
Te gjithe njerzit e mire te ketij vendi jane ne anen e policise se shtetit. Do te ishte nje fitore e dyfishte ne se do te arrihej ndalimi i personave te rrethuar pa derdhur gjak. Jam i bindur qe drejtuesit e policise me gjakftohtesi e mençuri po bejne gjithçka qe kjo te behet e mundur. Vendosmeri dhe urtesi. Ne jemi me Ju punonjes te policise, qe po rrezikoni jeten.
Bravo shtetit dhe policise se tij. Kribat lazaratas te gjejne vrime ku te futen. I trashi Don Salihi ato krimba po ishalla ju erdhi fundi krimbave dhe Don Salihit. Urime policise jemi me JU o trima!
– Me ne fund nje nga shenjat e mira te shtetit!