Dhimbje të madhe ka ndjerё çdo shqiptar pёr humbjen e njeriut tё pёrkushtuar nё shёrbim tё Atdheut nё cilёndo detyrё qё ju besua. Ibrahim Basha do tё mbetet modeli i vetёmohimit nё shёrbim tё popullit e Atdheut tё vet. Ndёrkohё shokёt e tij vazhduan dhe mё nё fund arritёn tё realizojnё atё detyrё tё lartё qё Ibrahimi e nisi por plumbi i mallkuar ia ndёrpreu. Ndaj gjithё strukturat e policisё sё shtetit meritojnё pёrgёzime qё ja arritёn tё kapin vrasёsit e Ibrahimit, qё unë i shikoj edhe si vrasёs tё lirisё e demokracisё.
Problemi qё shqetёson çdo shqiptar, pёr mendimin tim ёshtё: ku ёshtё shteti dhe strukturat speciale tё tij, nё radhё tё parё Shёrbimi Informativ? Si mundet qё pёr gjashtё muaj njё grup kriminal armatoset dhe bёn pregatitje pёr tё luftuar Shtetin dhe strukturat e tij, pra Shёrbimi Informativ fle gjumё! A mundet tё drejtohet njё shtet pa ekzistencёn e Shёrbimit Informativ, dhe sa do tё vazhdojё kёshtu?
Shqetёsimi i dytё pёr çdo shqiptar ёshtё se a do tё ketё hetime tё plota se cila dorё e zezё fshihet pas kёtij krimi tё shёmtuar dhe cilat janё masat parandaluese pёr tё evituar ngjarje tё tilla me gjakderdhje, pra çfarё mendohet pёr tё ardhmen?
Sё fundmi shqetёsimi i tё gjithёve ёshtё: A ka njerёz tё saktё nё drejtёsi pёr atё çfarё ndodhi nё Lazarat, apo do tё vazhdojё si deri tani? Ndaj kur ndalem nё kёtё ngjarje tё rёndё, dua t’i drejtohem sё pari qeverisё qё e votuam nё 2013-tёn dhe ditёt e fundit pёr pushtetin vendor, sa kohё do tё presim tё kemi drejtёsi nё kёtё vend, sa kohё duhet qё shqiptarёt tё jenё tё barabartё para ligjit?
Letër e nënshkruar,
Abdyl Iljazi

E mo shoku mu shteti ka me shum se 10 vjet qe me numeron kafshaten e gojes dhe tgjith plerat po mvjedhin pronat ndersa ti thu qe sfunksionon shteti, ka prioritete edhe shteti
VISHO AJAZI duhej hequr me kohe,pasi ai eshte dora e Saliut sikurse Nishani,Llalla e KO.E pergjegjesi per kete ka RAMA…Apo nuk e le META? Ku fshihet LEPURI?