Te Lazio mbetet ende e hapur çështja “Lorik Cana”. Ndonëse në klubin italian është pranuar fakti se mbrojtësi 32-vjeçar mund të qëndrojë deri në fund të kontratës në organikën bardhekaltër, nuk kanë munguar disa oferta mjaft interesante nga Franca, Anglia dhe Gjermania.
Sidomos nga Premier League interesimi për kapitenin kuqezi është më konkret.
Vetëm pak ditë më parë, mediat angleze informuan se Sunderlend po mendon për rikthimin e tij në Angli, ku futbollisti spikati për shpirtin e tij luftarak.
Cana sipas mediave italiane po mundohet të kuptojë se cili do të jetë destinacioni më i mirë për të ardhmen e tij në aspektin ekonomik dhe edhe atë sportiv, sidomos në prag të finaleve të Euro 2016, ku Kombëtarja shqiptare mund të jetë një ndër 24 protagonistet e turneut.
Lazio shpreson që e ardhmja e Canës të jetë larg kryeqytetit italian, pasi do të kursente një shumë të majme që duhet ‘i paguhet si pagë futbollistit.
Ditët e fundit të merkatos, përfaqësuesit ligjorë të Canës do të kenë kontakte intensive për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshëm për 32-vjeçarin.

Loriku eshte ne kondicion per te luajtur,por kjo qe po ndodh me kete djale,nuk me duket se ka sfond sportive,gjetke duket se fle lepuri.Ai eshte futollisti i kombetares tone dhe mereiton vemendje nga federate shqiptare e futbollit.Ti ofrohet vendi si ekspert i trajnerit te kombtares
shqiptare.