Lazio tenton goditjen e madhe, Mario Balotelli

redaktor

Lazio tenton goditjen e madhe në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për Mario Balotellin, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Brendan Rodgers te skuadra e Liverpoolit.

Klubi i presidentit Claudio Lotitto bën një hap përpara për t’i dhënë trajnerit Stefano Pioli një alternativë më shumë në garën për zonën Champions League. Situata aktuale e ish bomberit të Interit dhe Milanit është kritike.

Edhe pse u ble gjatë muajve të verës për rreth 20 milionë, Liverpooli e konsideron si një objekt misterioz dhe jashtë orbitës së kuqe. Në këtë mënyrë, Lazio synon transferimin e tij në Romë për ta integruar sërish në futbollin italian pas aventurës së tij të fundit në Milano.

Alternativa më e mundshme e finalizimit të këtij operacioni është transferimi në huazim pa detyrim blerjeje në fund të sezonit. Në rast transferimi, LIverpool do të paguajë gjysmën e 4.8 milionë Eurove.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola po punon për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje gjatë ditëve të ardhshme. 24-vjeçari e nisi karrierën në vitin 2006 te Lumezzane dhe një sezon më pas u transferua në Milano ku veshi fanellën zikaltër.

Ishte trajneri Rafa Benitez ai që e largoi nga skuadra e tij në 2010-ën me destinacion Manchester Cityn ku Balotelli u aktivizua për 3 vjet pa lënë gjurmë në Premier League.

Më pas ishte radha e Milanit dhe stacioni i fundit për një nga lojtarët me pritshmëritë më të mëdha në Itali, por kuqezinjtë vendosën për largimin e tij gjatë merkatos së verës me drejtim Liverpoolin ku Balotelli ka ngrohur stolin në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *