Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur mocionin për rrëzim të qeverisë në krye me Albin Kurtin.
Tashmë, u duhet vetëm që të sigurojnë 61 vota. Partia e Isa Mustafës me anë të këtij mocioni nuk po tenton vetëm rrëzimin e qeverisë Kurti nga pushteti ku janë edhe vetë pjesëmarrës, por edhe kanë propozuar që të formojnë një qeveri të re të stabilitetit.
Kjo sipas Lidhjes Demokratike, me argumentin se Kosova gjendet në një situatë emergjente.
“Duke ritheksuar problematikën e rëndësisë strategjike – veçanërisht në kontekstin aktual – të partneritetit me SHBA-të dhe BE-në drejt integrimeve euro-atlantike, si dhe sigurisë kombëtare, në situatën emergjente në të cilën ndodhemi, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që përmes votës së mosbesimit të votojnë këtë mocion.
Me këtë veprim, Kuvendi krijon mundësinë e formimit të një qeverie të stabilitetit, me kohëzgjatje të kufizuar, e cila do të adresonte sfidat imediate me të cilat ballafaqohet vendi, si në pozicionin e politikës së jashtme, ashtu edhe në dinamikat e krijuar brenda vendit”, shkruhet në dokument.
Në mocionin e LDK-së, shkruhet se kryeministrit Albin Kurti në më pak se 50 ditë përmes mosveprimit dhe pozicionit jokonstruktiv në raport me partnerët strategjik në përgjithësi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, ka pamundësuar funksionimin e saj.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmendur sanksionet amerikane ndaj vendit, shkaku i mos heqjes së tarifës. Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa e akuzon Albin Kurtin për krizë të brendshme politike në vend.
j.l./ dita

LDK I gjason nje battue angleze . Nje politikan anglez ishte takuar me nje femer , gjate drekes femra e pyet politikanin se cka je me profesion ai i pergjigjet se eshte politikan por i sinqert dhe i ndershem mandej ky e pyet femren se cfar profesioni ka ajo i pergjigjet se eshte prostitutke por ende e virgjer !
Kete situate e kam parashikuar une. Nuk mund te krijosh qeveri me LDK-në qe ka program krejt tjeter nga Kurti. E gjithe bota merret me virusin, ndersa Mustafa merret me kariket e qeverise! Shkoni në zgjedhje te parakoheshme dhe jo qeveri teknike duke bere pazare. Nuk keni asnje ndryshim nga PD dhe LSI e Shqiperise.
fshati digjet kurva krihet.Ne asnje vend te botes ne kete situate nuk diskuton politike e sidomos zgjedhje.Keta po na turprojne si race shqiptare ,ne se do te mbetet gjalle ndonje ne keto troje,me keto mend qe kane ne te dy anet e kufirit.Me duket se luftohet per te zhukur racen shqiptare.
VV doli numer 1 me vota dhe s’rrezohet dot me manovra politike. Keta partite e tjera qe mundohen t’ja fusin VV-se do ta cojne vendin ne kryengritje.
Le te shpallin prape votime ta shohin se ke voton populli. Manovrat nuk krijojne qeveri te qendrueshme.
Shko ne zgjedhje te parakohshme Albin. Leri keta qelbesira
Albinin nuk e pjedh njeri me. Ai nuk ka e nuk do te kete kurre force te shkaterroje kosoven e kombin tone. Qeveritare te tille si ramushi apo kurti, e ndonje tjeter jane shkaterrimtare te shqiptareve. Kosova duhet te kete ne drejtim qytatere te ndergjegjshem e kompetent e jo debila e injorante ne politike.
Albin Kurti ka idhull che guevaren,komunistin re volucionar,,,,Amerika eshte xhandari nderkombetar qe shtyp popujt etj,etj
ALBINI ADHURONTE ENVER HOXHEN,ne rrafshin shqiptar.
Albini eshte islamik fanatik dhe ne heshtje adhuron ISSS
Albini eshte nje grindavec mburravec,50 dite e drejtoi vendin dhe ju largua pergjegjesise ,si gjithmone duke bere hile.Politikan FAKE!!