Lë mandatin deputetja socialiste e Lezhës: Për arsye shëndetësore

anazapta

Deputetja e Partisë Socialiste  në qarkun e Lezhës, Merjeme Delishi, ka lënë mandatin vetëm 20 ditë pas betimit në Kuvend. Delishi, e cila zuri vendin e Mimi Kodhelit, e cila dorëzoi mandatin për shkak të detyrës së ministre e Mbrojtjes, thotë se vendimi ka arsye shëndetësore.

“Vetëm për arsye shëndetësore. Unë bëj dy herë në javë dializë dhe është e pamundur që të ndjek seancat dhe të punoj në komisionet parlamentare. Është shumë e vështirë për mua. Kur hyra atë ditë dhe bëra betimin në Parlament, dhe tani e shoh të arsyeshme të jap dorëheqjen për arsye shëndetësore”, është shprehur ajo për “Panoramën”.

Sipas Kodit Zgjedhor,  vendin e mbetur vakant e zë një deputete tjetër femër, që në rastin konkret është Mirela Neli (Syku), kandidatja e fundit në listën e PS-së në qarkun e Lezhës.

 

Share This Article
7 Comments
  • Kujdes me keto doreheqje.Lepuri ri diku tjeter. Mos vall ka ate ne Lezhe nje deputet, i cili, lezhjan i ardh prej katuneve te Milotit, dhe ka patur nje “pervoje” me drjtesine italiane……

  • KY ESHTE NJE AKT SHUME CIVIL JO SI DISA KANDIDATE QE I BLEJNE VOTAT ME LEKE. I UROJME KESAJ ZONJE FISNIKE JETE TE GJATE.

  • kur ishte semure perse e mori m,andatin 1 muaj me pare. Mos valle kjo dorheqje ka lidhje me mashtrimet qe u ka bere militanteve per vende pune te cilet kane paguar pare te madhe edhe ne xhepin e kesaj “bibës” dhe nuk i futi dot ne pune, ngaqe vendet e punes ne Lezhe i mori LSI dhe fisi Tusha e PS nuk kishte asnje fuqi per te vepruar????

  • kjo ka qene e semure dhe gjate fushates, rralle here eshte pare neper takime. Kjo mirela neli nuk e meriton mandatin fare sepse ka qene anonime dhe ska dhene asgje as per partine as per popullin e lezhes. Kete mandat e meriton vetem arben noka, i vetmi kandidat i PS qe ka bere fushate keto zgjedhje.

  • eris:Mos u shqetso se edhe te kishte qendruar edhe pse po zevendsohet me nje tjeter,ose te vij ai qe ju thuani nje dhoj eshte.Ka vetem per te ngritur e ulur kartonin me komand dhe as gja ma teper,flej i qet e mos u shqetso se dobsohesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *