LE MONDE: Banda shqiptare në trafikun e emigrantëve nga Franca në Britaninë e Madhe

redaktor

Gazeta franceze “Le Monde” ka bërë një reportazh mbi atë që po ndodh në Kale ku grupet e trafikantëve po përballen ditët e fundit me forcat e rendit.

Sipas gazetës, të cituar edhe nga mediat britanike, grupet e trafikantëve shqiptarë kanë një rol të rëndësishëm në trafikun e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë.

“Prej fillimit të këtij viti, janë ndaluar mbi 1225 trafikantë të qenieve njerëzore në këtë zonë. Pjesa më e madhe e tyre punonin për llogari të 7 bandave të drejtuara nga shqiptarët. Pjesa tjetër e të arrestuarve ishin pjesë e 12 grupeve të drejtuara nga shtetas me kombësi të tjera” – shkruan gazeta.

Sipas “Le Monde”, policia franceze nuk ka mundur t’u konfiskojë trafikantëve shuma të mëdha parash të përfituara nga trafiku, pasi emigrantët krijonin lidhje dhe paguanin trafikantët, në Shqipëri para se të ndërmerrnin rrugëtimin drejt Francës për të mbërritur në Britaninë e Madhe.

Dyshohet se fitimet e tyre arrinin nga 500 mijë në 1.4 milion sterlina. Pak ditë më parë, policia franceze vuri në pranga 4 shqiptarë dhe 2 bashkëpunëtorë franceze, pjesë e një grupi që trafikonte emigrantë klandestinë kryesisht shqiptarë nga Franca drejt Britanisë, përmes portit të Kalesë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *