Le Parisien: Monaco mohon marrëveshjen me PSG për Mbappe

Gazeta Dita
31350001

Monaco mohon të ketë arritur një marrëveshje me PSG për transferimin e Mbappe. Sipas asaj që referon media franceze “Le Parisien”, gazeta pariziene është kontaktuar nga burime pranë klubit nga Monaco, me pretendimin se nuk kanë marrë asnjë ofertë nga klubi i PSG në lidhje me talentin francez.

Gjithashtu, edhe “BeIN Sports”, kanal televiziv president dhe drejtor ekzekutiv i të cilit është Nasser Al Khelaifi, numri 1 i PSG, nëpërmjet llogarisë në Twitter ka njoftuar se nuk është firmosur me Kylian Mbappé.

Ishte menjëherë pas transferimit të Neymar, kur shumë media njoftuan se Mbappe do të ishte goditja e radhës nga ana e klubit të Paris Saint-Germain.

Pas disa ditësh që nga koha kur emri i sulmuesit përflitej për një marrëveshje me Real Madrid, aludimet që Mbappe mund të shkojë te PSG e nxitën atmosferën, aq shumë sa që në shumë media u publikua sot se talenti francez kishte zgjedhur klubin parisien. Por, në të vërtetë nuk ka asgjë konkrete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *