Lë pas Ronaldon, Benzema hyn në historinë e Real Madrid

J L

Karim Benzema është bërë lojtari i parë i Real Madrid, që ka shënuar tetë gola rradhazi pa asnjë ndalesë.

31-vjeçari ka shënuar tetë golat e fundit të “Los Blancos”, diçka që ndodh për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit.

Edhe Cristiano Ronaldo, golashënuesi kryesor i të bardhëve gjatë gjithë historisë, nuk ishte në gjendje ta arrinte këtë rekord.

Kjo seri golash të Benzema filloi katër javë më parë, kur shënoi në minutën e fundit të fitores 3-2 kundër Huesca.

Francezi shënoi pastaj në humbjen 2-1 ndaj Valencias, para dopietës në fitoren 2-1 ndaj Eibar. Benzema shënoi edhe në barazimin 1-1 kundër Leganes, të hënën, por e bëri të vetën “skenën” mbrëmë, duke ralizuar një “hat-trick” kundër Atletico Bilbao.

Benzema e ka gjetur 30 herë rrugën e rrjetës në 50 ndeshje të luajtura këtë sezon, duke qenë zëvendësuesi më dinjitoz i Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, pasi portugezi shkoi te Juventusi verën e vitit të kaluar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *