Kandidatja për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen do të hetohet për mashtrim. Le Pen akuzohet për vjedhjen e 620.000 euro nga Bashkimi Europian, raporton The Guardian.
Zyra Evropiane kundër mashtrimit akuzojnë Le Pen dhe babanë e saj Jean-Marie Le Pen, për përvetësimin e më shumë se gjysëm milion eurove në emër të partisë së tyre, Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme.
“Marine Le Pen është e tronditur’ tha avokatja e saj Rodolphe Bosselut, e cili shtoi se këto akuza janë thellësisht politike. Ajo shtoi: “Marine Le Pen e kundërshton këtë. Është një manipulim dhe për fat të keq nuk jam e befasuar’. Bosselut akuzoi Mediapart, gazetën investigative me bazë në Paris, e cila publikoi raportin prej 116 faqesh.
Konkluzionet e raportit janë vrasës për Marine Le Pen dhe klanin e saj, të cilët prej vitesh pretendojnë sloganin e vjetër të shtëpisë: “Duar të pastra dhe koka të mbajtura lart”.
“Olaf ka konstatuar se sjellja e katër ish-deputetëve të Parlamentit Evropian (Jean-Marie Le Pen, Bruno Gollnisch, Marine Le Pen dhe Louis Aliot) ka vënë në rrezik reputacionin e institucioneve të Unionit”
Një fragment tjetër: “Veprimet e tyre të përsëritura me dashje gjatë disa viteve […] dhe sjellja e tyre e papërshtatshme, duke marrë parasysh nivelin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre në Parlamentin Europian, përbëjnë arsye të mjaftueshme për sjellje të pahijshme serioze nga ana e këtyre katër ish-deputetëve. Sjellja e tyre dhe mosrespektimi i rregullave do të thotë se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e tyre të rënda.
Le Pen ka qenë gjithashtu nën hetim për ‘shkelje të besimit’ dhe ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në 2018, në lidhje me përdorimin e supozuar të paligjshëm të parave të BE-së për të paguar stafin e RN. Thuhet se ajo ka përdorur mijëra euro për të paguar një ish-parashutist të ushtrisë franceze për të qenë truproja e saj personale.
Akuzat u bënë publike ditën e djeshme, një javë përpara se Le Pen të përballet kundër Emmanuel Macron, për të zgjedhur presidentin e ri të Francës.
j.l./ dita

