Holanda e paralajmëroi qëndrimin e saj se statusi për Shqipërinë i duket i nxituar, ndaj është e udhës që BE-ja të presë deri në 2014-ën (aty nga qershori), që të bindet plotësisht se jemi jo vetëm në rrugën e duhur, por se “reformat” po japin rezultate. Ky frenim holandez (dhe ndonjë vend tjetër) na bën të reflektojmë për ca gjëra.
Kështu, zbulojmë se zor që të kenë qenë “tre ligjet” e shumëpërfolura, çelësi magjik që na hapte derën e statusit. Ndonjë fantazist mund të shkojë deri aty sa të thotë se tek holandezët mund të ketë ndikuar kreu i ri i opozitës (meqë flet hollandisht se ka bërë shkollën andejpari) për këtë qëndrim, por kjo bie poshtë nga vetë ngjyra e prononcimit të ministrit të Jashtëm holandez Timermans: “Qeveria e re është në rrugë të mbarë”, çka domethënë se ndryshimet që priste Brukseli vetëm sa kanë filluar. Dhe Europa dëshiron të bindet se antikorrupsioni, shteti ligjor, llogaridhënia etj, nuk janë vetëm fasadë, siç disa vëzhgues besojnë se po bën qeveria Rama këtë fillim mandati.
Dhe ne, operacionet e fasadës i kemi kthyer në specialitet prej kohësh. Mjaft të përmendim nxitimin e kryeministrit të shkuar për t’u rreshtuar pro martesave të të njëjtit seks, për të qenë në ballë të Europës. Mirëpo ja që Kroacia, anëtare e BE-së, me referendum u shpreh kundër këtyre martesave dhe nuk duket ta përjashtojnë nga unioni. Për akte të tilla pa shumë mundime, jemi të parët, por Brukseli nuk gënjehet kollaj. Dikush mund të japë kundër-shembuj, si rasti i Serbisë që është mbajtur goxha me hatër nga Bashkimi Europian deri tani. Është e vërtetë që integrimi i Serbisë ishte gjest politik, por nga ana tjetër, megjithë kusuret, ky vend është më përpara nesh në shumë pikëpamje. E nga ana tjetër, le të mos gënjejmë veten: Edhe statusi kandidat për Shqipërinë ka për të qenë një gjest politik. Integrimi europian i rajonit tonë nevralgjik është e vetmja rrugë që ky i fundit të mos mbetet një xhep trazirash në derë të BE-së. Ama, nëse për disa parametra si zhvillimi ekonomik e teknologjik, mishmashi me pronat etj, mund të ketë ndonjë lëshim, nuk mund të ketë të tilla në çështje kyçe, ku ndëshkimi i korrupsionit zë vendin e parë. Procesi i anëtarësimit nuk është si konkurset e talenteve të reja të këngës, ku të përzgjedhin për fazën e parë edhe pse ke kënduar mirë vetëm për dy minuta.
Ndërkaq, le ta themi hapur: Ne nuk jemi kurrkund gati. Përderisa rregullisht këto vitet e fundit, kanë qenë të shpeshta rastet kur na janë djegur fonde të gatshme nga BE-ja dhe donatorë të tjerë vetëm se s’ishim në gjendje të hartonim projekte bindëse, atëherë është e qartë që nuk kemi burimet e trajnuara e të mjaftueshme njerëzore për ta menaxhuar procesin. Edhe kur marrim fonde, i bëjmë tym si milionat e eurove për romët; deri tani, transparenca me paratë publike ka qenë qesharake, megjithë termat elektronike me e- përpara që i përdorim qesim, si e-qeverisja dhe e-parlamenti. Si për ëmbëlsirë, zbulojmë se fjala vjen, të dhënat e tatim-taksave janë fshirë si pa të keq nga serverët.
Le të mos harrojmë edhe tjetrën: Mënyrën se si do shkojmë në BE. Aktualisht, Bashkimi që mezi po mbledh veten nga kriza, përbëhet nga një mori vendesh të mëdha e të vogla, dukshëm të shtresëzuara. Vendet e shpejtësisë së parë, me Gjermaninë në krye, janë ato që përpiqen ta mbajnë drejt anijen e unionit. Pastaj shpejtësia e dytë, si për shembull Polonia, e në fund vendet e shpejtësisë së tretë, ku përveç atyre në krizë si Greqia e më pak Portugalia e Spanja, janë edhe anëtaret ballkanike si Bullgaria e Rumania. Po Shqipëria, në cilin grup do bëjë pjesë? Me gjasë, do inaugurojmë një shpejtësi të re.
Sigurisht, është për t’u lëvduar fushata e ministrave tanë për të bindur vendet skeptike. Nuk do mend se statusi do t’i bënte shumë punë qeverisë në aspektin politik, por jo se më intereson shumë kjo pikë. Besoj se Shqipëria kandidate për në BE, pa lënë mënjanë edhe përfitimet financiare, me gjasë do të ngjallë një shpresë të re tek njerëzit, një besim se ky vend mund të përparojë megjithë shtrembërimet dhe taksiratet. Se mund të dalë nga qerthulli i valles me dy hapa para dhe tre pas, me pak ndihmë dhe mbështetje nga partnerët. Fakti është që BE-ja kërkon besueshmëri. Shumë thjesht: Ato që keni shpallur se do t’i bëni, dhe që sapo keni nisur t’i bëni, duhet të vazhdoni t’i bëni.

Nuk ka mundesi qe ne te jemi gati. Na pelqen apo jo ne jemi akoma shume mbrapa. Kemi elemente te kapitalizmit ekonomik te perziera me elemente te rendit primitive dhe politikisht nje sistem hibrid midis demokracise, despotizmit dhe regjimit totalitar komunist me luften e klasave akoma neperkembe.
Me lejoni t’ju them vetem disa pika:
1) Me thoni ndonje vend te evropes ku toka punohet me kafshe. Parmenda si element eshte primitiv. Jam i sigurte qe parmenden nuk e gjen as ne republikat ish sovjetike. Tek ne punohet toka me gomar dhe kale ose gomar dhe dem ne nje parmende. Bujqsia me pak fjale eshte primitive.Nafta qe prodhohet ne vend me kosto pothuaj zero eksportohet dhe importohet sikur vjen nga hena se dhe USA qe e merr nga arabia saudite e ka ku e ku me lire se ne. A tregon kjo se jemi gati?
2) Klasa politike e korruptuar ne shkallen me te larte, sistemi gjyqesor i degjeneruar ne palce, sistemi shendetesor katraure, siguria e jetes eshte ne nivel zero, lufta e klasave e trasheguar vazhdon me ritme normale si gjithmone (sa here qe nderrohen partite luftohen kundershtaret).
3) Telekomunikacioni eshte cope-cope. Jane hedhur miliarda per rruge dhe nuk kemi rruge. Komunikimet elektronike kane cmime me te lartat ne evrope edhe pse rrogat jane me te uleta ne evrope.
Me pak fjale qe te gjesh dicka pozitive qe mund te konsiderohet nje element integrues eshte aq e veshtire sa mund te konsiderohet mision i pamundur.
Deshira e te gjitheve eshte te integrohet vendi por duket qe ne kete vend te marre si indivite te gjithe jetojne dhe veprojne per te kunderten. Me keqardhje te madhe kjo eshte e vertete.
Shume e sakte! Ne jemi i vetmi vend ne bote pa sistem hekurudhor. Turp! E per te gjitha keto kryekrimineli Berisha akoma livadhis dhe vjell vrer kur duhet me domosdo te kalbet ne burg e ti sekuestrohet pasuria e vjedhur.
POR LE TA THEMI HAPUR, NE EUROPE KA FOBI NDAJ SHQIPETAREVE.
Edhe Serbia nuk ishte gati, por dorën në zemër ne shqiptarët ja ndihmuam shum, edhe pse kjo nuk ishte vendimtarja, kjo e “frigoi” EU-ropën, me kthimin e saj nga Rusia.
Edhe shqiptarët ashtë dashun të mësojnë, që të kanë një plan “B” !…
Në fakt për shqiptarët gjithhere punët kan qen dhe janë pak sa ma të vështira, kjo për faktin se shqiptarët, nuk i kan kundërshtarët aq “bujar” me i ndihmue në raste të tilla si ne serpet.
Tjetra ashtë se ne shqiptarët, kaluam nga diktatura në “demokraci” e nga kjo e dyta në SALLAMADI. Pra kemi probleme mentale! Të gjith e dojm pushtetin, pa e meritue ate. Të gjith bajm punët tona, por askush nuk merr përgjegjsi për at qka ban! etj. etj.
Për fund një propozim shqiptarëve, sa i përket planit “B”, për t`ju imponue EU-ropës.
Serbia ja përzike me tut EU-ropës se shkon nga Rusia, e ne shqiptarëve, nëse nuk e gjejm formulen adekuate, duhet t`ja përziem me frigë EU-ropës se ne shqiptarët “shkojmë” Kah Somalia!
FJALET JANE TE TEPERTA,
RUMANIA E BULLGARIA EDHE SOT QE JANE ANETARE, NUK JANE KURRKUND ME STANDARTET.
POR ANETARESIMI I TYRE JU DHA NJE IMPULS TE FUQISHEM NE RRUGEN E SHTETFORMIMIT.
KETE GJE EUROPA NA E REFUZON NEVE.
KETU DUKET QE TEK BE-JA NE NUK KEMI NJE MIK TE FUQISHEM, POR NJE OPORTUNIST QE PERPIQET TA MBAJE SHQIPERINE JASHTE SFERES SE INFLUENCES SE NDONJE TJETRI.
Ma kryesorja eshte ajo cfar tha ministri i jashtem i Hollandes.Harruet pse Europa na ndau ne 5 shtete.Me habisin disa qe i thon Berishes, Sali serbi . Eshte gabim,Sali turku e meriton se ai firmosi per konferencen islamike.