Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
E dashur Dita! Pashë në TV se si Sali B. Bisha ishte tërbuar në ditën përkujtimore të të ndjerit Azem Hajdari. Ka të drejtë, ai nuk bëri dot shtet sepse qëllimi i tij ishte të pasuronte familjen dhe lakenjtë që mbante në shërbim të kolltukut tij. Ai nuk i duron dot sukseset e qeverisë shqiptare nese nuk eshte vete ne qeveri. Le të çirret sa të dojë, populli ja nxori kaullin. Ky njeri që di vetëm të nxjerrë vrer nga goja nuk kursen kërkënd, kërkon të përlyejë me pisllëqet e veta gjithkënd që nuk i shërben atij. Bën se gjoja i dhimbset Fullani, po jo, ka hallin se mos i heqin petën lakrorit dhe i dalin lakrat sheshit. Zoti kryeministër, le të thotë si të dojë Sali bisha, stalinist apo enverist, coje atje ku ka vendin, se zullumet që ka bërë s’di a mund t’i shlyejë aty. Të uroj suksese Dita! Nga pensionistja E.Nito, Pogradec.
