Le të marrim shembull nga Kosova

redaktor

Dërguar me sms në numrin e redaksisë

 

Kryeministri Rama ishte në Prizren. K/ministri do bënte mirë që në dy autobusë të çonte në Kosovë kryetarët e bashkive e komunave nga këtej, dhe të shohin ca punë të vogla, p.sh, kanalet: Ato nuk janë të mbushura me plehra, janë të pastra dhe të dezinfektuara kundër mushkonjave. Terrenet sportive në lagje: Nuk janë zënë por janë mirëmbajtur në shërbim të komunitetit pa pagesë. Ujësjellësi çon ujë në katin e kreut pa pompë. Atje po u ndërtua një shatërvan, nuk e prishin sërish siç ndodh këtu. Atje ka viza të bardha për këmbësorin, ato lyhen me bojë të bardhë vazhdimisht. Shoferët nuk t’i shajnë robt’ në semafor. Atje parqet kanë stola e tualete. Të moshuarit nuk pushojnë në majë të hurit sikurse ndodh shpesh në anët tona, dikush kujdeset për dinjitetin e tyre. Atje lahen rrugët e lagjeve, këtej gërmohen, fëmijët thithin pluhur. Andej pyje, këndej prerje, zjarre, s’ka as degë ku të këndojë qyqja.

Ja këto të shikojnë në Kosovë të zgjedhurit apo të vetëzgjedhurit, e të zbresin në Drin e në Kukës e ta marrin me këmbë për të parë batërdinë urbane e mjedisore nga veriu në jug, që është bërë me bekimin e tyre. Po ç’them unë, filozofia e kësaj specieje është ç’do fitojnë nga qenia në pushtet e jo ç’do të fitojë komuniteti nga puna e tyre. E po mjaft më. Rama duhet të arrijë në përfundimin nëse duhet t’u japë më apo t’u heqë kompetenca. Është fjala për një atdhe të banueshëm ose jo. Ju uroj punë të mbarë Dita, dhe mirënjohje lexuesve nga veriu në jug dhe në Kosovë. Nga Xhevdet Cora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *