Enveri që njoha unë! Një përgjigje profesor Tarifës dhe babait të tij Sevos, një urim Luljeta Bozos dhe një apel për urrejtjen mes nesh që është bërë mal më i madh se Tomori

redaktor

 

Nga Pëllumb Kulla

I nderuar profesor Tarifa!

Të them të drejtën nuk prisja që shkrimi im i para dy ditëve’ të sillte kaq shumë hidhësi tek njerëzit që përmendeshin në të, sepse isha i bindur që pakënaqësia ime më dukej më e përligjura. Por nga ana tjetër gishti im nuk drejtohej tek asnjëri nga ju: as drejt zonjës Bozo as drejt jush e aq më pak drejt të nderuarit atit tuaj. Sejcili tha dhe shkroi atë që mendon

Mendova të ndihmoja në cilësinë e një dëshmitari, me një dëshmi vetjake sa më reale mbi një periudhë që ende gjykohet ose e zezë sterrë, ose si ca dhjetëvjeçarë që përmbanin më shumë fitore se sa ditë kalendarike.

Pas daljes time publike angazhimi yt kryesor, i dashur mik, nuk ishte më as për të mirat më të shumta, që numëronte parlamentarja e ardhshme, zonja Bozo, as për nxirrjet e mia të tepëruara në të kundërt. Unë dhe ti nuk ishim në kundërshti në shumë pika dhe letra që më drejtoje z. profesor kishte të bënte më shumë me temën e mirënjohur prindër/fëmijë.

Atë temë unë e preka në udhë e sipër për një nevojë formale, por kërkoj ndjesë që nuk isha pakëz më i qartë, aq sa ju Tarifat të mos ndiheshit të fyer dhe që pastaj, me të drejtë, të më vinit para syve vlerat dhe pastërtinë e figurës të atit tuaj, zotit Sevo Tarifa.

E vlerësoj atë emocion të bukur me të cilin ti shfaqje respektin dhe dashurinë për babain në atë jetëshkrim që unë nuk e dija aq të plotë. Nxitoj të them se zotin Sevo nuk e kam takuar asnjëherë, por aq sa kisha dëgjuar ishin që të gjitha të lavdërueshme. Dhe nuk gaboj të them se nuk tingëllonte aspak e kundërta e tyre në shkrimin tim.
Por edhe që ju e keqkuptuat, sidoqoftë, nuk më le pa faj.

Shprehja ime se ne nuk kemi asnjë faj teksa nuk zgjedhim dot se ku i hapim sytë kur vijmë në këtë jetë, më shumë se për ty unë e kisha për veten time dhe për ata fëmijët e botës që në shumë vende të rruzullit lindin fajtorë. Dhe ky sidomos tek ne ishte një fenomen që e pamë dhe mjerisht e shohim akoma! Pra besoj se nuk ka nevojë të them se ti, qoftë si foshnjë apo qoftë gjashtëmbëdhjetë vjeç, siç thua, t’u ngarkua pjesa e ndonjë faji të babait, për të vetmen arsye se babait tuaj unë nuk i vija faj fare.

E ca më pak mund të fajësoja unë, që sinqerisht as fëmijëve të vetë Hoxhës, nuk do t’u ngarkoja asnjë guriçkë nga mali atëror i mëkateve, sikur ata të kishin dalë në shtyp, sikurse dole ti, me një deklaratë mbroje të ngjashme, “se në epokën e atit të tyre kishte më shumë të mira se sa të këqia.”

Pra do më lehtësoje së tepërmi sikur ta rilexoje edhe një herë për të kuptuar, se në një shkrim a debat të ndezur, formalisht qënia e njeriut që ti atakon, pjestar i familjes së “sekretarit të diktatorit” të sjell qartësi dhe të vjen më për mbarë. Ti i njeh fort mirë gjuhën dhe figurat e debatit.

E pikërisht në këtë pikë e kërkoj ndjesën, ngaqë ai fakt nuk më hynte shumë në punë dhe vetë jam më i ndjeshëm në një padrejtësi të tillë. Prandaj babait tuaj të moshuar, për të cilin jo i paharruari Pipi Mitrojorgji, por baba i një mikeshës tonë familjare, zoti Piro Koçi, tashmë i ndjerë dhe ai, në një rast më ka folur gjerësisht me konsideratë të lartë. Përfitoj pra sinqerisht t’i uroj babait një jetë më të gjatë akoma, të tërën të shëndetshme dhe rrjedhimisht të lumtur!

Do të isha i lehtësuar sikur ai të mos e kishte lexuar shkrimin tim në TemA dhe nëse kjo nuk do të ketë qenë shmangur, uroj ta ketë kuptuar kështu si e shpjegoj unë dhe jo si e ke kuptuar ti.

Unë do të uroja ta ketë kuptuar drejt arsyen e shkrimit tim edhe vetë inxhinjerja Luljeta Bozo, të cilën gjithashtu nuk e kam fyer. Thjesht përsëris se e kundërshtoj me forcë për pohimin pa vend dhe të pavërtetë për “të mirat më të shumta,” Por jam i bindur që vlerësim i zonjës është aq i lirë dhe i sinqertë, saç është edhe subjektiv.

Nuk do të rri pa përsëritur që jeta dhe ecuria ime i ardhur nga një familje e “shenjuar me hekur të skuqur” me shumë të pushkatuar e të arratisur, është totalisht atipike për atë kohë. Për rrethin tim të gjerë ka qenë një skëterrë. Dhe lëshimi që fatmirësisht diktatori bëri për mua në takimin me të, ku iu qava për pengesën drejt universitetit, ishte si i rënë nga qielli.

Unë pata mundësinë të ndiqja studimet e larta, por vëllezërit dhe deri kushurinj të katërt, disa prej tyre nxënës shumë më të shkëlqyer se unë, nuk i panë kurrë auditoret e universitetit dhe kjo ishte një politikë sa çnjerëzore aq edhe antikombëtare. Ende ka shumë njerëz (këtë mund ta vini re dhe në komentet e ndohtura sharamane që përmendnit dhe ju) që mendojnë nën steorotipin “ashtu ishin ligjet e kohës”.

Atyre, ende me këta ligje të kohës, u duken fort të drejta edhe vrasjet në kufi, edhe trajtimi i pabarabartë dhe duket qartë se kanë nostalgji për luftën famëkeqe të klasave.

Në atë luftë po të përcaktojmë palët ndërluftuese “luftonin” pleqtë dhe foshnjat, fëmijët e parritur të të burgosurve, të pushkatuarve, të arratisurve dhe të ushtarakëve të lartë e të zhveshur nga funksionet, kundër një shteti të organizuar mirë, me polici, me Sigurim dhe me një ushtri me artileri, tanke dhe me të gjitha armatimet që të vijnë në mend. Nuk po them rezultatin, se kush ishin fitimtarët në këtë luftë, ku apelohej të angazhoheshin sa më shumë luftëtarë dhe brohoritës.

Ama luftë! Ama fitore! Ama fitimtarë!

Nuk kam ndërmend të zgjatem më tej në kësi kujtimesh, pasi e kam bërë edhe më parë këtë dhe në faqet e shtypit dhe sidomos në librin tim “Jo gjithë të vdekurit prehen në paqë” jam munduar ta sjell sa më të pasur në fakte këtë farë lufte pa fund.
Këta rreshta shtesë në këtë përgjigje për ju, i miri mik, janë për të treguar përparësitë që mendoj se kam ndaj jush, dy kontestatorëve të shkrimit që, padrejtësisht, ju ka pezmatuar.

Përparësitë që kam mendoj se më vijnë nga fakti se unë emrin dhe ecurinë e mbarë të jetës time ia detyroj asaj kohe. Unë isha ndoshta nga ata pak individë që në luftën e mësipërme, të dy palët ndërluftuese më llogarisnin se i përkisja kundërshtarit!
Asnjëra palë nuk më quante të tyrin. Thashë që kisha cilësinë e të qenurit atipik.

Unë nuk jam vetcilësuar asnjëherë i persekutuar. Mua nuk më kanë ndryrë asnjë ditë në burg. Emri im figuronte shpesh në ekranin e televizionit. Unë dhe ime shoqe i përkisnim sektorit të propagandës së Partisë së Punës. Në dy tre turnera shfaqjesh në vendet fqinjë, jashtë shtetit, unë dhe ime shoqe nuk u përfshimë asnjëherë.

Në ca shfaqje në rrethin e Gjirokastrës trupa e jonë e estradës u duartrokit netë me radhë, por për një shfaqje për kufitarët në Kakavijë, unë, gruaja ime aktore dhe dy violinistë me mbiemrin që mbante dhe Liri Gega, u ndanë nga trupa dhe na lanë në hotel derisa të ktheheshin ata që lejoheshin të shfaqnin në kufi dhe premtonin siguri, se nuk do të mund të arratiseshin si ne.

Unë, i dashur Fatos, pata lindur në një yllësi të mbarë. Mua jo vetëm më dha lejëkalimin vetë Enver Hoxha, por një Zot më i madh se ai, natyra mëmë, më shtyu në një zgjedhje fatlume që të kullosja në lëndinat e humorit dhe kjo më ndihmoi të isha edhe i pëlqyer, edhe i përkrahur.

Të besoj pa rezerva për mungesë subjektivizmi kur portretizon babanë, se kam njohur shumë të tillë dhe dëshmoj në atë Zot që ca njerëz si zoti Mitrojorgji, Piro Koçi dhe të tjerë plot, ishin dhe pasuri shpirtërore kombëtare. Si mund të më quante të vetin kjo pala nga kisha dalë, kur vihej re që unë gëzoja miqësinë e njerëzve të fuqishëm e me pushtet: anëtarë të KQ, Dritëro Agollit, Enver Halilit, pastaj të Nimet Canit, Ismet Cibajt, Naunka Bozos, Axhem Gjonit, njerëzve të teseruar të partisë në kolektivin e teatrit dhe në televizionin shtetëror?!

Si mundet të mos quhem me fat unë, një djalë i pafajshëm, që yllësitë i sjellin për fat një burrë të lartë, kryetarin e Degës së P. të Brendshme të Vlorës që ai të grisë një projekt arrestimi për një të panjohur si unë. Gjithmonë me fat se operativët e tij nuk e mbështesnin dot dhe nuk i shpjegonin dot arsyen e prangosjes time.

Ky njeri i mrekullueshëm me të cilin jemi takuar për herë të parë pas tridhjetepesë vjetësh quhet Perlat Çaushi dhe bën pjesë në “të mirat” që përmend zonja Bozo. Vij unë në ndihmë të saj në këtë rast, unë, që kam gjetur aqë shumë oaze drite në një shkretëtirë diktatoriale, që ajo zonjë ia pakëson shtrirjen përreth.

Unë, i dashur Fatos të jam mirënjohës për frymën pozitive dhe mirëkuptuese të letrës me ankimet e tua. Me letrën tënde më ndihmove të të njoh babanë e familjes, por më ndihmove të të njoh më mirë edhe ty.

Dhe përfitoj nga rasti të të ftoj të meditojmë në favor të demokracisë së vështirë në hapësirat shqiptare, në favor të paqes së shpirtrave. Mjerisht ende sot flitet për kuislingë, bashkëpunëtorë të pushtuesit, diversantë, deviatorë, byroistë, puçistë e të tjerë terma që me dëshirë të ligë u transferohen pasardhësve. Duket si një nevojë e përzgjatjes së luftës së dikurshme klasore. Mjaft! Koha ka b,rë të vetën dhe kuislingët, deviatorët, kulakët, byroistët, sabotatorët sot janë nënëdhè.

Lufta e vjetër e klasave ushqehej me urrejtje, por urrejtja që ndan nga njeri tjetri klane shqiptare, grupe interesi dhe kolltukofagë të egërsuar e bën atë luftën e dikurshme të duket si lojë kalamajsh.

Urrejtja sot është bërë mal më i madh se Tomori.

Më duket e tepërt të të sqaroj se rreshtimin që lexove, atë të familjeve Bozo dhe Tarifa, me ato të byroistëve, Kapo, Azbiu apo Balluku, unë e kisha jo aq me dashakeqësi, se sa të lidhur me një peng timin, me një dëshirë të paplotësuar, shprehur në aq dhe aq debate për të dëgjuar një pikëvështrim shpjegues mbi historinë e konsoliduar të Luftës NacionalÇlirimtare.

Ua kam kërkuar historianëve të trashëguar nga e kaluara dhe këtyre të rinjve, figurave të rëndësishme ende në të gjallë, vetë bashkëshortes së Hoxhës, veteranëve, ku bën pjesë dhe babai. Dhe do t’ia bëja z. Sevo edhe një herë po të kisha fatin të pija një kafe me të.

Ndjej nevojën e shuarjes së ca pikëpyetjeve me gravitet të madh që do të mbeten ende në këmbë në këtë debat në të cilin jemi futur mbi të mirat dhe të këqiat e veprës së Enverit. Nga asnjë parti nuk është propozuar një resolute, a një traktat historik mbi temën në fjalë. Për të, saktësuar vlerësimin e kësaj figure historike vazhdojnë të theksojnë dhe të amplifikojnë meritat e luftës për çlirim dhe lenë të kuptohen ca të meta më pas.

Nuk do të desha të kundërshtohem, por lufta e tij e organizuar nuk zgjati më shumë se 18 muaj dhe kjo luftë ndahet padrejtësisht nga fati i kryeluftëtarëve të saj të terrenit, komandantë brigatash të cilët Kryekomandanti i eliminoi thuajse të tërë me arsyen paranojake se i rezultuan armiq.

Shkurt, o profesor Tarifa, unë Enver Hoxhës ia pranoj pushkatimin e gjyshit tim, armikut të tij. Dhe kjo thuajse nuk ma cënon mirënjohjen për ecurinë në jetën time. Armiqësinë dhe pushkatimin e Beqir Ballukut, jo vetëm që nuk do ta pranoj por historisë së shqiptarëve ky peng do t;i mbete gjatë në qafë.

Pra le mbetemi të mirëkuptuar edhe miq, të dy ne le t’i urojmë fitoren në zgjedhje zonjës Luljeta Bozo që na bëri tok. Po edhe në mbetshin pika ku nuk takohemi, ato na marrshin të keqen! Unë ju uroj familjarisht shëndet dhe një urim të madh për Tarifën më të re, mbeskën që hapi sytë këtu në Alaskën e kontinentit amerikan.

Të fala shoqërore

Pëllumb Kulla

Botuar në DITA dhe TemA, 22 mars 2021

 

Share This Article
90 Comments
  • Ju faleminderit shume per kete shkrimin tuaj. Nuk e di nese mesazhi juaj do te kuptohet mire nga te gjitha ngjyrat politike atje, nje gje eshte e sigurte qe ata duhet to kuptojne qe demokracia ben progres vetem nepermjet pakteve sociale dhe nje sistemi te fort te drejtesise. Por e kaluara duhet te ruhet ne memorien e brezave qe kurr te mos perseritet.

    • Sikur Tarifët ta kishin ndjerë mbi shpatullat e tyre foshnjore malin atëror të mëkateve të njërës prej diktaturave nga më mizore të pasluftës, rjedha e debatit do kishte marrë sensin e duhur, e parë kjo në këndvështrimin e qytetarëve, të cilët të zezës i thonë e zezë dhe jo anasjelltas.

      Respekt te vecante per ju zoti Kulla. Replika juaj dëshmon katërcipisht se mishëroni në vetvete vlerat e qyetarit të civilizuar.

      • Po cfare thua more mik?!
        P. Kulla ka qene Ambasador ne OKB nisur nga Berisha, pa ditur asnje fjale English dhe pastaj qendroi atje pasi perfitoi nga posti qe kishte per te mare shtepi dhe gjetur pune per familjen e tij!!!
        AI DUHET TE KETE TURP QE NUK U KTHYE NE SHQIPERI E TE JETE MIRENJOHES QE SHKOI E PERFAQESOI SHQIPERINE PA DITUR TE FLASE!!!

        • O Agim, o koqe! I marrsh te keqe, se ti i di keto thashetheme me te degjuar. Ai flet anglisht dhe ka mbrojtur me nota te shkelqyera frengjishten (gjuha e pare e OKB), italishten, rusishten dhe flet mjaftueshem gjermanisht. Eshte perkthyes i mire nga te gjitha keto gjuhe. Edhe une nuk i kam me te degjuar, siç i ke ti. Po ti e mbarove punen tende te ndyre me kete koment. Jam i sigurte qe nuk do shkosh te pyesesh ne fakultetin e gjuheve te huaja. Pas kesaj me jep shenje qe te leme bashke nje takim qe te te peshtyj!

    • Kemi 30 vjet,qe e kemi cuar LUFTEN E KLASAVE ne majat me te larta,qe ka pare njerezimi ndonjehere!
      Jemi percare ne 130 parti,ne dghjetra FE,krahina,dialekte,huqe,pasuri,varferi etj ndaj duket sikur nuk jemi te gjithe nje komb,por sikur jemi mbledhur me kokrra nga e gjithe bota!
      Kemi 30 vjet qe luftojme njeri tjetrin jo ti komunist e une ballist,jo ti ke qene sigurims,por une jo spiun e diversat,se ti thua kot se luftove gjermanin,se ai iku vete,se ketu erdhi sa per te kaluar ,se ti je me PS-ne trashegimtaren e PPSH-se,ndersa une me PD-ne ndopnese jam ballist,por ju komunistet na keni nxjerre bojen per 50 vjet ndaj na vjen turp te themi se jemi balliste etj!
      Perfuyndimisht shqiptaret sot jane ndare ne dy kampe ARMIKE ndaj njera tjetres ne KOMUNISTE dhe ANTIKOMUNISTE!
      Perfundimi pas 30 vjeteve dihet:
      -Te percare dhe me urrejtje ndaj njeri tjetrit perfituan te derguarit e agjenturave te huaja dhe Shqiperine e kane sunduar vetem ARMIQTE E SAJ,ndersa populli bageti,te mbetur pa buken e gojes bohorasin “Rama ik” ndersa te majtet “Po iku Rama do vije Basha” dhe me kaq ka marre fund lufta per demokraci,shtet ligjor,liri dhe te drejtat e njeriut pa folur per mireqenien,drejtesine,arsimin ,shendetesine etj!
      Korrupsioni galopant i pushtetareve ka bere qe njerezve t’u duket si loje femijsh,qe nuk kryen nje pune ne zyrat e shtetit apo bashkive pa dhene ryshfet etj!
      Ku eshte demokracia ketu?
      Te lire jemi vetem ne wc kur kryejme nevojat personale dhe askund tjeter!
      E pyes Pellumb Kullen:
      Cfare perfituan shumica e shqiptareve nga ANTIKOMUNIZMI JUAJ”
      Nje MUT te madh fituam!
      Nje Shqiperi te kthyer ne mesjete,nje popull ne mjerim dhe pa shprese se ky vend mund te behet!
      Edhe sa kohe do vazhdojme te luftojme KOMUNISDT me BALLIST?
      A nuk po ua nxijme jeten edhe femijve tane?
      Ti Pellumb e pranon vete se “urrejtja midis nesh eshte bere me e larte se mali i Tomorrit”,por harron,ose ben sikur nuk e kupton se je vete nje nga ata qe i FRYN GJUHES SE URREJTJES!
      Ne se vete shkruan “Ashtu si e njeh ti Enverin”,atehere pse nuk pranon te degjosh eshte ata te tjeret, qe “E njohin Enverin ndryshe nga ju”?
      A nuk po bertasim si IDIOTE per 30 vjet “Ujku,ujku” kur CAKALLI po ben kerdine?
      Kujt i duhen sot pa pushim se cfare gjykimi ke ti per socialkizmin dhe Enver Hoxhen dhe nuk pranon edhe gjykimin tim?
      Shkurt:Edhe sa vjet do vazhdojme te shqyhemi me njeri tjetrin per politike dhe harrojme te bashkohemi ne luften per demokraci,per mireqenie,per shtet ligjor etj?
      Pse ju intelektualet nuk vendosni te shpallni nje MORATORIUM KOMBETAR ku e kaluara te jete front i historianeve,ndersa e sotmja te jete front i perbashket per te sotmen tone dhe te ardhmen e femijve tane?
      Deri kur do vazhdoni ju te bashkoni Luften Antifashiste Nacional Clirimtare sebashku me ndertimin e socializmit?
      Se kete gje e beni me qellim antikombetar,qe te shpyeni bashkepunimin tuaj me pushtuesit!
      Lufta Antifashiste eshte e PAPREKSHME,e PAPERSERITSHME dhe EPOEA ME E LAVDISHME E POPULLIT SHQIPTAR,qe nderon udhehqjen e saj PKSH dhe Enver Hoxhen,ndersa ka njollosur me turpo Ballin Kometar dhe Legalitetin si tradhetare te kombit shqiptar!
      Ne se nuk pranoni kete te vertete,qe e kane pranuar edhe qeverite e SHJBA dhe Britanise se Madhe,qe mbeshteten Shtabin e Pergjithshem te LANC-it me Enver HOxhen ne krye,atehere ju kurre nuk do pranoheni nga shumica e shqiptareve dhe do nxisni urrejtjen e perjeteshme me pasoja kriminale per te ardhmen!
      Mos harro,Pellumb,se te majtet,mbeshtetesit e Luftes Antifashiste jane shume here me shume ne numer se sa ju bashkepuntoret me pushtuesit dhe sado te llapni ju kurre nuk do arrioni te na mposhtni,por e kunderta do ndodhe!
      NDALONI PERCARJEN ju intelektualet se pari,ndaj mblidhini dhe vendosni nje MORATORIUM KOMBETAR!

      • Respekte Pellumb Kulles, per patriotizmin, qytetarine, intelektualizmin, inteligjencen, dhe fale talentit, per punen e tij, e cila na ka dhuruar sado pak grimca kenaqesie në kohen e qoftelargut.
        Perndryshe, pika qe nuk i bie Historise se Shqiperise kur ka ngelur ne dore te ca rebusë-karabushëve. Jam kurrioz të di në kane lexuar ndonje here ndonje liber serioz historie (s’po them te tjera), pervec atyre që servirte Instututi i Marksist-leninist i Nexhmije Hoxhes. Që të kuptoni ju rebusë-karabushët, ate pak histori që ka “Lufta e Lavdishme” e komandant tuaj legjendar, do të duhet të lindnit edhe nje here, sepse tanime besoj se koha nuk ju premton, nga që mendoj se do jeni nga ata të paket që i kane mbetur Rustem Peçit dhe Marko Dajtit.
        “Ndaloni perçarjen!” bën thirje karabushi. Po si ndalohet kjo kur, ca si ju, sa here qe u jepet rasti, permendni ate që populli me mençurine e proverbit të vet, “Nuk permendet litari ne shtepine e te varurit”, ua ka ndaluar!”. O të MJERË! Të pervuajturit e regjimit komunist qe jane me shume se “armata” që luftoi në periudhen 1943-1944 (8 muaj thote P. Kulla me te drejte), nuk ju urrejne ashtu siç bete ju (dhe vazhdoni ta beni) me ta në famekeqen “Lufte e Klasave”. Dhe jo vetem ata, te jeni te sigurte te gjithe ata qe nuk u mungon ajo që e ndan ‘njeriun’, (si qenie sociale dhe jo si ripërtypës), nga ‘antinjeriu’, dhe qe eshte karakteri i pakompromentuar me te keqen dhe ndershmeria. Por perkundrazi ata me thellesine e shpirtit, kur ju nuk ndjeni pike pendese per krimet qe beri regjimi diktatorial, që e mbajtet ne kembe dhe që me idiotizem, ende vazhdoni ta enderroni, vetem sa ju përçmojnë. Mos e harroni, ju perçmojne!

        • BURETO -Çifligari ;qoftëlargu je ti Bureto,tamam !…….
          Ballas e tërthorazi ,me goditje hera herës me intrigat që ke thurur qe nga çlirimi ,ndërtimi e deri sot në këtë forum.
          .Ky Kulla është ballistë,Hiqet se është komunist,/

          • Sikur te kishe te pakten dy gram tru, ti fterruqo do ishe ne gjendje te beje dallimin midis ekstremizmit te majte (komunizmit) dhe ekstremizmit te djathte (fashizmit). E keqja eshte se ti je gjysmak por s’e kupton.

        • Per cfare historie derdellit,o i mjeri “Bureto”?
          Kush te ka dhene ty te drejten te gjykosh historine ashtu sic te inytereson ty?
          Cfare historie ndryshe kerkon ti,o kellire,kur mua,birit te partizanit dhe deshmorit te Luftes Antifashiste,te rene per Clirimin e Shqiperise nga pushtuesit nazi-fashiste dhe bashkepuntoret sic ka qene babai,gjyshi,vellai,xhaxhai etj i yt?
          Luften Antifashiste te popullit shqiptar nen udheheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhes nuk ka bir kurve si ty qe ta njollose e jo me ta fshije!
          Ate lufte te lavdishme e mbeshteten dy nga fuqite me te medha te globit si SHBA dhe Britania e Madhe,pa llogaritur BRSS,qe derguan prane Shtabit te Pergjithshem perfaqesues ne rang gjenerali?
          Mos valle edhe keta gjenerale ishin bashkefajtore (sipas rradakes tende prej muti) me Enver Hoxhen?
          Rraca jote antikombetare nuk e njeh dhe e perbuz LANC-in,sepse doni te shfajesoni krimet tuaja duke bashkepunuar me pushtuesit!
          Nga ky bashkepunim i juaj me pushtuesit,cfare prisnit ju te merrnit pervec PLUMBIT PAS KOKE,burgjet,internimet dhe persekutimet?
          Ju edhe keto 30 vjet jeni po aq armiq te popullit shqiptar si edhe atehere,pra jeni FELLIQESIRA qe duheshit shfarosur fare me rrenje e me dege!
          Se ju plehra,pretendoni vetem vuajtjet tuaja ne burgje dhe internime pas luftes,por harroni se shumica e juaj kane qene sundimtaret,shtypesit dhe shfrytezuesit e popullit shqiptar,qe ne kohen kur i sherbyet pushtuesve osmane,pastaj nen sherbimin e satrapit Zogoll si bejlere,agallare,qehallare,xhandare etj,shkurt keni bere krime ndaj nje populli te tere dhe kjo ishte arsyeja pse ju u bashkuat me pushtuesit,qe nepermjet tyre te merrnit pushtetin pas lufte ne se fitonte pushtuesi!
          Por deshira dhe interesi juaj ishte ne kundershtim me interesat jo vetem te popullit shqiptar,por edhe te gjithe popujve te botes,ndaj te gjithe bashkepuntoret me pushtuesit u varen ne litar,u pushkatuan,burgosen etj!
          Mos valle kerkonit ndryshe qe t’u trajtonin juve pas luftes ketu ne Shqiperi?
          Ju edhe sot meritoni plumbin pas koke,o kellira te ndyra!
          Une historine e LANC-it e kam mesuar nga babai im partizan i Pezes heroike,qe luftoi kunder pushtuesve,qe nga 7 prilli 1939 e deri ne clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,ku dhane jeten atje 650 partizane shqiptare,por qe sot as nuk i permend njeri nga qeveritaret antishqiptare!
          Ndersa ti,o Bureto,ne vend qe te merresh me sharjet dhe shpifjet ndaj LANC-it,provoje te tregosh se cfare kane bere para ardhesit e tu gjate L2B,kunder kujt luftuan dhe a luftuan per clirimin e Shqiperise apo jo!
          Por kete nuk e ben dot ti o plehre e ndyre se ju keni luftuar vetem kunder partizaneve e jo kunder pushtuesve!
          Ke frike t’u permendim krimet tuaja kur bashkepunonit me pushtuesit e derdhur gjak partizani,kur ishit spiune e diversante per rrezimin e pushtetit te popullit dhe tani na thoni te mos u kujtojme litarin ne shtepine e te varurit!
          Po ju sa shpejt i harruat krimet tuaja,gjakun e derdhur ndaj mesueseve,komisareve te drites,grave aksioniste ne ndertimin e hekurudhave etj?
          Kujt ia kerkon pendesen ti more kerme e ndyre,kur vetre ju nuk i keni kerkuar NDJESE popullit shqiptar per BASHKEPUNIMIN ME PUSHTUESIT?
          A kla krim me te madh se t’i kundervihesh popullit tend,qe e mbeshteti e gjithe bota demokratike dhe tani na quan krime se te pushkatuan nje kriminel te shtepise tende?
          Ne se ju,o kellira gjykoni se gjate socializmit qenkan bere ndaj jush,si ka mundesi,qe ASNJE nga ju felliqesira nuk keni cuar para gjyqit asnje prej atyre qe ju paskan bere krime?
          Ne se kete nuk e beni,atehere pse vazhdoni nxitjen e urrejtjes kombetare pa asnje kuptim?
          HESHTNI,o plehra,se mbi kokat tuaja do bjere grushti i hekurt i popullit ne nje moment oportun!
          Kerkojeni te drejten tuaj ne gjyqe e jo neper faqet online te medias ne se jenni trima,ndryshe mbylleni HALENE?

        • Per cfare historie derdellit,o i mjeri “Bureto”?
          Kush te ka dhene ty te drejten te gjykosh historine ashtu sic te intereson ty?
          Cfare historie ndryshe kerkon ti,o kellire,kur mua,birit te partizanit dhe deshmorit te Luftes Antifashiste,te rene per Clirimin e Shqiperise nga pushtuesit nazi-fashiste dhe bashkepuntoret sic ka qene babai,gjyshi,vellai,xhaxhai etj i yt?
          Luften Antifashiste te popullit shqiptar nen udheheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhes nuk ka bir kurve si ty qe ta njollose e jo me ta fshije!
          Ate lufte te lavdishme e mbeshteten dy nga fuqite me te medha te globit si SHBA dhe Britania e Madhe,pa llogaritur BRSS,qe derguan prane Shtabit te Pergjithshem perfaqesues ne rang gjenerali?
          Mos valle edhe keta gjenerale ishin bashkefajtore (sipas rradakes tende prej muti) me Enver Hoxhen?
          Rraca jote antikombetare nuk e njeh dhe e perbuz LANC-in,sepse doni te shfajesoni krimet tuaja duke bashkepunuar me pushtuesit!
          Nga ky bashkepunim i juaj me pushtuesit,cfare prisnit ju te merrnit pervec PLUMBIT PAS KOKE,burgjet,internimet dhe persekutimet?
          Ju edhe keto 30 vjet jeni po aq armiq te popullit shqiptar si edhe atehere,pra jeni FELLIQESIRA qe duheshit shfarosur fare me rrenje e me dege!
          Se ju plehra,pretendoni vetem vuajtjet tuaja ne burgje dhe internime pas luftes,por harroni se shumica e juaj kane qene sundimtaret,shtypesit dhe shfrytezuesit e popullit shqiptar,qe ne kohen kur i sherbyet pushtuesve osmane,pastaj nen sherbimin e satrapit Zogoll si bejlere,agallare,qehallare,xhandare etj,shkurt keni bere krime ndaj nje populli te tere dhe kjo ishte arsyeja pse ju u bashkuat me pushtuesit,qe nepermjet tyre te merrnit pushtetin pas lufte ne se fitonte pushtuesi!
          Por deshira dhe interesi juaj ishte ne kundershtim me interesat jo vetem te popullit shqiptar,por edhe te gjithe popujve te botes,ndaj te gjithe bashkepuntoret me pushtuesit u varen ne litar,u pushkatuan,burgosen etj!
          Mos valle kerkonit ndryshe qe t’u trajtonin juve pas luftes ketu ne Shqiperi?
          Ju edhe sot meritoni plumbin pas koke,o kellira te ndyra!
          Une historine e LANC-it e kam mesuar nga babai im partizan i Pezes heroike,qe luftoi kunder pushtuesve,qe nga 7 prilli 1939 e deri ne clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,ku dhane jeten atje 650 partizane shqiptare,por qe sot as nuk i permend njeri nga qeveritaret antishqiptare!
          Ndersa ti,o Bureto,ne vend qe te merresh me sharjet dhe shpifjet ndaj LANC-it,provoje te tregosh se cfare kane bere para ardhesit e tu gjate L2B,kunder kujt luftuan dhe a luftuan per clirimin e Shqiperise apo jo!
          Por kete nuk e ben dot ti o plehre e ndyre se ju keni luftuar vetem kunder partizaneve e jo kunder pushtuesve!
          Ke frike t’u permendim krimet tuaja kur bashkepunonit me pushtuesit e derdhur gjak partizani,kur ishit spiune e diversante per rrezimin e pushtetit te popullit dhe tani na thoni te mos u kujtojme litarin ne shtepine e te varurit!
          Po ju sa shpejt i harruat krimet tuaja,gjakun e derdhur ndaj mesueseve,komisareve te drites,grave aksioniste ne ndertimin e hekurudhave etj?
          Kujt ia kerkon pendesen ti more kerme e ndyre,kur vetre ju nuk i keni kerkuar NDJESE popullit shqiptar per BASHKEPUNIMIN ME PUSHTUESIT?
          A kla krim me te madh se t’i kundervihesh popullit tend,qe e mbeshteti e gjithe bota demokratike dhe tani na quan krime se te pushkatuan nje kriminel te shtepise tende?
          Ne se ju,o kellira gjykoni se gjate socializmit qenkan bere ndaj jush,si ka mundesi,qe ASNJE nga ju felliqesira nuk keni cuar para gjyqit asnje prej atyre qe ju paskan bere krime?
          Ne se kete nuk e beni,atehere pse vazhdoni nxitjen e urrejtjes kombetare pa asnje kuptim?
          HESHTNI,o plehra,se mbi kokat tuaja do bjere grushti i hekurt i popullit ne nje moment oportun!
          Kerkojeni te drejten tuaj ne gjyqe e jo neper faqet online te medias ne se jeni trima,ndryshe mbylleni HALENE?

          • Rebytha kelysh i kuq, skllav muzhik akoma vazhdon te jesh kelysh i enverit si edhe shume komentues po ashtu kelyshe sllavo bolshevike. Nuk e kuptoni o qurrashe muzhike qe nese Shqiperia do ishte pjese e kampit perendimor do ishte shume me e zhvilluar ekonomikisht sot???? Nuk e kuptoni qe komunizem=varferi…..o fytyra te dhjera shpirtzinj…..sepse ka njerez te ndyre si ju qe lengojne per enverin ashtu do lengoje edhe ky vend per kohe te gjate derisa te zhduket fara e ndyre e mentalitetit bastard te kuq

          • Sikur hamshori i grus së kulufit Kluzho ta dinte qysh aso kohe se ky qurrash do e tradhtonte, ai ose do e kishte çuar për dhjam qeni, siç bëri me pothuajse gjithë shokët dhe shoqet e birosë rakitiko-politike, ose do e kishte detyruar me zorr të nxirrte krom në Spaç.

            Sikur i vetmi “hoxhë ateist” në botë ta dinte se dezertori Fëndiks do dilte natën nga rifuxhoja gjithë mut për tu hedhur matanë e për të rënë bëlldum në duart e imperialistëve amerikanë, sot ky forum do kishte nje sahanlëpirës më pak.

          • O GOMARI i zgjebosur Bureto!
            A nuk e kupton se je bere per ne psikiatri?
            Po ke 30 vjet,o gomar,qe je ne perendim,je ne kapitalizem ,por ne fakt Shqiperia eshte kthyer 100 vjet prapa?
            Ku e sheh kapitalizmin ne Shqiperi sot,o gomar?
            Ne asnje element te jetes nuk ka patur dhe nuk ka kapitalizem,por vetem LUFTE KLASASH ,percarje,urrejtje,mjerim?
            Si nuk arrin te kuptosh ,o kellire e ndyre se shqiptareve u ka humbur besimi ne keta politikane,prandaj dhe ikin per dite nga Shqiperia?
            A ke pare ndonje vend kapitalist,sic kam pare une SHBA qe te kuptosh se je kthyer ne nje egersire qe do vrare,sepse mbron krimin,korrupsionin,mjerimin,padrejtesine etj?
            Per cfare kelyshi te kuq po llap o plehre e ndyre,kur une te jap shembull SHBA-ne,ndersa ti akoma me komunizmin?
            Ku e sheh komunizmin siot ne Shqiperi,o gelbaze tuberkulare,kur as Partite Komuniste ketu nuk po thone asgje?
            Po ti komunistet i ke patur dhe i ke ne qeveri,o zgjebanjos dhe me sulesh mua,qe nuk kam asgje ne dore?
            Si nuk e ke kuptuar,o felliqesire se sot shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane,ndersa ty akoma te rri truri tek fantazma e komunizmit!
            Nuk ka komunizem,o krric,por fashizem,se ata qe kane sunduar Shqiperine prej 30 vjetesh i kane sherbyer armiqve te Shqiperise e jo shqiptareve!
            Ktheje pushken nga keta hajdute e kriminele,qe kane patur dhe kane pushtetin e jo mua qe nuk kam gje ne dore!
            Se fundi fare une cdo vit rri nga 6 muaj ne SHBA si turist,ndersa ti ha mut me komente pa fituar asgje!
            Ja,pra pse ju griu socializmi juve,se keni qene dhe jeni armiq te popullit shqiptar,se antikomunizmi i juaj nuk i ka sjelle asnje te mire shumices se shqiptareve,prandaj mos leh kot,por shko ha mut sic ke ngrene!

          • Po pse more- “Edhe hoxhë, edhe ateist? Please një skeç z. Kulla”,cfare ke me mua,o te shkerdhefte Kina nenen,gruan,vajzen e cfare te permban pragu i shtepoise?
            Rebusi te shkruan per AMERIKEN e jo per Korene e Veriut,qe ti ha mut me garuzhde ,o qen i zgjebosur,o felliqesire,e do te ta gjej adresen nga shkruan dhe do te bej te me lepish bythen o plehre e ndyre deri sa te te fus edhe nje here andej nga ke dale!

        • O Bureto gelbaza!
          Meqenese armata e burghaxhinjve paska qene me e madhe se e atyre qe cliruan Shqiperine,atehere si spjegohet,qe ju nuk e rrezuar socializmin para 50 vjeteve,por e late te rrezohej vete?
          Mire qe paska qene armate,po a mund te na thuash se cfare luftrash bene keta armataxhionjte tuaj kunde Enver Hoxhes?
          Sa beteja,sa sulme,sa heroizma,ta te vrare e te plagosur i keni shkaktuar komunizmit per te ardhur shkerdhatokracia?
          Po mire ,more Bureto,kur paskeni qene ARMATE ju burgaxhinjte si spjegohet qe pai u rrezua socializmi,asnje nga ju nuk mori ne drejtim asnje parti politike dhe te merrnit pushtetin,por ua late ne duart e ish komunisteve dhe agjenteve te UDB-se?
          Po keto 30 vjet,ku shkuan perpjekjet tuaja per demokraci,aq sa populli shqiptar nuk ju votoi asnjehere,por futet kryetaret ne listat e PD per nje cike deputet,ndersa ju te tjeter hengret mutin e kryetareve?
          Po si nuk keni turp[ akoma,kur pranoni qe dje ne socializem ulet kokat para komunisteve,por edhe pas 90-tes prap ulet kokat para ish komunisteve?
          E e kupton,Bureto se ju MUT keni qene me pare dhe MUT jeni edhe sot?

          • Pash zotin po qe se e mban veten per burr zamoni dhe jo per qurrash kazermash betohu per nerin e grus qe s’je ti kriçi me nofkat Rebus, Real Isti, Lallai, Erhardi, etj.

            Dhe sa nofka do perdoresh akoma o Klluzho?

            Pastaj pse s’e vure me mire Kllufo se te shkon tamam per shtat. Hec fute kllufin ne koke dhe dil ne parakalim me lule prej letre ne dore se po afron festa e rroçkave te 1 majit.

            Apropo “festa” e leshit te kuq. Nese ne gjithe boten e civilizuar nje maji njihej si dita e perleshjeve te dhunshme te klases puntore me borgjezine, ne kafazin hoxhist ajo dite “festohej” me te shtena ne ajer (kujt i kerciteshin dhembet?), parada uuushtarake (kujt i sherbente propagande fallco?) dhe ajo me absurdja, me buqeta dhe pankarta me emrin e diktatorit.

            Liza ne boten e cudirave!

          • O Bureto gomari,po pse nuk u pergjigjesh pyetjeve te mija direkt,por na can bythen me derr derret e tua?
            Perballome me llogjike o plehre e jo me lojra fjalesh,se dukesh qe je idiot i lindur ne kampet e perqendrimit!
            Ku e gjete arsimin ti o gelbaze,qe te me perballosh arsyetimeve te mija!
            Ti mund te matesh deri tek gomarti im plak,se me ate te riun krric as tek pordhet e tij nuk shkon!
            Nuk e kuptoj se pse vazhdon te hash mut me te kaluaren kur ti nuk matesh dot me te sotmen!
            A ke qene ndonjehere jashtye shtetit o gomar plak,qe te kuptosh se ky sistem politik qe eshte instaluar ne 90-ten ne Shqiperi nuk eshte kapitalizem,por karikatura e tij qe eshte feudalizmi!
            Provo te shkosh nje muaj ne SHBA,o felliqesire qe te kuptosh se si fuynksioonon kapitalizmi,demokracia ,ku njeriu eshte njeri,qe merret me punen e tij dhe nuk i bie me qafe njeri,si ketu!
            Ndersa ti rri gjithye diten e ha mutin tim dhe pastaj ankohesh se te paska persekutuar socializmi!
            Por jo more gomar,se nuk ta ka patur fajin socializmi ,por koka jote dhe yt ate qe donte te merrte pushtetin me ndihmen e pushtuesve!
            Eshte njelloj si puna jote sot,qe nuk punon vete,por te ardhurat t’i sjell ne shtepi gruaja apo vajza jote duke ngritur shalet tek semaforet!

          • Ne yzberisht jam beqiro. Tre dite kam qe po te kerkoj ty kelysh bushtre dhe dije se po ta gjeta vrimen e halese dije se do ta kalaroj gocen para syve e do tja mush gojen gjithe fare cari.

          • Dil me emer o klluzh i curves fenikshale se ja po betohem ktu para te gjithve lexuusave se s’kom per ta bo gjumin rehat po s’ta shkaperdheve gocen grun dhe ca te mba pragu para syve. Ptu gojqir haleje

        • Vaj medet në dorë të cilit trap madhështor ka mbetur marrja në mbrojtje e një regjimi gjakatar, mëkatet e panumurta të së cilit fatkeqsisht edhe sot pas 30 vitesh kanë mbetur pa u hetuar, dhe jo më pa ndëshkuar.

          Duke patur parasysh se dosjet e diktaturës janë mykur e s’ka begenisur askush t’i zërë me dorë, llogjika elementare të çon detyrimisht në përfundimin, se shteti i së drejtës ligjore s’ka mundur të hedhë dot akoma themele të ngjashme me ato të demokracive perendimore. Shteti i së drejtës ligjore jo vetëm që s’duket gjëkundi, por ai edhe për shumë vite të tjera s’mund të vihet kollaj në binarë se është kalbur në rrënjë.

          Përgjegjësit kryesorë të kësaj anarshie institucionale e kanë futur kokën në rërë si struci, me mendimin se ashtu të zbythur nuk i ka njeri në defter. Kjo katrahurë ligjore ka krijuar hapësira veprimi dhe po shfrytëzohet në maksimun sidomos prej veglave nga më të fëlliqura të regjimit diktatorial, të cilëve u është fiksuar në tru se bëmat makabre të diktaturës, ky popull me kujtesë tre ditore i ka harruar dhe nuk është më në gjendje të bëjë seleksionimin e “kërmave të pafajshme” nga njerëzit e ndershëm. Hapësira e krijuar ka bërë që rebus-karabushat e diktaturës përfshi të grijnë nonstop sallatë nëpër forume e të arrijne bile deri aty sa të glorifikojnë diktatorin, pa patur as më të voglin preokupim se në kushtet e një sistemi funksional drejtësie mund të ishin nga të parët që do u qethej koka me brisk rubije.

        • Po ti mer sumshkatarrum per ca ke dal ktu me bo gojore?Po Fendiksi qe ma mer ne mbrojtje osht gocqim mer bdall. Atij ja kan shkaperdhu gocen sigurimsat dhe gjithe ushtaret e gardes dhe ky rrinte para tyre si qurs. Sot i kan lidh nje pension qensh sa per te ngop barkun prandaj lef sikur i kan fut kercunin ne bir te sumes.

  • I nderuar Z Kulla .Pike se pari ,jeni brilant nga menyra cfare shkruani dhe si shkruani .Por po te dalim ne teme jeni lodhur kot ,te sqaroni z Tarifa e cunin e Sevos .Konkretisht mua personalisht me beri shume pershtypje ,ku z Tarifa komentoi ,per te thenat qe shoqja Bozo (me falni ,me shoqe fillonin komunistet dhe e ishte e ndaluar fjala zonje ) Nuk dua te komentoj shoqen Bozo ,ajo ka qene nje komuniste anetare e partise PPSH dhe ketu mbyllet qarku i diskutimit ,per ate qe kane dy gram mend e karakter .Por dua te them i nderuari Kulla ,me beri pershtypje te thenat e zotit Tarifa ,ku citoi se ENVERI ndertoi shina treni ,ndertoi taraca me agrume .Kjo sinqerisht me revolton ,me shkateron nervat dhe po ta perkthesh ndryshe ,mos ndoshta Z Tarifa , do ti fusi barin e miut ,rinise shqiptare te lindur mbas 89 ,qofte edhe ne 85 se ishin te vegjel .Mos na i shesi ne te tjereve , qe e perjetuam me keqeardhje diktaturen me te tmereshme te rruzullit te asaj kohe .Doja ti beja nje pyetje z Tarifa ,simbas tij Bravo Enveri na beri taraca me agrume dhe ndertoi hekurudha ne nje drejtim ,e me 40 km ne ore ,por a e di z Tarifa ,qe fill mbas luftes se dyte boterore Gjermania dhe Austria ,ne 10 vitet e para te mbas luftes se dyte boterore ,pra 45 -55 ,popujt e ketyre dy shteteve ,ishin te larguar nga shtepia 16 ore ne dite ,4 ore per te shkuar ne pune dhe 4 ore per tu kthyer dhe 8ore e gjysem pune ,dhe pa bicikleta ,pa autobuze ,pa vetura ,dhe pa pare me sy zarzavate , se per mish nuk behet fjale fare ,por vetem patate te zjera .Ne 10 vjecarin e dyte 55 – 65 , keto shtete ,rregulluan ushqimin si hane sot ,por prap pa makina , pa bicikleta ,dhe periudha e trete, 10 vjecari i trete ,65 -75 u rregullua cdo gje njelloj si sot . Ku seshte problem ushqimi vetura ,veshja dhe bile kane mundesine dy here ne vit te bejne turizem ,jashte teritoreve te tyre . Doja ti thoja nostalgjikeve sic eshte z Tarifa ,dhe me qe ai komentoi shinat e trenit dhe taracat me agrume te Enverit ,dhe Gjermaia dhe Austria ndejten ne vend numuro ne zhvillim dhe Enveri , ja kaloi me nje shine treni dhe me taraca ..Zoti Kulla ,jeni shume i matur ,dhe frenoheni shume .per shkrimin tuaj ,i shmangeni perplasjes ,me gjithe se jeni nje mjeshter i madh i letrave ,brilant dhe shume i holle ,por une ,mendoj ndryshe , do i thonja shoqja Bozos te mos pranonte fare per deputete .Konkretisht per nje njeri me principe ish komunist , seshte normale ,eshte pa dinjitetllik te shkoje ne nje parti si “PS” qe e “mban” vehten si demokratike ,sic jane partiete e majta ne perendim.,kurse nga ana tjeter ,per nje njeri qe ka dy gram tru ,ndihet i ofenduar ,i perdhunuar ,dhe si ka mundesi nje antar partie i PPSH se diktatures ,sot te beje ligje per ne e te votoje per interesat dhe fatet tona ? .E them kete se ne Gjermani ,hajde dhe fol per Hitlerin ,be propogande per te ,por hyne me nje here ne burg , qofte te thuash ka bere autobane ,ku Autostrada eshte ideja dhe perkushtimi i tije . apo po te ndodhe qe nje nazist te behet deputet ne Gjermani ose Austri kurse tek ne ,akoma nuk denohen keta qe lavderojne Enverin , si rasti i ketyre qe na kujtojne ne kokpalareve shinat e trenit dhe taracat me agrume ,dhe si kjo shoqja Bozo ,nga PPSH kercen tango diten per diell ne parlamentin e dhjere shqiptar ne PS . .Ndoshta me emrin e shoqes Bozo , EDI RAMA ka interes do te frymezoje te gjithe nostalgjiket e PPSH te Enverit per fitime votash .Doja ti thonja zotit Tarifa te mos e lavderonte shoqen BOZO ,ne qofte se ka principe ,se e mas me kutin Gjerman ,qe Nazistet jo qe nuk kane shanc ne parlament ,por eshte e ndaluar me ligj te punojne edhe ne zyra shteterore ,qofte edhe ne ato zyra shteterore fare pa pergjegjesi ,por kane vetem te drejte te punojne tek privati .Doja te permendja pervec nazisteve ,por edhe Spiunat e STAS i kane te njejtat ligje si edhe nazistet ,kurse ne ketu kemi ne parlament sigurimsa , komunista e hajde te bejme hajer .Te lumte z Kulla .qe jetoni ne Amerike .?? .Doja ti thja z Bozo ,se vetem luhet me te ,dhe mbas 25 prillit sikur te zgjidhet ,do jete vetem nje gure shahu ,ushtar si gjithe te tjeret deputete te ketij tranzicioni post komunist ,qe komandaret diktatore , i bejne zbor dhe rrjeshtore , kur dhe ku ti teket te dojne ,bile edhe ne gjyme po ti teket deputeteve ,por kjo eshte ,teme tjeter .

    Zoti Kulla faleminderit per penen tuaj brilante dhe shume te holle .Respekte nga une personalisht .

    • ”shoqa Bozo” nuk ka qene antare PPSH -ka qene thjesht specialiste profesioniste dhe ajo shprehu nje opinion te saj per vepra publike ne kohen e saj nga specialist profesionist teknicien ! dhe nuk eshte faji i saj per ;anen; politike qe diskutoni ju ;anti komunistet!

      Politizimi i opinioneve pozitive ose negative te historive personale te shqiptareve ne kohen e komunizmit nuk jep asnji rezultat ose impakt te gjitha jane histori personale- ajo qe ka rendesi eshte
      profesionalizmi ne investimet publike qe per fat te keq vlen per te deshiruar prej cilesise se dobet, korruptive !

      Cfare me duhet mua politika!!

      Tani pas termetit u vertetuan shume probleme sociale qe lidhen me korrupsionin e mafies se ndertimit
      –Njerzit po ikin rinia po i ken po le vendin … Shqiperia po zbrazet .. faji i kujt eshte ky ? I Enverit ?

        • Qe ka qene komuniste seshte nje mekat. Qe prinderit e saj moren shtepine e nje inxhinieri 33 vjeçar te pushkatuar si “sabotator” ne keneten e Maliqit seshte faji i saj. Por te thuash se se Enveri ishte burre i mire po qe eshte. Te thuash qe beri mire qe e vrau 33 vjeçarin inxhinier se keshtu ne gezuam shtepine e tij dhe familja e tij u hodh ne rruge ,kjo eshte jo e ulet por kriminale. Nejse Lulja e jetes qe u rrit mbi gjakun e nje 33 vjeçari ta gezoj mandatin se askush nuk ia prek petalet,te pakten kete arritje duhet tja njohe demokracise

          • Dakort nuk mohen krimet e sistemit jane vrare njerez sic u vrane edhe 28 mije deshmore me gjakun e tyre gezojme ne lirine e Shtetit shqiptar!
            Duhet te jemi racional krimet duhen pranuar jane kryer por edhe te mohosh gjakun e deshmoreve nuk eshte e drejte ! Jane vrare mijra te rinje shqiptare ne lulen e rinise 20-25 vjec mesatarja !
            Duhet te ndodh nje kompromis politik midis te kaluares politike dhe asaj te sotme sepse ne te kunderten ‘Lufta e klasave nuk do te kete te mbaruar si avazi i Mukes!

            Se psh kjo e djathte e sotme PD ect nuk perfason asnji idelaizm dhe asnj lidhje me te djthten e djeshme !

    • Adihy gelbaza!
      Ne se tenton ta mundesh Enver Hoxhen dhe socializmin,mos u lodh kot te marresh shembujt nga bota,por fillo dhe permend qofte edhe nje fushe te jetes ku sot pas 30 vjeteve ky shteti i sotem shkardhatokratik i ka sjelle shumices se popullit mireqenie me te madhe se socializmi?
      Filloje nga vetja,o gomar,qe nuk t’i kane dhene pronat,ndonese diktatrori Enver t’i ruajti TAPITE ne dosje,por t’i vodhi pronat ky shteti yt i qelbur,se i qelbur je edhe ti vete!
      Merru me te sotmen,o Adih mavria,se edhe pak jete te ka mbetur,se hallet e Shqiperise ne te kaluaren nuk e zgjidh dot,ndersa ne te majteve nuk na e ul dot koken se jemi shume dhe ta nxjerrim gurrmazin ne grusht!
      Qepe halene dhe zgjidh hallet e tua e mos ha mut kot!

  • @ Dita,

    di kush te na thote ku e ka fundit kjo?

    Do kalojne ne kartolina e tekste ne telefon keta te dy dhe ju vazhdoni botimin? Mendoni se ka nevoje per tema qe fillojne me thinjat e Bozos dhe mbarojne te mustaqet e Sevos? Apo femijeria e Pellumbit dhe aoleshenca e Fatosit, trials & tribulations qe paten ne jete jane ekzakt tematika PUBLIKE per te cilat vuajme?

    Kur autoret rreshkasin ngelet ne ju te aplikon filtra Mund dhe ti drejtoni disi, ja disa sugjerime:

    * krijojuni nje blog privat. Ne fund te shkrimeve te tyre vini nje link, Kush DO te Dije me Shume per Autorin.

    * adresojini ne rubrikat: Kujtime, Ditar, Shenime Udhetimi, Vuajtjet e Burgut, Deprivimet ne Plazh a Ckam Bere une ne AKSIONE.

    * Beni bio te plote ose mini-boi, aty-ATA, hedhin cdo dite gjera shtese, nese ka lexues fanatike [Anila nga Shkodra do te dije sa ka z. Sevo tensionin e gjakut sot] ose Ku e Pi Kafen Pellumbi ne Amerike [lokalin, stilin etj] shkon me deshire cdo mengjes. Zakonisht Ballina e Nje Gazeta Nuk i Ka Keto.

    Jane shume nga ne qe shpresojne ne mbrojtjen tuaj [mos na dhunohen shqisat] te pakten kryeartikujt te kena tema reale, me relevance per jeten tone, investigime, opinione e analiza; ku perfshihen dhe ndikohen me teper se kujtimet personale ne 2-4 persona.

    ME VJEN ZOR KUR SHKRUAJ KETO RRESHTA, si kujtese qe ju JENI GAZETA KOMBETAREe lexoheni nga qindra mijera e milione shqiptare ne 200 vende te botes.

    Kur ju na ofroni ato qe i gjejme cdo dite ne kafe dhe mblidhemi 2-4-6 nga ne. Se keto i thote G.G.Markez apo F.T e P.K asnje rendesi se kane per ne [bejne libra ne duan, ne duam jua lexojme] jemi drejt humneres e po shkojme ne zgjedhje.

    Vendi me i varfer ne Europe, me borxhe e papunesi, pa shprese dhe shpetim; ka 999 probleme para se ti kushtoje L.Bozos dhe S. Tarifes 3 Editoriale ne 3 dite!

    Si rregull, ne boten e zhvilluar nuk ka letra te hapura. Ka Leter Editorit, ne faqet e fundit, ka letra e komente kudo por jo kryeartikuj. Ka te hapura fare ne raste ekstreme por KUNDER FORCES DHE PUSHTETIT [kompani gjigante/ politika etj] apo ardhur nga precedenti – padrejtesi ekstreme ndaj nje te vogli/ varferi/ vuajturi dhe nje INTELEKTUAL i nivelit me te larte [jo cdo kush, jo secili] ben nje top-bore dhe e gjuan duke shpresuar te kalojne ne efektin ortek.

    Sot, me mediat sociale e 150 kanale komunikimi Pellumbi dhe Fatosi jane te lire ti shkruajne njeri-tjetrit.

    Ne privat.

    • Teper sakte „Natasha“ m`i ke marre nga goja si i themi ne shqiptaret fjalet qe ke hedhur ne koment.

      Eshte bere gazetaria shqiptare si ato „klubet e Selanikut“ ose si „shporte karavidhesh“ ku na botohen debate-brockulla, nekrologjira, qarje dhe vajtime per te vdekur, mallkime dhe sharje per te gjalle.
      Ka dhe debate „elitare“ qe pervec brockullizmit asgje tjeter nuk te japin.

      „Fijet e Kuqe“ qe pershkon kete shtyp jane pak , fare pak.
      Ja tematikat e tyre me pronaret perkates:
      Tematika: Nexhmije, Mehmet, Hysni. Pronar: Xhevdet Shehu
      Tematika: Sali, Hashim, Bislim. Pronar: Bedri Islami.
      Tematika: USA, flori, argjend: Pronar: Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi a si quhet.
      Tematika: Enver Hoxha natyrisht ketu jane pronare te gjithe me Pellumb, Kumri, Laraske, Zhgabe, Pule a Gjel.

      Ndersa nekrologjite dhe vajtimet hapen dhe mbyllen dhe fjalet „poliedrik“, „poliglot“ „intelektual i rralle“, „me kulture te gjere“, „Artist, shkrimtar dhe shkencetar qe na duhej sot me shume se kurre“!!!! Dhe te tjera dhe te tjera ditirambe a thua se je ne Komedine „Pas Vdekjes“ te Cajupit.

      Ne fund keta besimtare te medhenj, keta shkencetare te „teologjise“ a thua se kane fjetur me Bibel poshte jastekut i fusin dhe nje: „ tani do te na shikosh nga qielli“, „do te kendosh, shkruash dhe vallezosh ne Qielli“, „Njerezit e mire i merr Zoti prane vetes“ dhe ne fund nje RIP!!!!!!

      Dhe… neser dite e Re Nafak e Re!

      Ja kjo eshte skena e vogel e Klubit Ballkanik shqiptar, a thua se mbi ate skene ke te besh me bijte e Hegelit, Kantit, Ajnshtajnit, Lutherit, Bohrit, Bell-it, Brecht-it, Fern-it, Maxwell-it, Flemingut e shume dhe shume koka qe i kane dhene Botes ndricim, perparim, kulture dhe mireqenie.

      Kur degjon dhe lexon keta dhe i hedh nje sy sofres nuk gjen gje tjeter vec ca sahanzhytur injorante dhe zullumqare prane saj si ne ato filmat e tipit „Ishulli i Pirateve“!!!

      E pra ai vend eshte tamam nje Ishull Piratesh, ku pirate me nje sy dhe me dy sy, te rrjepin, te vrasin, te vjedhin dhe ne fund duhet te jene me te „miret e Botes“ qe Europa me pa te drejte po i le jashte deres.

      Perse keta ish-ambasadore shqiptare ne USA (Kulla, Tarifa) nuk kane shkruar njehere per padrejtesite, sistemin racial, ndarjet dhe pasigurine shoqerore ne USA?

      Sa ka vrare Enver Hoxha dhe sa ka vrare vete qeveria ne USA dhe neper Bote?
      Vetem ne Vientnam vrau 3 milione vietnameze (nje Shqiperi te tere) a thua se ishin milingona kundrejt 60 mije ushtareve amerikane.
      Po ato mbytjet me gju te policeve amerikane ndaj zezeakeve me urdher te Enver Hoxhes vdiqen rrugeve?

      E sa e sa shembuj te tjere kemi, kur ke ca ambasadore ne rruget e Tiranes qe u digjet xhani per Zgjedhje dhe Reforme ne Drejtesi, kur vete ne USA u bene ca palo zgjedhje per te sjelle ne pushtet nje plak senil qe bie nga shkallet e „air Force One“ a ku Prokurori i Pergjithshem eshte vete Minister i Drejtesise.
      Po keshtu eshte kur shqiptari kudo qe eshte rri ne kuvline e tij, gjerb ne mengjes ate kafene si Kadareja ne Paris, si Kulla ne Uashington, a ndonje tjeter neper bote dhe merren nate dhe dite me Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun qe kane vdekur ketu e 40 vjet me pare!!!!

      Ne duar nuk kane marre nje gazete te huaj dhe per kete jam i sigurte, nuk kane lexuar asnje liber ne gjuhe te huaj dhe per kete jam i sigurte, packa se na citojne filozofe e botes para dhe prapa, e kane kete forme si fasade.

      Se ka neper bote shnderrime te medha qe po perfshin cdo qelize te shoqerise, per kete as qe duan t`ia dine, por me e rendesishmja eshte te mbushin karrocen neper supermarkete te lira dhe te kthehen ne shtepi dhe pas ketyre puneve hajde te hidhemi njehere andej nga Shqiperia dhe te merremi me Enver Hoxhen, Nexhmijen, Spacin, Qafen e Barit duke e mbyllur kete dite te begate me emisionin e Fevziut me gra plot Botox dhe burra delenxhinj qe llomotisin dhe llomotisin per cdo gje dhe pine uje direkt… nga shishja!

      Shqiperia e sotme eshte Pasqyra e tyre me e mire. Aty le te shohin veten e tyre kush jane.

      • Te dhjefsha syzet, o Artan. Je bere idhnak qyshkur te dogjen kandidaturen ata minjte e dosjeve. Faleminderit minjve!

    • Nuk kam lexuar asnji koment me origjinal per te zgjidhur kakafonine shqiptare ne media, ku behen lemsh histori private personale qe pastaj behen ‘ceshtje’ kombetare per breza qe nuk kane lidhje dhe asqe do tu bier ne mendje keto lloje replikash
      ..
      Me pelqeu shume ideja juah Natasha e Lodhur shume respekt

      Po kam nje pyetje
      a ka njerez ne media dhe ne politiken tone te dites
      qe te organizojne kakofonine shqiptare te corganizuar per 30 vjet qe te dali nga amullija e vorbulles qe rrotullohet rreth vetes dhe nuk del dot nga kjo gjedje ‘ klasike e luftes midis njeri tjeterit , ku asnji nuk i bindet asnji ku te gjithe luftojne njeri tjetrin me historine e te shkuares dhe nuk zgjidhin asgje pervec sa shfryjne mbushjen me urretje

      Ky paska qene talenti yne te luftojme njeri tjerin dhe te mbetemi 100 vjet mbrapa

      • çë

        Sigurisht që ka, bile supozoj se duhet të jenë me dhjetra të tillë, por defekti më i spikatur në sferën mediatike është se brenda saj mbretëron egoizmi individual, ku sejcilit, bile dhe atij më sharlatanit, i duket vetja si “i gjithëditur”.

        Gama e sharlatanëve “të gjithëditur” mediatikë, faktikisht është mësuar vetëm të pëllasë sipas ritmeve muzikore që dirigjon atje lart kllouni i radhës, por jo të nxjerrë konkluzione apo të parashtrojë ide të vlefshme shoqërore të cilat mund t’i jepnin drejtimin e duhur zgjidhes së mjaft problemeve.

        Zhurma e kakofonisë mediatike jo vetëm që nuk i shërben aspak ndërgjegjsimit të shoqërisë, por përkundrazi, ajo e çon atë drejt polarizimit të tejskajshëm të saj, gje që u intereson padyshim vetëm kokpalarëve me kollaro. Përleshje të tilla kokë-më-kokë si kjo e dyshes xhambazadoriale të sjellin më tepër ndërmend ato kohë kur ndërsenim gjelat dhe të tjerët bënin tifozllik. Se cili prej kontrahenteve do dali më në fund “i fituar”, kjo pak rëndësi ka se tarifat ndoshta u janë garantuar po aq, sa ç’është í garantuar dhe polarizimi i shoqërisë dhe strehimi i tyre sa në njërën llogoren e sa në llogoren tjetër.

        Si do ishte sikur të dilnin njëri pas tjetrit nga llogoret dhe të organizoheshin drejt një qëllimi të përbashkët? Kush përveç clausave dhe natashave të shumta do ishin të gatshëm të merrnin të parët inisiativën?

        Askush? E po ç’u pa atëhere nga gjithë ky impenjim në forume?
        Rini aty ku jeni dhe vazhdoni të shikoni televizor deri sa t’ju zërë gjumi me pult ke dora…

  • Keni 30 vjet z Kulla qe nuk po gjeni qetesine.Sot kerkoni mirkuptimin,por si????
    Eshte e domosdoshme te kuptoni se ai sistem kishte te shenjte atdhetarizmin,ligjin,barazine

    • 1946, një inxhinjer i ri 33 vjeçar, pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”. Pak kohë më pas një çift komunistësh, vijnë për të inspektuar shtëpinë e të ndjerit dhe për të parë nëse iu pëlqente për ta marrë për vete. U pëlqen dhe e mbajnë për gati 50 vjet duke lënë familjen e inxhinjerit në rrugë.

      2021, vajza e çiftit komunist, vetë ish-komuniste e ndoshta ende komuniste, deklaron në publik se komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija. Unë e besoj plotësisht! Për njerëz të tillë, komunizmi kishte më tepër të mira: u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorrën familjet në rrugë.

      Problemi është se këta njerëz, përpara se të pyeteshin për komunizmin duhet të jepnin llogari për atë që bënë për 50 vjet, duhet të shporreshin nga hapësira publike e të turpëroheshin publikisht. Siç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut e deri më sot. Kjo nuk ndodhi. Meqë nuk ndodhi tani nuk e kanë problem të bëjnë bilancin pozitiv të komunizmit. Turp, Shqipëri, e mjera Shqipëri!

  • Dikush i pati quajtur Pellumbin dhe Fatosin se ishin as ne bllok dhe as jashte bllokut por siper gardhit ndares.
    .
    Tosi ishte me te majten Pellumbi me te djathten por te dy kendeze qe i kendonin xhaxhit..
    .
    Mbyllja ne barazim e “PERLESHJES”ketyre dy gjelave na la shije te hidhur se realisht nuk kuptoj cfare rendesia ka Enveri i vdekur kur nje Demon-krat si Berishi me Lulet e tij e ka fundosur ate vend ( edhe me ndihmen e miqve) sa koha e Enverit po na duket lule
    .
    Shenim:
    Ka disa pizevenge interneti e sapo lexojne nje koment qe “anon” nga koha Enverin nxjerrin shpaten si Pllumi Xulit
    .
    Mos u thjaksni !!

    Nese e ka rikthyer dikush ne piedestal Enver Hoxhen nuk jane Luljetat me Fatoset por armiqte e mrenshem si Pellumbi dhe ish armiqte e jashtem nga Rajersoni te Kimja qe mbrojne hapur banden e berishes
    .
    Doni qe te mundni Enver Hoxhen realisht??
    .
    rrasni mrena berishen para votimeve
    .
    ne te kunderten e keni bere Xhaxhin Shenjtor

  • Ad Thano, serish hap gazeten per Kullen!
    Une i gezohem…
    Kullen e di gjere e gjate (per fat Tarifet jo), por ate censuren per te zona me Qen Kufiri ne Argjirokaster s’e dija!
    Perfect..

  • Edhe Tarifa edhe Kulla pergjigje ekselente qytetare.
    Na i ngrohet zemrat qe na i ka kallkanosur politiqenëria

  • Po ç’tu deshë o mavri që ike nga atdheu, ku balta është më e ëmbël se mjalta !… .Ti dhe disa të tjerë intelektual të përkdhelur të socializmit që iknën nga shqipëria,pas 1990 u larguat nga atdheu në kohë rreziku e trubullirash politike,ikët tamam si mreti Zog kur shqipëria u sulmua me 7 prillë 1939 ,nga fashistët italian .

    Në vend të dilte malit të luftonte bashkë me shqiptarët ai ja mbathi jashtë vendit ,iku me familjen e tij të shpëtoi bythën . Edhe ju bashkë me disa intelektual ja mbathët ,jashtë vendit ,nuk evidentuat në mënyrë konçize frymën patëriotike si Sevo Tarifa,Nexhmie Hoxha që nuk u largua asnjë minut nga atdheu si në kohë të mira ashtu dhe në të vështira ,i qëndruan besnik atdheut ,në kohën e trazirave të përgjakshme të 1991-92 ,dhe përgjakjen e marsit të 1997 -1998 .dhe po ashtu në luftën civile veri jug ,ku u vu në ? ekzistenca e shtetit shqiptar ,drejt shpërbërjes më mars 1997.

    Pllumb thuaje troq ,nuk treguat frymën e shembullin e qëndresës në kohë të vështira kur atdheut i duhej prezenca juaj ,nuk treguat as ndjenjat e forta e shembullin të atdhedashurisë për brezat që vijn ,dhe për bindje të pa lëkundura të dashurisë ndaj atdheut pa kushte .

    Jo të tregosh përralla sipas erës që frynë ,siç ndodhë rëndomt në kategori njerzish tru shpërlarë ,me karakter të dobët ,dhe pa nivel kulturor ose intaçor ,kur vlersojnë figurën e legjendarit Enver Hoxha .

    Ku ,pa dyshim “Lavdia shkon te ai që nuk e kërkon” De Gol

    Enver Hoxha është burri më i madhë i kombit në histori për të rënkojnë edhe malet .Enver Hoxhën e kërkojnë ……..Ai s’ka vdekur duan apo nuk duan liliputët që kan mbi si kërpurdhat pas shiut ,ai është i gjallë ,është në krye ,është ballë për shqiptarët e bardhë,..

    • Fteri kapterri……kelyshet e kuq me enverin ne krye jane kanceri i ketij vendi. Po perse o fytyre dhjera hipokrite emigroni ne vende kapitaliste perendimore armike te enverit dhe jo ne kine apo kore te veriut?????
      Pergjigju kesaj pyetje o i fandaksur qe te ka hedhur trute e gomarit enveri me ideologjine e tij te helmuar.

      • O Ushtari fashist -Sulo fshatari bythëlëpirsi i kapitalizmit shtazarak ,anti njerzorë kapitalizmi grabiqar ku njeriu ha njerin ,vret pret kjo është zbaton strategjinë e mashtimit ,ku në pejdestal ngrihet korrupsini galopant në të gjitha fushat ,në shqipri që kur erdhi Partia e Peedeerraavve ,zbatoi me konseguencë programin e shkatrrimit të çdo gjëje deri në kuotën ZERO ! Në shinjestër u vu programi i shkatrrimit veprave industriale e bujqësore ,shkatrruan fabrikat e uzinate ,ndërmarrjet e ndryshme të ndërtuara në periudhën e socializmit .Dëmet jan të ap llogaritura në milarda dollar ,kjo ndërpreu mundësin e vazhdimit punësimit dhe punës në shqipri ,populli mori rrugët e Arratisë nëpër botë si skllevër të kohës moderne .Pranda populli u largua sepse shkatrrimi shqipërisë në kuotën Zero ishte strategji e kapitalizmit për ta shfrytëzuar këtë vend,prandaj vazhdon koorupsioni galopant tash 30 vjet ,u grabit pasuria e shqiptarve.

        Propoganda borgjeze u lëshua pas 1990 -tës me të gjitha arsenalin e saj të propogandës false dhe ndërtoi iluzionin optik e psikologjik ireal mbi mrekullitë e botës lirë e çekut bardhë ,firmave piramidale ,dhe shkatrrimit ushtrisë e trafikimit armatimeve e municionit nga banda mafiozë politik .Të rijnjtë shqiptar tepër naiv dhe të pa ditur dhe të pa mësuar me merimangëm helmuese kapitaliste ,kërkoi ta “shijojë” këtë “botë të lirë” si prostitucioni ,droga ,trafiqe deri te bandat e vrasjet si jashtë ashtu dhe brnda shqipërisë ,kur këto fenomene në kohën e Legjendarit burrit më të madhë e të lavdishëm Enver Hoxha nuk niheshin fare Zero në shqiperi .

      • More zoti sulo fteri shkruan realitetin ty nuk te pelqen shko edhe ti ne usa .po mos te ishte djegur e shkaterruar vendi sot te gjith shqiptaret do ishin kthyer ne token mam. por aq ke aq flet e shkruan .usa e perendimi edhe sot bojn eksperimente me ne .fol realitetin nqf je ballist te jap nja dy pula dhe dy dopjo raki qe te qetesohesh.

  • Nuk bën kurbeti për artistët o Pëllumb. Kthehu në Fier, pleqëro rehat, të fali Enveri për ballist e jo më myzeqarët. Hajt xhani lalës se do të gjenden nja tre-katër lalë të na shoqërojnë ne ditën e madhe dhe nja dy-tre të tjerë të hedhin ndonjë lule ose cigar duhan thjesht pse lexojnë emërin, pa na njohur personalisht. Pleqëri të mbarë dhe mblidh mëndjen.

  • Po z Kulla keni plotesisht te drejte edhe pse falimentuan si sistem ne fillim te viteve 90 ta vazhdojne te ozurpojne pushtetin nuk i kane hapur rruge inteligjences qe ka studiuar ne perendim dhe keta jane me mijra,perkundrazi ne superstrukturen e ketij sistemi te kalbur shikojme monopolizimin e debatit publik te z Tarifa me shoke ka ardhur koha per njerez dhe ide te reja

  • Te dy e treguat veten burra te nderuar me repliken tuaj.
    Ky eshte mendimi im.
    Sa per Enverin, problemi yne si shoqeri nuk eshte se duam diktaturen.
    Nuk duam berishizmin blegtoral, rilindiotet snoba dhe te neveritur ne boshesin e tyre.
    Por nuk kemi me se ti krahasojme.
    Ndaj shkojm te ajo.kohe ku se paku, arsim, rend, shendetesi, punesim ishin te garantuara.
    U vrane ata qe ishin kunder?
    Po dhe sot njesoj. Te heq dinjitetin dhe buken partia, te ka vrare njesoj.
    Edhe te vdes kur eshte nevoja si Trebicka me shoke.
    Lukjeta Bozo e shprehu ashtu si e mendojme ne.
    Mua me duket se jemi shumica.
    Dilni ne rruge flisni me njerzit, ata keshu mendojne.
    Epo para nje plehu si Saliu e nje fyelli si Edvini, normal te shkon mendja te Enveri, ca t thush

    • O Redi o shok
      Po mos ish Enveri nuk do ishin Saliu dhe Edvini.
      Saliu do ish bari ne Tropoje.
      Edvini eshte aty ku esgte se eshte cuni Kristaqit.
      E kupton lojen?

      • Kèshtu si shkruan ti Blloku na del qè, po tè mos ishte Enveri do tè kishe xhandarèt e Burgajetit me princin nè krye. Hajde tè ikim o Badall se kemi do punè çera!

  • Ndryshimi i sistemit pas 90 ishte nje gje e mire, ashtu si nuk ishte shkaterrimi i cdo vlere materiale e shpirterore te krijuar me pare. Ndryshimin nuk e solli Saliu, si ai
    pretendon, por Ramizi. Pse? Se e pa qe uragani i ndryshimit kishte perfshire gjithe Lindjes dhe kishte mberritur edhe ne portat e Shqiperise. Dhe ai pa si katalizatore, ose shpetues te bythes se Byrose, mjeket sherbetore te Bllokut si Berisha me shoke. Zoti Kulla, nuk mund te pranojme qe Saliu komunist, do te perfaqesonte nje parti antikomuniste te djathte. A mund te me thote njeri, se pse u hoqen me marifet djathtistet e mirefillte, burra zoterinj si Petrit Kalakula, Tomorr Dosti, Dylber Vrioni, Ridvan Peshkepia, etj.. U hoqen se u prishnin punen komunisteve, ne partine pseudo te djathte.
    Zoti Kulla duhet ta kuptoje se sistemi i diktatures ishte shume i komplikuar, ashtu si nuk duhet te mohoje, qe cfare u ndertua para 90-es, as nuk mund te krahasohej me ate te pas 90-es. Duket se regjizorit te Estades se Fierit i ka mbetur peng puna e gjyshit dhe e quan veten me fat qe mundi te ushtroje profesionin. Kjo eshte e vertete, se ai sistem, te cilit i bënte fresk edhe Saliu, duke riparuar byroistet, ishte paradoksal. Enveri vrau edhe ish kunatin, por te birin e ngriti ne rangjet me te larta akademike.

  • Kush e ushqen urrejtjen dhe pse?
    Kjo eshte pyetje per zotin Tarifa dhe zotin Kulla.
    Kurthi i llogores e ka quajtur Thano qe e drejton kete gazete.
    Kurthi i llogores prej 30 vitesh na ka zen syte dhe kemi pare partite ne vend te Shqiperise.
    Po u lem pas femijeve tane nje vend pa moral, pa dinjitet, pa te ardhme.
    Gjynaf, e ka falur perendia kete vend, jemi degdisur steoave te botes, nuk kemi pare bukuri natyrore te atilla si Shqiperia jone.

  • I lexova me vemendje te 2 shkrimet si te Z Tarifa dhe Z Kulla , tek Z Kulla pashe shkrimin e nje intelektuali qe dha nje mesazh universal qe per cudi do ta marr nga shkrimi i Z Tarifa George Washington, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, i atij vendi që juve ju është bërë strehë, e ka formuluar në mënyrë brilante këtë që sapo ju thashë me këto fjalë: “Ne nuk duhet të shohim prapa, përveçse kur duam të nxjerrim mësime të vlefshme nga gabimet e së kaluarës dhe për të përfituar nga eksperiencat për të cilat kemi paguar shtrenjtë”.
    Pra ky qe edhe mesazhi i Z Kulla i cili sic thote edhe vete nuk eshte pranuar si i veti nga asnje krah politik dhe kjo e nderon sepse eshte OBLEKTIV ( aq sa mund te jesh pas nje jete te tere qe ka qenen ne teh te thikes)
    Ndersa shkrimi i Z Tarifa mu duk shume meskin duke bere ne 80% te tij avokatin e mbrojtjes se Z Sevo per te cilin me sa pashe Z Kulla nuk ka shprehur asnje ofeze dhe pranon se nese ka shkruar dicka qe Z Tarifa e quan te tille ai thote se eshte keqkuptuar
    PRA THELBI ESHTE BOLL ME KETO MESKINITETE , AKOMA SHOHIM SE GJYSHI IM KA QENE PARTIZAN DHE DUHET TE VOTOJ PS DHE TE MBROJ ENVERIN , KURSE NESE GJYSHI IM KA QENE ME BALLIN UNE DO VOTOJ PD
    Sot asnje parti nuk eshte e denje te votohet , AQ ME PAK per arsye personale trashegimie familjare . PRA TE QENDROJME NE LLOGORE te gjitha partite jane tradhetare te ceshtjes kombetare dhe antipopullore , PRANDAJ BOLL ME PARTIZANE E BALLISTE E ENVERISTE , por te shohum perpara dhe t i hedhim ne koshin e plehrave partite e leshit PD+PS+LSI qe ferkojne duart kur shohin se njerezit qendrojne akoma ne llogoret e gjysherve te tyre

  • Debati përfundon bukur dhe me dinjitet, ashtu si ju përket dy intelektualëve fisnikë, që janë të zot dhe reflektojnë edhe brenda vetes të tyre, që janë të aftë të njohin dhe pranojnë gabimet apo keqkuptimet ndaj njëri tjetri. Që janë të atij niveli që të kërkojnë edhe ndjesë tek njëri tjetri. Dhe ky debat duhet të jetë një mësim për të gjithë kategoritë e njerëzve, deri edhe të politikës, që nuk pranojnë kurrë ta ulin hundën ndaj tjetrit, aq më pak të kërkojnë ndjesë, se e quajnë “poshtërim” ndjesën dhe fjalën “më fal”. Në rastin e përgjigjes së djeshme të z.Fatos Tarifa ndaj z.Kulla, shkrimi i tij m’u duk diplomat, më tepër për të zbutur z.Pëllumb, pasi ai ia njeh mirë penën z.Pëllumb. Dhe kjo arriti të bëjë efektin e vet, në këtë replikë të butë, me reflektim dhe të tërhequr të z.Pëllumb. Shkrim i shkruar me zemër nga z.Pëllumb dhe jo me diplomaci si z.Tarifa.
    Sa për komentin e “Natashës së lodhur” mendoj se është e tepërt t’i tregojë gazetës se çfarë duhet të bëjë, dhe se ku duhet t’i botojë debatet dhe replikat e dy njerëzve publikë. Gazeta ndjek dhe ka politikën e saj.
    Gjithë të mirat, dhe kujdes nga covid-19 -ta!
    Rroftë Qveriu me shokët Edi Rama, Stali Berisha, Lul Basha, Edi Paloka me co.

  • Nuk duhet tè mbèshtesim Kullat cilado qoftè lloji i tyre, pasi kullat, nuk janè e nuk mund tè quhen Kèshtjella. Kalatè jetojnè nè mijèvjeçarèt e historisè, ndèrsa kullat mund tè shemben e tè ringrihen nga provincialistèt pèrkrahès tè feudit tè rradhès. Pèr tè dhènè njè mendim ose ide pèr kèshtjellè nuk mjafton gjykimi nè bazè tè interesit personal. Tè gjitha ngrehinat kanè dhe viktimat e tyre, siç dhe kanè heronjtè e tyre. Ata qè ndèrtojnè kanè me vete gjithmonè meritèn dhe ajo, nuk mund tè mohohet e tè shembet me fjalè. E nise me shpatè me majè zoti Kullè dhe e mbylle me njè biçak tè vogèl edhe pse domethènès xhesti paqifist i mbylljes nè paqè. Kèshtjellat duhen ruajtur e mirèmbajtur, vèshtruar e vizituar. Ata janè burim force, rezistence dhe qèndrueshmèrie pèr tè mbijetuar njè popull.

  • Tani rradhën e përgjigjes e ka Tarifa! Ju të jeni në qëndër të vëmëndjes, kjo ka rëndësi, të formës « a do më për Belulin »! Me Tarifën mund të pish edhe kafe, por Hoxha nuk kishte asnjë të mirë, pavarsisht që të paska përkrahur si asnjë tjetër! Është krijuar një urrejtje e madhe sa mali i Tomorit, por kjo mund të shuhet në rast se të gjithë do t’a urrejnë atë rregjim njëlloj si ju! Kjo është përmbajtja e shkrimit tuaj z. Kulla. Paskeni shkruajtur edhe libër, në mënyrë që të lëni « litarin jashtë » me mllefet e tua dhe të mos n’a shqitesh asnjëherë! Në këto 30 vjet, ju z.Kulla keni qenë një nga ata që keni përçarë shqiptarët me mllefet tuaja dhe sado të përpiqeni t’a paraqisni veten si personalitet i kulturës, jeni i damkosur, jo nga biografia që e mësuam të gjithë, por nga ligësia. E keqja më e madhe e shqiptarëve është që luftojnë njëri tjetrin dhe në këtë drejtim keni dhënë kontributin tuaj të pamohushëm.

    • fiks fare komenti juaj KUFITREGUES .shpresoi ta kuptoi kllapoda’n -Kulla qe u mundua të na kthej një përgjigje tip -kullandriisje,ose kallaisje ,për të mbuluar arrrnimet e ndërgjegjes kalbur.

  • Tomi dhe Xherri replikojnë.

    Tomi dhe Xherri bënë ujdi një ditë,
    Që publikut t’i sqaronin biografitë,
    Këtë duhej ta fillonin me një debat,
    Dhe të replikonin pa rënë në mëkat.

    Foli Tomi duke e quajtur Xherrin servil,
    E se gjyshi i tij paskej qenë kodosh e kopil,
    Pastaj u përgjigj Xherri paksa nervoz,
    Se i ati i Tomit kish humbur shtëpinë në bixhoz.

    Tomi u xhindos dhe të jëmën ia shau,
    Se ajo komshiut një thes me grurë i përlau,
    Dhe se motra e Xherrit shkonte me para,
    Me çdo lloj miu, qoftë edhe mi maskara.

    – E teprove, – i tha Xherri Tomit në celular,
    – Dije se po nuk kërkove falje do të të var,
    – Dakord, – tha Tomi, edhe ti falje të më kërkosh,
    Për gjyshin që ma quajte si kopil e kodosh.

  • DITA PERGEZIME PER DEBATIN TARIFA P KULLA TE TILLE KUALITE I DUHEN ATDHEUT SI MANDILI ISLAMI MYSLIM PASHA ME QETESI DHE OBJETIVE TE FALA NGA FIERI

  • Ka zbritur vete JEZUSI ne Toke.Ju lutem lexojeni kete Pasazh te “BIBLES” qe ka per autor te Pa arritshmin PELLUMB KULLA te jemi krenare qe qe jemi Bashkekohes te TIJ.

  • Kemi dy persona ,qe shkruajne dhe japin mendime .Doja te vecoja z Tarifa ,mundohet me sforco te tregohet nje intelektual “demokrat ” qe hidhet e perdridhet me shume siklet ?.
    Kurse nga ana tjeter kemi Zotin Pellumb Kulla, pervec penes se tije brilante , me te drejte i del nga shpirti ,ti pergjigjet djalit te Selfo Tarifes ,dhe me shume finese dhe megjithe se frenon shume , tamam sic i takon nje intelektuali te mirefillte ,nxjerr ne pah nje te vertete te hidhur te atij rregjimi diktatorioral ,qe na ka lene ne mizerabilitet te plote .Me keqeardhje , u shkaterua mireqenia ,por mbi te gjitha u shkaterua ne embrion njeriu ,e kjo me tmeron me shume dhe duhen shume dekata te riparohet shpirti i popullit te mjere shqiptar. .Kjo kuptohet fare mire ,me gjithe se kemi 30 vite ,qe populli i jone i mjere e i leckosur voton per keto tre banda ,ish pjelle e PPSH me emra shume te “bukur” .E kjo eshte shume e frikeshme ,e dhimbeshme ,kur do behemi dreqi ta mare ne populli me llogjike ,dhe te kuptojme kete tragjiko komedi qe na rethon . Pse o popull bini ne gracken e ketyre anti shqiptare politikane te ketij tranzicioni post komunist . Mos haroni ,dua tju kujtoj se nje here ne kater vjet ,i keni ne dore keta 4 bandite ,pse flini gjume ,pse nuk reagoni ,te pakten mendoni per femijet tuaj ,qe me keqeardhje dita dites marin aratine neper bote .Jeta eshte shume e shkurter ,shijoheni jeten dreqi ta mare ,dhe mbi te gjitha behuni te pakten nje here te zgjuar ,se jane vetem 4 rugace pjelle e PPSH ,djemte nostalgjike te saj , qe po ju bejne zbor me zvaritje ne keto 30 vitet e fundit .
    Me lejoni z Kulla tju them faleminderit per shkrimin tuaj brlant e me shume art te holle .

  • Eshte nje shkrim , qe mund ta shkruante vetem Pellumb Kulla , qe eshte shkrimtar dhe atdhetar . Zenkat shqiptare , me biografite , ka 80 vjet , qe sundon politiken dhe jeten civile shqiptare . Te pakten Enveri e kishte te shkruar , qe ben lufte klase deri ne brezin e trete . Po ku e gjetet te drejten , qe kete platforme naziste , ta vijoni 3o vjet ne Demokraci? Kjo eshte tamam naziste , qe gjoja luftohet , per rracen e paster ariane . Me pak fjale na i prute Hitlerin te gjalle si dhe Enverin . Duhet kuptuar sakte se ne c’do kohe , njerzit do pershtaten te punojne , pa shkelur ligjet . Femijte nuk pergjigjen , per bemat e prinderve , ashtu si dhe prindrit , per femijte mbi 18 vjec.Shqiptaret e kane veshtire te bejne autokritike . Pellumbi eshte per t’u falnderuar , qe hapi nje faqe te re te demokracise shqiptare . Zgalem .

  • Ketij shkembimi letrash i thone:
    Une nga Lushnja, ti nga Fieri, hajde te hame nga nje te embel….. tek Restoranti Pilo Lales…

  • Nje debat mese i damozdoshem,per ecien me tej te shoqerie sone..qe. mjaft po*hame kokat* me njeritjertin Falemindrit te dyve. Sa komentuesve,dashamires se pari te ecurise se vendit tone..
    Bukur thena ajo shprehia mjfta me me-x.y.z-ta.Koha therret…!
    Jemi te vonuar.. Thenia:…
    OPOZITARE po VELLEZER ne PLAN te PARE.!

    Dhimbia e madhe POPULL
    Dhimbia e madhe popull.

  • Une nuk lexova asgje nga Pellumb Kulla.Ne fakt kur pashe emrin kujtova ndonje shkrim tradicional te tij me idera brilante,por titulli ma zveniti idene per t’a lexuar kete shkrim.Here tjeter presim dicka terheqese,sepse jemi lodhur me keto budallalleqe,partizan -ballist.Lerjani historise te meret me kete,ashtu si gjermanet i a lane historise te meret me problemet e luftes dhe vete cajne perpara pa komlekse nga e kaluara per njeri tjetrin.Shikoni ku eshte sot gjermania,njerez jane edhe ata ,por jane puntore te medhenj .Edhe politikanet synojne punen jo idiotizma ,metastaza te se kaluares.25 prilli do t’iu tregoje sa burra jeni .Shkoni votoni ,atje eshte zeri juaj ,jo ketu me blam-blam.

  • Mua më bëtë xheloz z. Kulla. Unë mbahesha me « biografi të mirë » në atë kohë, ndërsa ju thoni se mbaheshit me « biografi të keqe ». Por, ju paska përkrahur « Diktatori », ndërsa për mua as e dinte se ekzistoja! U ndrua sistemi dhe ju dolët me « biografi të mirë », ndërsa unë u ktheva me « biografi të keqe ». Në të dyja rastet ju keni dalë i fituar dhe unë i humbur. Sa për çështjen e kufirit që ju përmëndni, duhet sqaruar, sepse asnjë nuk lejohej që t’i afrohej pa leje të posatëshme nga Ministria e Brëndëshme. Banorët kufitarë ishin paisur me dokument personal. Pra, mos e llogarit se të kanë persekutuar, kur kjo ishte për të gjithë. Përfundimi, është se dole më i privilegjuar se unë, sepse jeni më i shkathët dhe dini si t’i përshtateni ambjentit, ndërsa unë drejt dhe drejt që të ruaj cipën e lëkurës.

  • Paske qënë guak fare, o P. Kulla. Të kemi duartrokitur si artist por paske qënë ballist, i maskuar.
    Turp të të vijë.
    Ti mund të bësh komedira me Lipe Shtogun por nuk ke zë as mendje të flasësh për Enver Hoxhën dhe as për intelektualët e shquar si Tarifa dhe të tjerë..
    Na paske mashtruar për shumë viti, ti kërcikuq i djallit.

  • Fteri,Drejtesia,Syri etj…jane ithtare te Enver Hoxhes.Edhe ne Gjermani e ne bote ka ithtare te Hitlerit,te Stalinit e ku di une.Prandaj jemi demokraci.Nuk cuditemi per kete.Vazhdoni enveriste luften partizan -ballist se me keto mendesi do ecim perpara.Lexoni me lart c’fare kam shkruar ore derdimene.Merni shembull nga gjermania.E shoh qe ju jeni te semure dhe te semurit i behet rruge bile ndihmohet. Thone qe plaku behet i ri duke kujtuar rinine e tij.Iku ajo kohe.Lerjani historise.

  • Uroj gazeten Dita,qe i le hapesire te shprehen edhe Komunistet edhe Ballisto-Zogistet.
    Ky forum eshte si tribunat e shesheve popullore ne Londer,ne shek XIX.Hipnin Cartiste,Socialiste,Ruajaliste,Filozofe,Dokere,Pijanece,Anarkiste,qe llapnin zhgarravinat qe kishin ne koke.
    Nga kjo Angline nuk e gjeti ndonje e keqe.
    Vetem Marxi u fsheh vrime te Bibliotekes dhe zhgarravinat e tij nuk guxoi ti shpalose ne Tribunen popullore,por ja hodhi klases punetore fshehtas me fashikuj,si traktet e Partise.

  • Eh mo Demo edhe Marksin, pasi Ti i zgjidhe tere punet e Shqiperise dhe Europes, e bere cope cope.
    Po lerua gjermaneve dhe shkencetareve me bole ta gjykojne. Ti nuk lidh dot ushkurret… E mjera Shqiperi cfare mban ne gji.

    • Saadi
      Nuk zihen kurre dy njerez me Tru,
      As nje i mencur me nje mendje Hu,
      Se ne qellofshin qe te dy me Brire,
      Terhiq e terhiq, kepusin edhe Zinxhire…..
      Pellumb i bekuar qofsh qe na/u dhe nje mesim se si duhet te respektohen Shqiptaret me njeri atrin…..

      Te kerkosh FALJE eshte niveli me i larte i civilizimit, eshte pergjegjshmeri per vehten dhe per ate qe quan kundetshtar. Kjo i mungon qe ne krye te heres Shqiptarit. Ne se qe ne hapat e para do i mesonim femijet tane, sidomos ne hapat e para ne shkolla, me qendrime te tilla si, Te lutem, Me fal, Faleminderit, Me leje…do ishte nje mrekulli…
      Te gjithe komentuesit te vleresojne pra .. duhet ta ndjesh veten te realizuar…

      Saravangllavinglla

  • Syri E ke ne njejes sepse vetem nje sy paske njelloj si ky timiPer kuriozitet nipcja me tha :Gjyshi ,na ler ndonje kujtim nga jeta juaj.Shkruaj dicka .Ti thesha qe 40vjet maleve me fshataret qe e kishin te ndaluar te jetonin ne qytet,nuk do e besonte,ti thesha qe ngarkohesha nga qyteti me 2 pllaka buke dhe i conja ne fshat,prape nuk do te besonte,ti thesha qe nenat me femije te vogel duhet te mernin autorizim nga mamia e fshatit qe te mernin gjysme litri qumesht per femijen,prape nuk do te me besonte.Keshtu qe i rashe shkurt:Ne Qytet zinim rradhe qe ne darke per te marre 2 shishe qumesht te nesermen nga ora 6 e memengjezit,aq ishte racioni.ete tjera e te tjera.Do me per belulin?Ajo kohe u permbys,Mire ,keq .Njeriu shikon perpara.Kur martohet cifti pse e urojme:Me trashegime!pra jeta vazhdon ,

    • Mos u merzit o mali,se ke plot gjera per t’u trguar niperve te tu.
      Filloje qe tani keni shume pare se gruaja dhe vsjza jote punojne prostituta dhe nxjerrin pare te madhe.
      Djali yt shiste droge por u kap dhe eshte ne burg.
      Ti vete nga mesues je bere hajdut xhepash dhe je mjaft i lumtur deri sa te kapin dhe te hash sapunin ne sume.
      Ja keto tregoua niperve qe te ndjekin rrugen tende demokratike te mireqenies!

  • Mesazhi eshte I mire dhe paqtues. Padiskutim. Duhet te shkeputemi nga ndarja me thike e te shkuares. Por s’ke c’ti besh, historine e bejne njerezit. Replika miqesore eshte mes dy ish ambasadoreve ne Amerike, ku as njeri dhe as tjetri nuk vinin nga shkolla e diplomacise. Por fale njohjeve dhe kombinimeve me kthesa. Le ti themi pak shkoqur gjerat. Lufta e re ballisto – partizane rinisi ne “91, kur per te kapur fiq qe ishin larg rrezes profesionale u shpiken njollat ne biografi. Persa i perket Enverit, edhe ai ishte peng I sistemit. Sidoqofte, mesazhi paqtues eshte I mire, qofte kur e shkruan z. Kulla, qofte xhuxhumaku apo tridhjete pseudonimet e te njejtit komentues qe qepet pas kepuces.He, se desha te kujtoj frazen se nuk eshte veshja qe te ben prift. Edhe Flamur Noka eshte doktor ne mjekesi, por asnjerit nuk ia mban te vizitohet tek ai.

  • Menjëherë pa rënies së murit të Berlinit, erdhi në Shqipëri një personalitet, të cilin pata fatin ta takoj dhe, ta dëgjoj në diskutimet me një komunist të thjeshtë.
    Komunisti i shpjegonte ndryshimet që ishin bërë në Shqipëri pas vitit 1938.
    Po, i tha personi që kishte ikur në itin 1938 nga Shqipëria.
    Ke të drejtë për të gjitha që thua, por ti nuk e di se çfarë mund të bëje e as çfarë ke humbur në 50 vjet.
    Pëllumbi dhe Fatosi (por edhe fenomeni Luljeta me shokë e shoqe), e patën fatin të shohin mjerimin kapitalist dhe të na tregojnë për njerëzit që vdesin për bukë poshtë urave. Ata e panë me sytë e tyre, ndërsa e lexonim në faqet e gazetës Zëri i Popullit, që veç i popullit nuk ishte.
    Suksese në jetë të gjithëve, të persekutorëve dhe të persekutuarve,

    • Bravo Soza,mire ata nuk paskan kuptuar atehere se cfare paskan humbur per 50 vjet,por a mund te na spjegosh ti sot pas 30 vjet shkerdhatokraci se cfare kemi humbur jo vetem nga zhvillimi i kapitalizmit,por edhe nga e gjithe pasuria kombetare e ngritur ne kohen e diktatures komuniste me djersen dhe gjakun e popullit,qe u grabit nga banditet sundimtare antikomuniste?

      • Pasuria e vënë me gjak dhe djersë nga populli u grabit nga po ata që ishin për 45 vite në pushtet, dmth. nga komunistët. Ju karandjotët jeni aq të trashë sa dhe të gënjeni nuk dini. Saliu yt ka qënë sekretar partie ke spitali… psiqiatrik, me librezë anëtarësie qysh nga mesi i viteve 60′-të, komunist i devotshëm, 54 vite antar i partisë komuniste ja ka kaluar dhe diktatorit. Haveli ka një shprehje lapidare për ju skuthat e diktaturës komuniste.

        • Po ti KAR andjot qe e votove per 30 vjet Saliun per te qaene ne pushtet cfare muti je?
          A nuk je edhe ti po aq kelysh kurve sa ai ne mos me keq?
          Kujt ia kerkon keto krime,o legen shurre,apo te kujtohen burgjet dhe internimet dhe tani i shtrohesh ne gjunje nje ish komunisti kriminel?
          Kujt i vclejne keto llapaqeniet e tua tani pas 30 vjeteve,kur ty te kane rrjepur si kec dhe ata kane ngrene mishin tend,ndersa ti ke ngrene mutin e tyre?

  • Zoti i nderuar Kulla ,shikoni ju lutem komentues qe jane per fat te keq me shumice ,dhe lavderojne diktatorin e diktaturen . E ju kundershtojne juve fare pa llogjikke . Mjere ne .

    Mire thonte gjyshi i im . Bile e perseriste shpesh here.

    NUK BEHET SHQIPERIA ME DERRA , Jo mor JO , o nipi im , i dashur .

  • Ballist
    i pare:-more,cfare ere mban gjaku?
    Ballisti
    I dyte:-mbyll te shkrete…era mut mban
    Balliste i pare:-obolo…i ka une se jam plagosur.
    ESTRADA E FIERIT.AUTOR DHE REGJIZOR PULLUMB KULLA.

  • 100 per 100 dakort me Natashen e lodhur. Kjo lloj menuje e perditshme neper gazeta eshte mielli serb qe mban ne pushtet kriminelet. Hani o popull, se ju ben mire

  • Po mire.more Pellumb,e morem vesh,qe ti e paske njohur Enverin,qe te ka mbajtur ty me mire se mua komunistin e thjeshte qe tere jeten me coi ne fshatrat me te larget te vendit tere jeten per te qene koimisar i dritesmndersa ty ne mes te qytetit,ne nje pune qe ta kishte zili edhe sekretari i pare i PPSH se rrethit!
    Vertet ke vuajtur shume,sepse ke qene komisar i nPPSH me shume se une,ndersa tani po na ankohesh!
    Turpoi te mbulofte,o i mallkuar,qe je mosmirewnjhohes,hipokrit,por edhe shpirt lig!
    Meqenese sa ishte gjalle xhaxhi Enver,nuk guxoje te deklaroje hapur keto qe derdellit sot per ate dhe socializmin,po keto 30 vjet pse nuk guxon te denoincosh krimet dhe korruypsionin e sundimtareve demokratike?
    Ja psh,a kemi patur ndonje filiz demokracie dhe shteti ligjor keto 30 vjet ne shumica e shqiptareve?
    Do thuash zotrote se tani flet cfare te duashy dhe nuk te denon njeri?
    Ketu ke te drejte,por ama kaq vlen liria e ime,te DERDELLIS pa hesap,por LIRIA nuk vlen ne se ulurimen time ndaj padrejtesive as e degjon,por as e zgjidh njeri!
    Atehere per cfare me duhet mua kjo e drejte?

    Besoj se e ke lexuar ne Kushtetuten e RSH,neni 2 qe percakton se “Sovraniteti ne RSH i perket popullit”!
    A di gje zotrote te na thuash se cfare te drejtash paskam une realisht meqenese qenkam shpallur SOVRAN?
    Ne se ky titull me vleka mua vetem sa per t’u perdorur si LOLO,per te hedhur voten nje here ne 4 vjet,por jo per ate qe dua deputet,por per ate qe ka dashur kryetari i partise,atehere,pse behen zgjedhjet fare?
    Mire kjo,por a je dakort edhe ti,se DEPUTETI ESHTE PERFAQESUES I POPULLIT?
    Ne se po,atehere i bie qe deputeti duhet te perfaqesoje interesat e te gjithe popullit shqiptar nga jugu ne veri,bi8le edhe shqiptarewve jashte vendit,por ne fakt ky deputet nuk ekziston ne Shqiperi!
    Se deputeti nuk zgjidhet dhe nuk votohet nga te gjithe shqiptaret,por vetem nga banoret e nje qarku te vetem,sepse keshtu manipulohet me mire zgjedhja e tyre,behet me i lehte blerja dhe shitja e votave dhe kontrolli i ketij procesi behet kollaj nga te FORTET Be zones!
    Ku eshte ketu demokracia dhe SOVRANI popull?
    Nje vrime ne uje!
    Por ti nuk merresh me keto gjera kaq te vogla,se ti ke interesa te medha personale,ndaj ne vend te merresh me hallet e sotme te popullit,merresh me te vdekurit!
    Vazhdo edhe HA KOCKAT e te vdekurve se ato te japin kenaqesi dhe lumturi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *