Le të qeshim me këtë racë politikanësh

Leda Hysa

Nga Fatos Tarifa

Në ç’vend jetojmë! Në një vend, të cilit nuk i mungon asgjë për të qenë një vend vërtet europian, i pasur dhe i qytetëruar, veç një klase politike që të mund t’u jepte qytetarëve të këtij vendi një orientim për të ardhmen, besim dhe shpresë.

Dikush mund të thotë se ne, shqiptarëve, na mungon kultura politike për të bërë hapin e madh transformues, për të krijuar një demokraci të konsoliduar. Por, kultura politike, siç ka argumentuar Daniel Patrick Moynihan dhe siç ka ndodhur me popuj të tjerë, mund të transformohet edhe brenda një gjenerate. Sidoqoftë, një brez i tërë i ri ka lindur e po vjen në moshë në këto tri dekada pas shembjes së socializmit shtetëror dhe, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që janë kryer, Shqipëria ende rënkon nën peshën e një kulture politike që prodhon korrupsion, pasiguri dhe krim.

Ata që e mbajnë peng këtë vend nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, njerëzit që jetojnë me punën e krahut ose të mendjes. Pengesë për një transformim rrënjësor të shoqërisë sonë deri më sot janë bërë sistemi i korruptuar i drejtësisë që krijuam nga fillimi dhe klasa politike shqiptare, veçanërisht ai segment i saj, të cilit i është besuar procesi ligjbërës, që është baza e të gjithë procesit politik.

Shihni se ç’njerëzna përfaqësojnë në parlamentin e vendit. Ka pasur dhe ka mes tyre individëtë ditur e të ndershëm, të cilët i respektoj dhe i vlerësoj. Por këta duket se janë gjithnjë e më të paktë, ndërsa pjesa më e madhe e ligjvënësve tanë, siç i shohim e i dëgjojmë përditë, janë të paditur e të paaftë. Padituria e tyre është e frikshme;paaftësia e tyre, e rrezikshme.

A duhet vallë të vëmë duart në kokë për këtë gjendje e të ulërasim të dëshpëruar e në panik? Kjo nuk do të ndihmonte. Këtë kemi bërë deri më sot. Le ta ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj tyre. Le të fillojmë të qeshim e të tallemi me këtë lloj deputetësh. Ata janë gaztorët e oborreve partiakë dhe lolot me të cilët duhet të tallemi të gjithë, sa herë i shohim të kapardisen e të flasin në foltoren e Parlamentit. Të kapardisur thuajse të gjithë njëlloj, si manikinë të prodhuar nga e njëjta dorë. Dhe ndërsa flasin si kukulla të kurdisura nga duar të ngjashme, thonë fjalë të mëdha që s’thonë asgjë dhe shajnë njëri-tjetrin më keq se ç’mund të kenë dëgjuar veshët tanë të shahet në lagje, në rrugë,ose në një stadium futbolli.

Kjo racë politikanësh “përfaqëson” popullin në tempullin e demokracisë, në atë institucion ku populli duhet të ndihet dhe të jetë sovrani i vërtetë e vendit të vet, ku merren vendimet dhe miratohen ligjet nga të cilët qeverisen jetët dhe punët tona.

Një e treta e këtij lloji politikanësh janë “doktorë shkencash”. Një pjesë e mirë e tyre e kanë marrë këtë gradë duke vjedhur paturpësisht punët e të tjerëve. Vjedhës të paskrupullt që, si ligjvënës—dhe për shkak të këtij funksioni—janë bërë “doktorë” në shkenca! Jozefina ishte dje një e tillë; Taulanti e të tjerë janë sot.

Përse u duhet doktorata parlamentarëve tanë? Për të fshehur injorancën e tyre të thellë? Për t’u dukur të ditur? Harrojnë këta strucë të politikës se, sado që ta fshehin paditurinë e tyre, njerëzit i dëgjojnë se si ata arsyetojnë, argumentojnë dhe flasin në parlament. Shumë prej tyre janë krejtësisht anonimë, njerëz pa personalitet. Njëlloj siç kanë dalë nga hiçi për t’u bërë deputetë, ata shndërrohen përsëri në hiç pasi lënë mandatin e deputetit.

Njerëz të tillë nuk do të donim t’i kishin pranë as në tavolinë, e jo më në parlamentin e vendit. Por ja që, vetë ne, duke votuar partitë që i kanë vënë individë të tillë në listat e tyre elektorale, i kemi zgjedhur si ligjvënësit tanë. Kjo demokraci e brishtë që kemi krijuar po i vret përditë e më shumë idealin demokratik, entuziazmin dhe mobilizimin demokratik të qytetarëve, praktikën demokratike të ligjbërjes e të qeverisjes dhe shpresën e rinisë.

Qytetarët shqiptarë janë sot në një marrëdhënie të dëshpëruar e thjesht inercie me partitë politike, jo në një marrëdhënie besimi me to. Sepse besimi te partitë dhe tek ata që zgjidhen të drejtojnë partitë, ose vendin, është dobësuar, ose, më keq, ka humbur. Dhe ka humbur në atë shkallë, sa do të duhen shumë kohë, shumë garanci dhe shumë prova për t’u mëkëmbur e për të ngjallur një shpresë të re.

Shumë nga këta ligjvënës tërësisht të paditur—dhe shumë të tjerë si këta, që s’janë më në parlament—janë bërë pafund të pasur, ndërkohë që njerëzit e ditur dhe punëtorë të këtij vendi, ata që prodhojnë vlera dhe respektohen nga publiku, kanë mbetur të varfër, si dhe pjesa më e madhe e popullsisë.

Si përfunduam ne, shqiptarët, në këtë gjendje?! Si i lamë pasuritë tona kombëtare të grabiteshin e të binin në duart e pak njerëzve?! Si e lamë një pakicë, atë më të keqen, më të paditurën, të vijë e të ngujohet për vite e dekada me radhë në pozita pushteti dhe të bëjë ligjet e këtij vendi, të na vjedhë, të na shtypë ekonomikisht e të nëpërkëmbë dinjitetin tonë si individë dhe si popull?! Did not we play our part well?—do të pyesnim nëse perifrazojmë Augustin.

Çfarë bëmë gabim dhe si duhej të kishim vepruar në fillimet e tranzicionit tonë të vështirë—dhe vazhdimisht deri më sot—që ekonomia kombëtare, minierat, fabrikat, sistemet vaditës të mos shkatërroheshin, që prona shtetërore të mos grabitej, që pasuritë e pronarëve të ligjshëm të mos tjetërsoheshin por t’u ktheheshin atyre që u takojnë, që të mos ndodhte ajo marrëzi kolektive e vitit 1997, që të mos dilnin tanket në bulevard një vit më vonë, që të mos hidheshin në erë shtyllat e tensionit të lartë, që të mos vriteshin qytetarë të pafajshëm në Gërdec apo në bulevard, që të mos e braktisnin vendin një e treta e popullsisë, që të mos lindin më shumë fëmijë shqiptarë jashtë Shqipërisë sesa brenda vendit?Përse, për kaq gjatë, nuk kemi mësuar prej gabimeve tona? Pse edhe sot nuk ndahemi dot nga e keqja?

Përgjigjet e pyetjeve të tilla nuk janë të thjeshta. Madje, ende mund të mos i dimë të gjitha përgjigjet për këto pyetje. Por një gjë e dimë dhe mund ta bëjmë, pa e bojkotuar procesin demokratik, pa i bojkotuar zgjedhjet, por duke e përdorur të drejtën për të zgjedhur në një mënyrë të arsyeshme e të përgjegjshme.

Demokracia nuk na jep mundësi tjetër për t’i zhveshur nga privilegjet që u jep pushteti ata njerëz që nuk i duam, ata që janë të paditur, hileqarë e të ligj, ata që kanë vënë pasuri duke shfrytëzuar pushtetin ose lidhjet me të, ata që abuzojnë e tallen me votën e qytetarit.Demokracia na jep vetëm një mundësi për t’i nxjerrë njerëz të tillë nga parlamenti e për t’i zhveshur nga pushteti dhe privilegjet që u ka dhënë mandati i deputetit. Të mos i zgjedhim!

Dhe, meqenëse këta ligjvënës nuk janë përfaqësuesit tanë legjitimë e nuk i kemi zgjedhur ne, por sistemi për të cilin kanë rënë në ujdi dy partitë kryesore të vendit, le të kërkojmë që, në rrugë demokratike, përmes një plebishiti popullor, ta ndryshojmë këtë sistem zgjedhor që na është imponuar. Të kërkojmë t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë në parlament—jo më 140, sepse 140 janë shumë dhe të panevojshëm, por më pak se kaq—drejtpërsëdrejti, për atë që ata janë dhe për vlerat që kanë.

Le t’ua heqim drejtuesve të partive politike të drejtën për t’i zgjedhur ata vetë, në emrin tonë, njerëzit që do bëhen ligjvënësit e këtij vendi. Sepse partitë shqiptare gjithnjë e më pak përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deri më sot, ato kanë dëshmuarse nuk mendojnë për qytetarin e thjeshtë, nuk punojnë për interesat e vendit, por vetëm për ato interesa që i sjellin ato në pushtet, ose që i mbajnë në pushtet.

Ndërkaq, duke respektuar ata politikanë dhe ata ligjvënës që e meritojnë respektin tonë, le të qeshim e të tallemi me ata bufonë, plagjiatorë, injorantë dhe politikanë-biznesmenë padrejtësisht të kamur—nëse jo të kamur edhe në rrugë kriminale—që vazhdojnë të ulen në parlamentin e vendit, duke i treguar ata me gisht kudo që i shohim, si një turp politik dhe si një e keqe e madhe për këtë vend.

Kjo farsë e shëmtuar politike duhet të marrë fund! Le të fillojmë të qeshim e të tallemi me gaztorët e saj tani!

 

Share This Article
30 Comments
  • Faji nuk eshte i tyre.
    Faji i takon vetem ATIJ qe i promovon keta injorante dhe j’u jep mundesine te arrijne ne ato maja qe nuk i meritojne aspak.
    Jo me kot thote populli “Peshku qelbet nga koka”. Dhe sot Koka kryesore eshte me e qelbura qe kemi pare ndonjehere.

    • Bobo o Fatos, ke treguar qarte sa i ceket je. Po si do i besh zgjedhjet, me emra te propozuara nga kush? Apo seicili do vere kandidaturen dhe kush te marre me shume vota fiton? Ku e ke gjetur kete sistem elektoral? Me duket je ne fazen e shterimit te mendimit shoku Fatos, shpejt do e kuptoje edhe DITA. Kurse sa per te qeshur, mire e ke, ka shume ne Shqiperi, duke filluar nga ti vete, rektori anglosakson i nje shkolle turke. Bismilai!

    • Nje analize shume e sakte. Kjo analize eshte e vonuar ne fakt, pasi duhej bere prej kohesh nga te mencurit e kombit tone. Nuk ka rendesi se i kujt kahu je, te dhemb kur vendi yt renkon, calon -dhe keta politikane i kishin te gjitha mundesite qe te benin shume ndryshe, qe pasuria e trasheguar nga ish-sistemi te shfrytezohej ne te mire te kombit. Sigurisht qe ketu kane luajtur rol te fuqishem vendet fqinje qe nuk ka kane dashur te jemi konkurrente aktive, por thjesht “ngrenes” pasive te produkteve te tyre. Dhe na i shkaterruan te gjitha c’kishim. Me vjen shume inat me neokomunistet, ayta qe trasheguan dhe vazhdojne te trashegojne pushtetin nga ish Partia e Punes – perse e cuan vendin ne kete derexhe? Pushtetin po ajo klase e ka, mjafton te besh analizen e pushtetareve dhe e kupton qe jane po bijte e bijat ish pushtetareve te vjeter. EW kuptoj qe pushteti eshte joshes, por PERSE e cuan vendin tone ne sketerre? Eshte e frikshme qe shumica e popullsise kerkon te imigroje. Kombi yne po shteron. E c’mund te doje me teper fqinji yne qe nuk ia doli me vicat me hormone per te na vrare, me miellin kancerogjen, etj, me vajin vegjetal ne cisterna vaji makinash, etj, etj.? Ate aqe ata nuk arriten dot, pushtetaret tane po e bejne me duart e veta. Fatkeqesi!

    • O Fatos i shkrete!
      Ne se qeshim me politikanet e sotem,qe po na lereojne nenat para e prapa,kjo do te thote se jemi popull mut duke filluar nga ty!
      Jo te qeshim,por te shterngojme dhembet dhe grushtat dhe t’i bejme qe t’u dridhen kembet,sic ia bene studentet Rames qe edhe tani po flet me vete!

    • Që të ndryshojë politika duhet të ndryshojë kushtetuta, sidomos abrogimi i ndryshimeve Rama-Berisha në vitin 2008, për rrjedhojë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pa këto nuk përmirësohen cilësisht si ato vetë, ashtu dhe nuk mundësohet futja në lojë e alternativave të reja. Partitë që e kanë uzurpuar skenën politike, prej 28 vjetësh, duke u dhënë pushtet absolut kryetarëve që të formatojnë parlamentin, të mos pritet so do të mund ta bëjnë me vullnet të lirë. Shikoni si sillen me Kodin Zgjedhor. As votimin e deputetëve të listës së tyre nuk lejojnë që të jenë të hsçapura, që të jetë populli të votojë ata që mendon ai se janë të duhurit dhe jo më të pretendohet për më shumë. Pra ata duan që të ruhet status quo, ajo pra nga e cila vuajmë. Nëse ata, pra, nuk duan, si i bëhet? Kjo është pyetja që kërkon tash e sa kohë përgjigje. Njera mund të jetë thirrja që duhet t’i bëhet popullit nga shoqëria civile, intelektualët e pavarur, media dhe kushdo që ka një zë në publik të respektuar, nga brenda dhe nga diaspora, që të dalë ai në rrugë dhe të protestojë duke kërkuar me vendosmëri këtë ndryshim. Ta detyrojë ky manifestim popullor klasën politike të përfaqësuar në parlament që të të bëjë ndryshimet e duhura, ndryshe protesta nuk duhet të rreshtë deri në mosbindje civile. Sigurisht kjo kërkon propagandë dhe ndërgjegjësim të popullit ndryshe ai do të mbetet indiferent si deri më sot. Ngritja e njerëzve në protesta për të mbajtur një parti në pushtet apo për të sjellë tjetrën nuk është zgjidhje. Do mbetemi këtu ku jemi dhe që të mos mbetemi këtu, popullit duhet t’i kërkohet bojkotimi i partive, pjesë e të keqes, kur i bëjnë thirrje atij të dalë në protesta. Le t’i ndjekin militantët e tyre ato po deshën. T’u bëhet e qartë se po iku Rama, do të vijë Luli, po iku Luli do vijë Meta, më falni Mona, dhe avazi i ‘qemanes së Nastradinit’ do vazhdojë të dëgjohet. Ky është një proces i gjatë dhe që kërkon shumë përkushtim e sakrificë, por si në çdo proces duhet të ketë një fillim. Ka burra atdhetarë kombi shqiptar që duhet të dalin dhe t’i prijnë atij. Ndryshe demokraci, prosperitet e drejtësi nuk do të ketë në këtë vend. Ose në të kundërtën, mund të shijojmë hidhësinë, se populli është i kënaqur ndaj dhe e pranon realitetin. Atëhere le të bëhet si do ai. Ay është SOVRANI, siç politikanët tanë kanë qejf ta quajnë kur duan t’i marrin votën, dhe mbasi ua marrin marrin vendime në emër të tij, por më shumë në kurriz të tij!!!….

  • Zotni I nderuar: Shqiperis I mungon dija,dija e vetem dija, e lufta kunder genit te ashtuquejtun Hajdutllek.Pa luften kunder ksaj trashigimije shume,shume vjecare nuk besoj se Shqiperia do perparoj.Nuk e di si ti e luftove kte “gen”?Ndihmoje Shqiperin I nderuar professor e mos mendo e mos fol se profesorat e Universiteteve SHqiptare jane te varfer,ata jane jo te pasur por kaluar pasuris.Prandaj asht “geni”profesor qe na drejton ne kte rruge super te gabuar.

  • Cdo fjali në kete artikull brilant eshte shume e sakte dhe e vertete. Keshtu mendoj une, keshtu mendon rrethi im shoqeror, keshtu mendon populli.
    Ju lumte pena Profesor Tarifa.
    Respekte,
    Bora

    • U keputet ne bythe nga brilantet. Keshtu fillojne shkarjet drejt pisllikut ramutist. Ku gjenden kjo rrace servilesh injorante e te peshtire qe jane me te rrezikshem se kriminelet e politikes, sepse i ushqejne e i mbajne gjalle.

  • BORA MOJ BORE!BORA EDHE PSE E BARDHE E DHJESIN QENTE PERFSHI ATA BASTARDE SI PUNA E KETIJ TARIFES SI ‘ÇUN BLLOKU’ QE DUHET TE SHKOJE NE BURG PER HAJDUTERI BASHKE ME TERE KRRIMINELET SALI E LIKE FLORI ANDI BUSHATET ALABAKERINE E FEVZI

  • Ne fakt klasa politike me doktoratura ose jo, kete do. Qe te qeshim e te tallemi bashkarisht dhe le te veje ku te veje qerrja. Qejf o qejf dhe trasta plot/qesh gomar e qaj me lot.

  • Shkrim dhe Analizë e SAKTË ! Kemi 140 HORRA , BANDITÈ , KUSARÈ , PLEHRA dhe KRYRYEHAJDUTÈ qè ZHVASIN dhe GRABISIN çdo Qindarkè të Popullit Shqiptar

  • O Fatos jane gjithe shqiptaret te ndershem e te pandershem keshtu dhe me kot “grijme lakra nga mengjezi ne darke”. Ish sekretari i shteti US Kisinger(cifut i zgjuar) ka thene nje shprehje qe do te mbete si memorandum nder shekuj “CDO POPULL KA POLITIKANET QE MERITON”. Prandaj ti leme mbrockullat dhe ta veme zemren ne paqe. Ky lloj mileti nuk behet. Ky milet trasmeton kulturen e “leshit” femijvet te tij dhe historia e politikaneve hajdute dhe te korruptuar perseritet gjthmone nder shekuj. Prandaj flini te qete vellezer shqipetare se neser do te ngordhin keta qe jane do te vijne te tjere me hajdute dhe te korrptuar se keta qe ekzistojne sepse keta jemi, anadollake,te prapambetur,genjeshtare,kokekrisur,gjaknxehte,individualiste,shohim vetem interesat personale,lakmojme pasurine e tjetrit,pse ai po dhe une jo,intrigante,spiune gratis,ngatrestare,llafazane,cinike etj etj. Kemi dhe disa gjera te mira por ato jane zero para te keqijave. Rezultati perpara keshtu sic jemi “gjaku nuk behet uje”

  • Ai 10% qe ka ka ne dore te gjithe pasurite e vendit, eshte mizerja e te gjithe shqiptareve sepse ne te gjithe boten e qytetruar, ky 10% qe sundon vendin, ka nje mentalitet shume ndryshe nga 10% i shqiptareve ! Mendojne dhe arsyetojne per interesat e veta, qe pjesa e popullit te tyre qe ata sundojne duhet trajtuar, duhet te largohen prej varferise, sepse hendeku i madh i gropos te gjithe ! Nuk mund te kete stabiletet, politik me nje klase sunduese primitive agallaro bejler-osmanlinjesh ! Qe jane aq injorant saedhe gjakpires te popullit te tyre !

  • O ZotiTarifa.Pse nuk flisni drejte,po i beni bisht te vertetes.Shkaktari i te gjithe ketyre fatkeqesive jane te gjithe socialistet dhe ata te konvertuart me Edi Ramen ,Saii Berishen,Gramoz Rucin e kompani qe e ropen kete popull te varfer.Ata nuk hapin rruge per drejtesi sot as kurre,dhe as per te hapur rruge nuk kane,vetem.plumbi i zgjidh problemet,deri ate here mire u pafshim?

  • Per kete teme ,ky eshte shkrim medioker . Me gjithate faleminderit ,.
    Gjyshi ,me thonte kur ishja i vogel .

    NUK BEHET SHQIPERIA ;ME DERRA O NIPCE:

  • Ja qeshem e u gajasem, pastaj? Do presim nje kllase te re politike…u pikaaaa. Thone se studentet do na pjellkan nje parti te re! De more de! Qe te vete te votoj une derrin ne thesin e listave, nuk e bej dot me. Hiq dore sa nuk eshte von o Edi Rama. Mjaft me me pacavrat piloperisteze dhe CA anonime te rinj. Dhe Jo 140, Po ,100 mjaftojne dhe jo shume e per lume. Po menyra se SI do zgjidhen per te kandiduar do Pare mire.

    ..

  • E gjithe stalla politike eshte nje bande qe luan me fatet e popullit dhe te shqiperise.Nuk eshte zotesi qe nen sundimin e Berishes milioneret pushtuan kryesine e PS dhe sot ish mercenaret e Berishes rilindjoti po i grupon ne cdo hallke te shtetit.

  • jeni ju pa jane ATA ! Jeni ju qe votuat PD e leshit, preshit, gopit, semes, qe pastaj cuan vendin ne GROP me 1997 ! Pastaj i votuat ne 2005 deri sa i ngopet me pushtet dhe pasuri, deri sa ngriten nje DREJTESI te plepave te Durrsit ! Shikoni sa te pasur jane sot ! Kane me shume pasuri se lordet anglez ! Por kane aq tru sac kane mut lordet anglez ! Votoini prap ! Me mire Rama me amerikanet sesa Basha me ruso turqit dhe arabet !

  • Nuk kemi kohe te qeshim kur kemi nje ekonomi katastrofe. Aty eshte testi per nje pushtet, te ekonomia. Ky pushteti i Edi Kristaq Rames ka deshtuar plotesisht ne ekonomi. Duhet larguar sa me pare. Pushteti i neserm prap duhet te kete si test ekonomine e qytetareve. Ne se nuk e rregullon, duhet larguar. Nuk testohen qeverite se kush ben retorika a dengla me shume, qeveria nuk eshte Tepsi si e kupton ky aksidenti Rama. Testi i vetem i nje qeverie jane parametrat ekonomike, ato qe ky Ram zhulsi i ka bloze.

  • Pasi mbarova se lexuari kete artikull te Tarifes me titull “Le të qeshim me këtë racë politikanësh” mua me erdhi per te qare per kete rrace analistesh ku futet dhe zoti Fatos

    &

    Eshte turp per USA-BE.
    .Mazhorancen e sotme.
    ..Intelektualet e ismailkarrderrizuar
    dhe keto Fatoser & Spartaker
    qe akoma perbindeshi i tropojes eshte me i forte se kurre ne jeten e tij ose me sakte” i pamposhtur” nga qe ka kartabjanken e Rajerson-Biberajt te vitit 1991

    &
    .Ne Shqiperi ka vetem nje rruge dhe vetem nje qe te rregullohet ai vend; Pranga Sali Berishes eshte aksiome qe nuk do vertetim

    &
    Sali Bisha..ky serial killer për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

    &

    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.

    .&

    Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
    .
    &
    Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.

    &

    Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

    .&

    Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.

    &

    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.

  • Turp per USA dhe BE qe tolerojne Sali e Lul kriminelin @……………

    Bath bath ,po nje koker.Mjaft e mos e ul vehten .Akoma nuk e ke kuptuar o i mjere , qe pjerdhin ,si Rama ,Saliu e Meta ne nje poc . Me qaf pac vehten .Saliu i jot e jo i imi ,eshte me pepelina ,nuk vjen e nuk ka shanc te vije ne pushtet ,por vetem ka hallin e vetem te shpetoje vehten , femijet e pasurine e vjedhur nga SPAK ,por cfare ti bejme ketij adashit tend ,vellait te vogel ,pardesy bardhet e Ramiz Alise . Me i zgjuar ,se nuk i duhesh as edhe njeriut me kete propoganden tende te vdekur dhe pa bereqet . Mos kujto se je i zgjuar ,por perkundrazi ????
    PS ::Dua ta perseris e sinqerisht te ndihmoj ,jane vellezer siemeze midis tyre ,mos e ul vehten tende .

  • Z.Tarifa ke shume te drejte per iden se per ke duhet te qeshim.Por parase te qeshim per ato qe e meritojne duhet te qeshim per vetveten tone qe aq bukur e shtjellove ma siper qe neper hundet tona erdhen deputet politikan te zgjedhur me voten tone dhe ne syte tone shkallmuan cdo gje qe ishte ndertue ekonomia deri ne vitin 1990 ne nivel bashkohore cilesore me ate boterore.Ato te PD-ke e shpallen botnishte te shkatrrojme cdogje moniste.Kesaj ide nuk i bani vrejtje as nji diplomat i huaj qofte dhe ish Ambasddori i para i Amerikes z.Rajerson.Por u orvate te mbeshteste Berishen ne cdo minut e sekond ne shkallmimin e tije qe te garantohet me cdo mundesi shkatrrimi i bazes se jeteses se popullit i krijuar nga monizmi me mundin dhe djersen e vet popullit qe ishte baza e ngritjes se industrise se rend ashtu dhe industrise se lehte dhe ushqimore.E sot nuk ekzistojne askund.Keto shkallmime krijune,papunesine,mjerimin,fukarallekun.Mbasi Amerika u bind qe monizmi mori shuarjen e perjetshme.I erdhi mendjes nepermjet interresave qe ky vend asht vertet i dobishem dhe teper i domosdoshem qe gezon nji pozicion gjeografik te jashtzakonshem ne zemer te Europes dhe tashti duhet qe ta rigjadherojme dhe ta kemi ne krahun tone.Ti hyme ngritjes se ekonomis dhe te pastrojme cibanet e krimit e te korrupsionit me ngrehinen e rreformes ne drejtesi per nji jete krejte ndryshej qe u shfaqe nga 1990 e deri me sot.Kur nga sot e ne prespektive do vendosen njerez qe i sherbejne sa popullit dhe vendit si edhe miqesise me shtetin Amerikan.Pra viti 2019 asht viti i pare i te vertetes demokraci ne interres te popullit.Asht viti i ndryshimeve rrenjesore qe do vendosin institucioent e pa varuna SPAK dhe BKH.

  • Perseri ky hajduti Tarifa na jep .e ben .moral. Ky asht ambasadori qe e nxorri fiksi per vjedhje dhe rushfet.
    Hajduti u bie hajdutve.

  • Po te shikosh pa vemendje, te gjithe ata qe drejtojne shtetin keto 28 vjet ishin po ata qe drejtuan per 45 vjet. Po te shikosh ne gazetari qe shkruajne jane po ata qe kishin baballaret e tyre nen udheheqje per 45 vjet, ja psh Fatos Tarifa i biri Sevos, i biri Gaqo Neshos, baxhanaku Hysni Kapos, i nipi Hysni Kapos, ….po ne politike, Sali Berisha komunist 24 karat, Genc Pollo i biri Stefanaqit, Arben Imamai, i biri Beses qe nuk i dihet as babai qe ne ate kohe……te gjithe ish sekretaret ne paradhomat e udheheqjes 45 vjeçare apo pastruesi e “sherbetoret” per 5 leke, sot na shkruajne tregime qe i bejne sipas fantazise se tyre dhe jo si ka qene e verteta….pra, kush jane ata qe na japin leksione? Ata qe ishin, ata jane. Do thote ndonjeri qe po nga do ti marrim njerezit qe te na udheheqin sot? Ka pase e ka specialiste te shkelqyer e te pergjegjshem per veten dhe shoqerine, njerez humane qe kane sakrifikuar per ate vend pa marre parasysh asgje ne te gjitha fushat e jetes, pa plagjiatura qe shoqeria i njeh, por jane spostuar qe kete demokraci ta drejtojne prape agallaret injorante. Prandaj duhet qe te dalin ne balle te shoqerise ata njerez qe i preokupon me te vertete vendi dhe te perkrahen nga shqiptaret qe ti drejtojne e te permbysin nje here e pergjithmone bastardet e leksioneve dhe letrave pa vlere. Te heqin dore shqiptaret po te duan te ardhme per ditet qe u kane mbetur dhe per femijet e tyre nga e majte apo e djathte, nga balliste apo komuniste dhe te mebeshtesin fuqimisht njerez me devocion te perkushtuar dhe te nderuar e respektuar qe duan me shpirt vendin dhe banoret e tij. Ti shtyjne ata qe te marrin pergjegjesite dhe ti mbeshtesin per ti udhehequr. Jo biznesmene qe i ngriten bisneset mbi pronen socialiste qe ishte prone e shqiptareve, pa le qe bertasi edhe si i kane te ndershme kur ne i shikojme se sa te pandershem jane sot. Duhet nje permbysje totale ne ideologji dhe praktiken e ristrukturimit te mendimit dhe shtetit. eshte per te ardhur keq se edhe ca te rinj te sotem qe hiqen si studius merre me plagjiatura diplomash se po te kishin 2 leke mend e te ishin aq te perkushtuar e te ditur, do te merreshin me gjera me te medha qe shqetesojne sistemin shoqeror ne Shqiperi, por edhe keta te rinj jane kthyer ne njerez te rutines qe tu degjohet zeri apo te rrembejne ndonje kocke te thermuar nga te tjeret. Ka Shqiperia djem e vajza qe ti dalin ne balle. Veçse duhet perkrahje dhe inisiative.

  • Qeshin realisht kjo rrace politikanetsh me kete popull. Por me shume akoma qeshin pushtetaret. Ata qe po i nxijne jeten ketij populli. Dhe kane hak te qeshin. Me votat e militanteve te tyre qe hane dhe bar vetem te shohin koken petull te Edi Rames duke treguar batuta, ata po vegjetojne ne pushtet. Si dhe me mbare kete popull qe rri e veshtron kete maskarade dhe e komenton neper kafene. E ku ka gjetke pra kesisoj populli qe behet vertet per tu qeshur nga shushunjat e vet qeverisese?

  • Shume e sakte analiza e prof. Tarifes.
    Komentues do te thote te besh koment per ate qe lexon, jo te fyesh dhe ofendosh shkruesin.
    Jemi larg standardit dhe kultures, qe duam te shkojme.
    “Nuk ka rendesi se cfare thua, por se si e thua “ , ben dallimin ne kulturen dhe intelektin e sejcilit.

  • Nazarko – anlist objektiv .
    (opinion ,,mbi shkrimin e Sh.Nazarkos , ne “Tema “ 23 Janar 2019 )
    Shkrimi i gazetarit Shpetim Nazarko , ne gazeten “Tema “ 23 janar 2019 , eshte nje rezume e te tere debateve televizive , qe bluajne krunde , ne televizione , sot e 3 muaj. Tema e te tera debadeteve televizive , e bisedave te kafneve dhe ato zyrtare , ka qene e njesuar : Strategjia e opozites , per te rrezuar Ramen , per te formuar qeverri kujdestare , per te marre pushtetin opozita e lodhur nga protestat . Une nuk kam c’t’i shtoj , as t’i heq shkrimit brilant te Nazarkos, vec do te shpreh arsyetimin , sipas gjykimit tim analitik .
    Eshte e habitshme se si shumica e analisrteve , qe e mbajne veten te pa varur shprehen te habitur se si koleget e tyre , nuk njohin fuqine e opozites se sotme , riorganizimin rrenjesor te saj dhe aftesite e jashtzakonshme drejtuse te Lulit dhe Monikes , per te bere Shqiperine Zvicer . Keta opinioniste keto sllogane , kane artikuluar ne 2013 dhe 2017 , por nuk u vertetua as nje prognoze e tyre . Shumica e analisteve , nuk u vertetohet asnje prognoze , qe kur kane njohur veten si analiste politike . Pse ndodh ky handikap profesional ? Kjo ndodh se mrehin qerren perpara buajve . Qe te gjykosh te arthmen . Te beshe prognozen , duhet te njohesh te tashmen . E tashmja flet se Qeverria Rama , ben perpjekje , per te krijuar shtet dhe ky shtet do ishte krijuar me kohe , ne se kjo opozite nuk do kishte krijuar kriza te nje pasnjeshme , nga 97 , te 98 , te 2011 , tek gropa financiare e ngjashme me ate greke . Kjo eshte biografia e ketij grupimi , qe pret te marri pushtetin . I thuhet popullit : Mbylli syte dhe voto , harro te kaluaren kriminale te ketyre kolopuceve , qe kane kryer kurse katharasi ne SHQUP . Vijojne te shprehen opinionistet : Kreret opozitare e duan shume masivin “kokpalare “ . Do ndermarrin mase shteterore te lajne te gjithe kokat e pa lara te popullit . Cektesia e mendimit , nuk eshte vetem te opozita , por dhe te opinionistet e nderuar . A bejne opiniostet nje llogari te thjeshte : Sa nga prognozat e tyre , jane vertetuar ne praktiken e gjere .
    Me cilin argument te qenesishem kerkohet qeverri kujdestare , per zgjedhjet ? I vetmi argument qesharak eshte se nuk duan Ramen . Zgjedhjet prandaj behen , per te gjykuar , kush e meriton qeverrisjen e arthme . Nuk ju thote njeri votoni Ramen . E kaluara e afert se populli e voton E. Ramen , me te gjithe te metat , qe ka . Pse ? Sado te meta te kete , shkelqen ,kur eshte perballe me ju , qe jeni te zhytur deri ne gryke . Si te mos mjaftoi kjo , jeni treguar krejt te pa afte , qe qeverrisje . Nuk kane mjaftuar 2 mandate te Rames , per te te sheshuar disi , gropen tuaj financiare dhe institucionale . I degjoni , per dite , skandalet me kadastrat dhe pronat ? Burojne nga qeverrisjet tuaja . Qe te mos humbasim kohe , me perseritje , Ju jeni provuar nga populli shqiptar . rezultoni kriminele dhe te pa afte . kete duhet ta thone kjo mori e analisteve , qe bejne muhabet , per nate , ne televizione . Te vetmet opinione te argumentuara , vecoj bisedat dhe shkrimet e Sh. Nazarkos , jo se jane pro qeverrise , por jane analiza te bazuara ne fakte . Mua , sikurse Nazarkon , nuk ka lidh asnje interes personal , me kete Qeverri , por analiza objektive e fakteve , na con ne fitoret e sigurte perballe kesaj opozite te pa rinovuar . Ka mbetur ne venomet e vjetra te S. Berishes . Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *