Bënte mirë një lexues i nderuar te DITA ku i kërkonte gazetës të perifrazoheshin edhe shkrimet e Ali Asllanit. Ai është poet i viteve ‘30 në letërsinë poetike, është i kudondodhur. Ja si i fillonte hakërrimat:
“Vendi qenka sofra e qorrit, vlen për gojë e për lëfyte…” Fjalë për fjalë sikurse ndodh sot. Po vërtet vendi është sofra e qorrit?!
Le të marrim gojën që na shërben për të ngrënë e për të folur. Politika ka ngrënë aq shumë sa s’dinë ku i kanë vilat, s’dinë në ç’shkollë të çojnë fëmijët, i kanë të mbushura bankat me para. Për të folur politikanët tanë nuk u del televizioni, por dalin dhe tregojnë përralla edhe në shkallët e Parlamentit. Nuk i del Kuvendi Berishës dhe del në shkallë. Mendon batakçiu se po të sigurosh pushtetin e medias, mund të sigurosh dhe mbështetje popullore.
Pra batakçiu (i A.Asllanit) në rastin tonë mendon se media janë populli. Po lëfytet? Pjesë e organizimit që vazhdon deri afër stomakut. Po batakçiu i preu lëfytet me vrasje dhe burgosje, që në 1997-98, Gërdeci e 21 Janari. Ky i fundit do të mbesë në fund të lëfytit. Mbajeni mend, lëfyti i 21 janarit do të zgjidhë edhe 97-ën dhe 98-ën, Gërdecin edhe Remzi Hoxhën. Viktimat e 21 janarit janë derivate të lëfyteve të batakçiut.
Pra le të rrojë batakçiu… se ne do lutemi…
Po tani u bë ç’u bë, ti o Zot të këtij dheu…
Duam një Zot që do të mundet të na kapë e të na tundë.
Të na tundë e të na shkundë, vëlla vrasjes t’i japë fund.
Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
