Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Bedri, ju lumtë për artikullin! E filluat mirë duke kërkuar më parë transparencën nga Rama, por siç e shihni, salistët filluan me shumicë t’i kërkojnë asprën atij duke anashkaluar pasuritë përrallore të PD-istëve, lsistëve familjarë të ndërtuara në këto vite të tranzicionit me djersën e popullit. E kur i krahason me kafet e Nexhmije Hoxhës, të vjen të vendosësh duart në kokë e të vësh kujën duke bërtitur, ta dëgjojë Europa e Amerika e cila na rreu me këtë lloj demokracie të pështirë dhe akoma nuk po e kupton se ai që shkatërroi, shiti, vodhi, vrau në këtë vend e ka emrin S.B., ku vetë e vunë e vet duhet ta heqin, ndryshe ky vend nuk bëhet. Organet e drejtësisë që duhet t’i japin zgjidhje paligjshmërisë, korrupsionit, makutërisë, nuk mund të ndëshkojnë veten dhe shefat e tyre. Rama n.q.s nuk bën dot transparencën e vet e ta kërkojë këtë edhe për të tjerët, duke bërë edhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme, më mirë t’i thotë popullit: “Nuk munda ta bëj dot këtë punë, pasi nuk më lejuan”, dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme.
