“Le të vriten… veç Edi Rama të mos fitojë mbështetje! Po nëse ky e bën për të qenë i përkëdheluri i Perëndimit, atëherë përse bën të njëjtën gjë Albin Kurti?”

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Afgani i parë që kam njohur ishte një kozmonaut. Gjatë kohës së pushtimit të Afganistanit nga sovjetikët, luftë të cilën e fituan me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ai kishte fluturuar në hapësirë, në kozmos, së bashku me një kolegun e tij rus, dhe, papritmas, ishte kthyer në një simbol të vendit të tij. Kaq u kishte mjaftuar talibanëve të ardhur në pushtet që ta shpallnin tradhtar dhe të kërkonin kokën e tij.

I arratisur në Gjermani, ndoshta nën një emër tjetër, ne u takuam në një shtypshkronjë moderne, ArBeg, në një qytezë të vogël, Wernau, në afërsi të Shtutgartit. Kisha pak kohë që isha në shtetin gjerman, sapo kisha marrë të drejtën e qëndrimit të përhershëm dhe, si shenjë integrimi, më dërguan për disa muaj në këtë shtypshkronjë.

Aty takova Muhamedinin. Ndoshta ky nuk ishte emri i tij i vërtetë. Nganjëherë, rrallë, më tregonte për tmerrin e ditëve të para të sundimit taliban. Do i gjeja këto tmerre në Kosovë, gjatë pushtimit serb.
Më është kujtuar këto ditë i njohuri i vjetër afgan. Talibanët janë përsëri zotër të Afganistanit. Askush nuk e beson se pas 20 viteve ata janë bërë më paqësorë dhe të arsyeshëm. Ndoshta më agresivë. Më hakmarrës, ndaj edhe po synohet largimi i gjithë atyre që nesër do të quhen kolaboratorë.

Disa prej tyre do të vijnë në Shqipëri. Ndoshta 2 mijë, ndoshta më pak. Skenat e largimit të afganëve nga vendi i tyre janë ngjethëse dhe largimi i tyre do të jetë gjithnjë e më i vështirë. Shumë nuk do të munden. Do të mbeten në mëshirën e talibanëve, që zakonisht nuk e njohin mëshirën. Shembujt e këtyre ditëve dëshmojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Shkurt, do të vriten. Të tjerë, më pak “ kolaboratorë”, do të jenë në burgime të egra, të gjata dhe mizore.

Shqipëria dhe Kosova, përmes dy shefave qeveritarë, Rama dhe Kurti, janë ndër të parët që hapën dyert e vendeve të tyre për të marrë përsipër aq sa munden, në një aksion që do të jetë i vështirë, i zgjatur në disa vite dhe i vështirë. Si duket, i pritur. Shqipëria miratoi në fundin e legjislaturës së fundit një ligj pritës, kryeministri Kurti deklaroi se Kosova ka një muaj që përgatitet për pritjen e tyre. Si duket, bisedimet kanë qenë të hershme dhe vendimi i ditur. Tani është shpallur.

Ka shumë gjëra për të diskutuar në vendimet qeveritare. Por, fakti që kishin mbështetje edhe nga pozita, dëshmon se diskutimet nuk kanë qenë vetëm me qeveritarët, por edhe me liderët e opozitës dhe kjo ka qenë rruga e vetme. Shumë pyetje janë shtruar, të tjera do të bëhen, përplasjet do të lindin, si ndodh zakonisht, afganët do të jenë mollë sherri në parlamentin e ardhshëm, por vendimi është i ditur dhe nuk do të mund të kthehet pas.

Analistë pranë opozitës, kundërshtarë të Ramës për çdo gjë, edhe kur bën punë të mira, kanë drojën se ardhja e afganëve do të forcojë mbështetjen e Perëndimit ndaj qeverisjes Rama dhe ndaj këtij të fundit. Sytë do të mbyllen ndaj autokratit Rama, kanë shkruar medialët opozitarë, ndaj, kurrfarë afgani nuk na duhet në Shqipëri. Për to, një afgan i vrarë është më mirë se rritje e pushtetit të Ramës dhe të mbështetjes ndaj tij. Perëndimi, sidomos Shtetet e Bashkuara do të mbyllin sytë ndaj çdo shkelje njerëzore që do të bëhet në këtë vend, ndaj korrupsionit dhe harbutërisë.

Të njëjtët medialë, përgjithësisht mbështetës të Albin Kurtit, nuk e kanë merakun se mos në Kosovë ndodh e njëjta gjë. Halli i tyre nuk është as ardhja e afganëve, as pritja e tyre, as çfarë do të ndodhë me to nëse nuk arrijnë të largohen nga vendi i tyre, por veç Edi Rama. Gogoli Rama sillet si fantazmë në çdo veprim që shohin.

Edi Rama, jo veç për meritë të tij është në një fazë kur ndërlidhjet me Shtetet e Bashkuara janë të rritura , por jo të pakontrolluara. E njëjta gjë ndodh edhe me vendet e Bashkimit Evropian. Aktualisht, në klasën politike shqiptare ai është lideri i vetëm , e theksoj, jo vetëm nga puna e tij, ku është gjetur mbështetje. Por, jo i pakontrollueshëm. Ardhja e afganëve do të shtojë mjaft në figurën e tij, por nuk mund ta tjetërsojë atë.

Nëse Rama e bën gjithë këtë për të qenë i përkëdheluri i Perëndimit, atëherë përse e bën këtë Albin Kurti, që pak ditë më parë rrëzoi përmes parlamentit një marrëveshje me pararendësin e presidentit aktual amerikan? A nuk do të mund të bëhet edhe ai, si Rama në Shqipëri, autokrat, i papërmbajtur dhe i përkëdhelur perëndimor?

Mëria ndaj Ramës nuk ka të bëjë me çështjen afgane. As me qëndrimin ndaj tij. Janë dy gjëra që nuk monitorohen nga i njëjti institucion e as nuk vlerësohet me të njëjtin kut. Edhe Berisha kishte përkrahjen amerikane kur pranoi ardhjen e opozitarëve iranianë, por, në fund, kur kupa u mbush, u bë presidenti dhe kryeministri i parë i padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara. Me një përcaktim rrënues, si minues i demokracisë.

Afganët mund të rrinë disa vite në Shqipëri. Askush nuk e di datën e saktë të largimit të tyre. Por, një ditë do të ikin. Asnjëri prej tyre nuk do të dëshirojë të rrijë në një vend , për të cilin ndoshta as që kanë dëgjuar.
Por, fati i tyre nuk lidhet me Edi Ramën. As autokracia e tij nuk lidhet me afganët. Ata duan të jetojnë. Menduan se po i shërbejnë vendit të tyre, se do të mund të kenë një jetë ndryshe nga ajo që kishin dhe nga ajo që i pret në vendin e lindjes.

Do të vijnë dhe një ditë, do të ikin. Ndoshta atëherë Edi Rama nuk do të jetë më shefi i qeverisë shqiptare.
Ama, nëse opozita vazhdon mbështetet tek këto mënyra, me siguri që do të jetë opozitë edhe në përcjelljen e tyre.

 

 

Share This Article
38 Comments
  • Ne nuk na intereson sa te kenaqur do
    mbeten afganet. Ne na hidheron fakti qe 1 milion e gjysem shqiptare jetojne jashte Shqiperise dhe se vendi i tyre nuk u ofron pune dhe buke. Ne nuk jemi Amerika, e cila mban edhe te vetët edhe te huajt. Rama po ben te mirin e botes dhe te keqin e portës.
    Deri sa i strehon ne konvikte, tregon qe shteti eshte i dobet. Une kam jetuar ne France dhe sociali me dha celesat e shtepise ne dore. Nuk me çoi te jetoja ne konvikt.
    Ne Shqiperi nuk ka banesa sociale. Shesin pordhe, kur nuk kane takat qe te mbajne shtetasit e tyre.

    • Mos he burr se e ke picku keq bedriun e partise. Kur bie fjala për çëdhtje jetike si kjo e tkurrjes rasante të popullsisë shqiptare me banim në trojet e tyre bedrizezat dhe malajzezat bëjnë një ay qorr dhe një vesh shurdh. Asnjëherë, për besë asnjëherë këta nuk kanë marrë guximin të shkruajnë qoftë dhe një gjysëm reshti për këtë tragjedi postdiktstoriale. Pse jo lind pyetja? Shumë e thjeshtë përgjigja. Çështjet që “duhen hedhur” medoemos për diskutim (si kjo shpërqëndrimit të paramenduar vëmendjes nga “karona”) ua vë në pjatë “persekutori” që kanë mbi krye.

    • Dihet se shqiptarët janë të vetëmir në Europë që kurrë nuk kan qënë të zotë ti sigurojnë vehes bukën e gojës por kështu si puna jote dojnë krejtë gatshëm si i verbër e rrefugjatët i mban ai i forti

    • Francezet jetojne shumica me qira (61%) ndersa shqiptaret mbi 90% jane pronar te shtepijave private.Ne se nuk do kishte pune qeveria e sotme nuk do ndermjetesonte te sillte puntor te huaj ne Shqiperi.Perderi sa ka shtepia private (mbi 90%) sasia e banesave sociale duhet te jene minimale.Mblidhe mendjen o mik:qeveria nuk hap vende pune,por me politiken e saj ekonomike ndihmon e influencon ne hapjen e vendeve te punes.Ato qe ju i quani “oligark” ne te gjithe boten jane njerezit baze per zhvillimin ekonomik e natyrisht hapjen e vendeve te punes.

      • Bravo Gjergji e ke shpjeguar tamam. Unë po shtoj, shteti është i fortë kur të gjithë.paguajnë TAKSA. Pa taksa ska buxhet.
        E dyta ,janë SINDIKATAT .Ato janë qeveria numër 2.
        Sindikatat mbahen nga “taksat” që vjelin kur rregjistrohesh. Për cdo padrejtësi që të bëhet në punë ,ata ta zgjidhin. Me avokat që rendin nëplër gjygje. Është FREE.

      • Je gabim ti

        Qeverite socialiste hapin vende pune, sepse qeverite socialiste kane nje pjese te ekonomise se vendit ne prone shteterore
        dhe pikerisht ne ato ekonomi hapin vende pune

        Por nga ana tjeter qeverite hapin vende pune private duke , ndihmuar bizneset e vogla te lindin, e te zhvillohen
        nepermjet kredive te vogla , te buta dhe afatgjata dhe taksave te uleta –\
        Pra politika e qeverise ndaj bizneseeve te vogla eshte kyci per hapjen e vendeve te punes

        Ndersa hapja e vendeve te Punes nga te pasurit sic thua ti,
        ato vende pune nuk hapen duke ju ulur taksat atyre .

        Taksat e biznesmeneve te medhenj duhet te jene te larta fare sic i ka gjithe bota,

        Ndersa vendet e punes tek bizneset e tyre hapen sipas interesit te biznesit te tyre dhe ata nuk pjerdhin fare se i ben apojo tolerime shteti qe te hapin ata vende pune

        Ndaj biznesi i madh duhet shembur ne taksa te larta, sidomos ne Shqiperi qe nuk eshte aspak prodhues vendas,
        por atij biznesi i duhet vene edhe limiti i Pages Minimale tek 500 dollare ne muaj,
        ne menyre qe punetoret punesohen aty te paguhen me dinjitet ,
        jo te paguhen me roga sklleverish

  • Po eshte fare e thjeshte pergjigja e pyetjes qe ben autori i shkrimit:
    Edhe Rama edhe Kurti, punon sejcili per veten e tij qe ta kene te shtruar me asfalt rrugetimin e tyre ne politike.

  • Pordhé me Rigon O Bedri !? Ç’mè duhet mua si POPULL i thjeshtè i NDERSHÈM Edi Rama HAJDUTI , Sali KRIMINELI , Lul VRASÈSI , Like KUSARI dhe KILLERI , Mona SUDJA , Idriz Shpètimi i DOGANAVE , Dule Vangjeli HAJDUTI dhe Petrit Vasili GRABITQARI ! ? ! Kèto janè POLITIKÈ dhe pèr ti bèrè FRESK NJÈRIT apo TJETRIT !!! UNÈ kam HALLIN e SHQIPÈRISÈ dhe POPULLIT SHQIPTAR qè po TRETET kèto 30 VJET SHKÈRDHATOKRACI , kurse ti Bedri ke HALLIN e Edvinit dhe Saliut ? ! ? TURQIA dhe GREQIA i thanè JO AFGANÈVE , edhe PSE TURQIA èshtè VEND MYSLIMAN !! ARABIA SAUDITE me 30 MILION BANORÈ dhe me TERRITOR sa 250 SHQIPÈRI NUK i PRANON AFGANÈT , biles edhe me EKONOMI SUPER tè MIRÈ !!! EMIRATET e BASHKUARA ARABE , i thanè JO AFGANÈVE , SHTET me EKONOMI me tè mirè se USA , dhe SHTET MYSLIMAN !! Kurse Edvini dhe SHQIPÈRIA e kanè EKONOMINÉ COPÈ COPÉ dhe shumè SHQIPTARÈ mbledhin KANAÇE dhe SHISHE PLASTIKE nè KOSHAT e PLEHRAVE pèr tè SIGURUAR BUKÈN e FAMILJES !! SHQIPÈRIA e ka EKONOMINÈ KATASTROFÈ nga kjo KLASÈ POLITIKE KRIMINALE 30 VJEÇARE , kurse ti Bedri JU bèn FRESK !!! STUDENTÈT SHQIPTARÈ PUNOJNÈ per BUKÈN e GOJÈS nè TIRANÈ nèpèr CALL CENTERA , kurse ky i DÈBON edhe nga KONVIKTET , sepse do marri AFGANÈT ? ! ? O NÈNE O NÈNE ç’na ka PJEDHÈ BELAJA me kta Politikanè HILEQARÈ , HAJDUTÉ , KRIMINELÈ dhe DÉNGLAXHINJÉ !! SHPRESOJ shumè qè TALEBANÈT tè bèjné NJÈ XHIRO kètej nga PARLAMENTI dhe MINISTRITÈ e SHQIPÈRISÉ , sepse kèta KRIMINELÈ duhet tè pèrballen me KRIMINELÈ tè tjerè dhe pastaj ta shikojmè sesa do ju VLEJÈ LÈKURA kètyre FUNDÈRRINAVE , qè vetèm SHQIPTARÈ NUK mund tè QUHEN me gjithé kètè KORRUPSION , KRIME , VJEDHJE , RRÉMBIME qè ju kanè bèrè SHQIPTARÉVE kèto 30 VJET ANARSHI dhe MASKARALLIK !!!
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    • Kurse ti I ha mune duke grire cdo dite ketu.Rezultati:Rama 12 vjet ne krye te qeverise -minimumi.Qe do te thote vazhdo ha se e ben mjaft mire.

  • Leri ato afganet ne qytetin stydenti ti,,po deshe dergo Zahon te jetoje me ta.
    Mbush me cadra Patokun,Rrashbullin,Divjaken,po qe se dusn te jetojne ne bregdet.
    Gjithw bota ne kampe me cadra po i strehon,.
    Shqiptaret te paguajme apartamente me qera per femijet studente,kurse skilet e Afganistanit,qe i dredhuan luftes ne vendin e tyre,,te shtrohen ne qytetin Studenti si sundimtare.

  • OK B.Islami.Ja BESA Shqipëtare në 90 % të tyre.E.Rama po e tregon veten se është Human,Njërzor,Paqsor..punon mirë për vëndin e tij dhe ka mbështetjen e Aleatëve Strategjikë.Kjo po e tërbon Berishizmin,Ku disa çakej janë bërë Putha-Dorë të tij,siTritan Shehu(Preshi),Aleksandër Biberaj,etj.
    -Këta miopër kujtojnë se do i ushqejnë Afganët nga xhepi tyre,Në Shpit e tyre,Nga lopa e tyre,kur për ta do përgjigjet Komuniteti nd/Kombëtar nën drejrimin e SHBA,faktor paqe në botë.Dhe Ata..do jenë për pakë konë në Shqipëri,Deri sa të plrgatitin dekumentat.Mbi të gjitha Ata janë njërz të zgjedhur që kanë punuarë me SHBA+NATI.
    -Fakti që opozita i bie fyellit në një VRIMË KAVALLI gjithmon kundra Ramës edhe kur Ai shkëlqenë..tregon se megallomania Saliste është futur thëllë në mlndje dhe bashkë me Salinë do shkoi në trenin e humnerës i gjithë KinoShqupi.
    -FLM DITA,B.ISLAMI.

  • – Po nese ky (Rama) e ben per te qene i perkedheluri i Perendimit, pse e ben te njejten gje Albin Kurti – ?

    Pyet me naivitet te shtirur Bedri Islami, thua se nuk e di qe Edi Rama me ato strehime iranianesh me pare, afganesh tani kerkon te siguroje pushtetin! Dhe jo nga Perendimi, sic perfshin Bedriu, por Amerika!
    Se mos valle mba pushtet me mireqenien qe u ka siguruar shqiptareve?
    Se mos ju hap barku Rames per iranianet apo afganet?
    Jo mor jo, por se eshte i vetmi pushtetar ne glob qe shko e i lutet Amerikaneve ti sjellin per strehim c’do lloj rrace qe Amerika ka nevoje ti mbaje ne rezervate.
    Me te vetmin synim kthimi i Shqiperise ne kosh mbeturinash njerezore qe Amerika nuk ka ku ti perplase.
    Edi Rama deshi se pari te kthente Shqiperine ne vendin e demontimit te armeve kimike
    Tani ka kthyer strategji, po kerkon te strehoje njerez nga ato vende ku Amerika deshton politikisht
    Ne te dy rastet sunimi eshte – Te pranohet nga amerikanet ne pushtet me gjithe llumin e korrupsionit dhe deshtimit.
    Sa per Albin Kurtin, edhe ai e kuptoi se fundi qe duke strehuar mbetjet njerezore te deshtimeve amerikane, siguron edhe ai ne mos mbeshtetje prej tyre, lenien rehat ne pushtet.

  • RAMA NUK BEN ASGJE PA INTERES AQ ME TEPER PER HUMANIZEM SE NUK ESHTE I TILLE……NE KTE RAST ESHTE I DETYRUAR……

  • Shqiptaret i dine regullat sociale neper Bote me mire se vete shtetasit e ketyre vendeve! Ky, Francesi, na paska marre celsat ne dore ne France dhe na ankohet per Afganet! Harron ky injorant se Saliu eshte me patriot se vete patrioti nacionalist Albini! Eshte krijuar nje tymnaje ne zbrazjen e SHqiperise! Jane disa patriote si Saliu dhe Likja qe nuk i ze gjumi per ikjen e Shqiptareve apo per hallin e tyre qe kane vjedhur dhe vrare! Ikin nga e gjithe Bota! Ikin dhe do te kthehen ne nje forme apo nje tjeter! Ikin njerezit e ndershem sepse vendi yne i dashur eshte plot me hajdute!! Parajsa eshte bosh fare!-beri thirrje dikush-hajdeni! Mentaliteti shqiptar dhe sidomos Kosovar eshte unik-islamist!

  • Ndryshon pozicioni I kosoves , te mos bejme naivin KOSOVA NE FUND TE FUNDIT ESHTE NJE PROTEKTORAT I SHBA plus qe borxhi qe ka Kosova ndaj tyre eshte shume me I madh
    Sa per kapital politik , te dy liderat do ta fitojne ate padiskutim dhe kjo do te perkthehet ne mbyllje sysh ndaj korrupsionit dhe autokracise te tyre , mos na genjeje mendja megjithese jemi ne Europe Shqiperia I ngjet shume republikave te bananeve
    Me e rezikshme ne kete situate eshte transparenca e liderit tone qe nuk bent e njejten gje si qeveria Kurti e cila pranon se jane ne bisedime me SHBA tash e nje muaj ( pa diskutim qe edhe me qeverine Rama jane bere te tilla bisedime , por nuk thuhet asgje) dhe se jane marre masat per strehimin e Afganeve , kurse ketej nga ne nuk jepet asnje informacion ja ketu eshte ndryshimi dhe kjo flet me shume se cdo gje per ndryshimin e 2 qeverive dhe duket qarte se kush eshte me autokrat Rama apo Kurti ??
    Rama ka marre rolin e nje mbreti qe as konsultohet me asnje institucion , ku eshte roli I strukturave te sigurise kombetare ??Seose kjo eshte nje ceshtje e sigurise kombetare apo jo ?
    Nuk kemi degjuar ne eshte bere ndonje keshillim dhe cfare tregon kjo ?? Tregon se Rama do qe ta personalizoje ndihmen qe I jepet SHBA si ekskluziviteti I tij dhe perse e ben kete??
    E ben per te fituar kapital ne syte e SHBA qe me siguri do ta perdore kur te zihet ngushte per ndonje ceshtje ne te ardhmen ja ky eshte mentaliteti I liderit tone qe e ka kthyer Shqiperine ne nje domen te tij dhe as merr mundimin as te informoje dhe te marre mendim nga askush tjeter pervec mendjes se tij te ndritur

  • Unë s’po e dojke Edi Ramen
    Për të shmangur të nxehtin, në këto ditë pushimesh, po çapitsha në breg të detit. Po bëja hapat e domosdoshme ditore, që na këshillojnë mjekët. Flladi i detit po ma ledhatonte trupin bukurmirë. Ndjehesha si djali i ri.
    Nga një bar, i sajuar me dru, e me kashtë, dëgjova të më therrisnin me emër.U gëzova shumë kur pashë zotin Zyber me shokun e tij.I lashë tëra kënaqësitë, për t’u takuar me miqtë kosovar.Në kohën e luftës, Zyberin e strehuam familjarisht në shtëpi. Kjo është arsyeja, që kam më shumë miqësi me te, se me mikun e tij.Miku i tij ka një emër arkaik, anadollak, sa nuk e shqiptoj dot . Me marrëveshje e kemi lënë ta thërras Belul Gjëmëmadhi.
    – Unë s’po e dojke Edi Ramën- deklaron Belul Gjëmëmadhi pa zën vend unë në karrike.
    – Hall të madh paske ! Po ku re në të, o rrezikzi?- i përgjigjem, duke sforcuar tërë trupin, për të mos më dali gazi në sipërfaqe ,sapo zura vend në karriken me kashtë.
    – Bacë I Ai s ‘po e dojke Kosovën?- me fjalën bacë, m’u duk sikur Beluli më ra me dërrasë kokës.
    -O bacë! Edi Rama nuk po e dojke Shqipërinë. O marrokë, pse prisni ta dojke më shumë Kosovën? – ia lashë bacën te dera, duke qeshur me zë të lartë, se nuk munda ta mbaja më .-Me kryeministrin shqiptar nuk keni punë ju kosovarët. E kritikojmë ne. Nuk kemi nevojë për ndihmën tuaj. Edi Ramën nuk po e dojke as unë,por nuk kam çfarë të bëj.
    – E pse nuk po e dojke ?
    – Ti e prish terezinë kot, se jeton me Kosovë. Hall të madh kemi ne, që po na sundon.
    Si ekonomist me eksperiencë, u mundova t’i shpjegoj zotit Belul , shqetësimt , për sundimin e Rilindasve. I thashë troç, si mik i Zyberit, se nuk po jemi të zot të mbyllim muajin. Për tetë vite në pushtet Rilindasit i kanë ngritur pagat me pesë-gjashtë për qind, në një kohë që duhej t’i rrisnin me njëzet për qind. Inflacioni vjetor, i shpallur nga ata , është 2.5 për qind në vit. Po ta shumëzosh për tetë, del fiks njëzet. U mundova t’i shpjego,j se nuk kemi se si po e dojke Edin Ramën, që për tetë vite na zhdepi në tatime, taksa, gjoba faranoike. Se nuk jemi të zot të hapin mjetet elektronike, se na del për të na bërë demagogji boshkë ai me ministrat, e ministret, që nuk i njeh askush, se janë të paaftë deri në mjerim. Se çdo ditë nga Shqipëria nisen karvanet me emigrantë, për të ikur sa më larg, për të mos e dëgjuar më zërin e tij.
    – Keto janë hallet tona, por nuk kemi çfarë të bëjmë,- dhe u mbusha me frymë.
    – E pse nuk keni çfarë bani?
    – A e ke marrë vesh, se populli shqiptar i ka dhënë mandatin e tretë katërvjeçar, o baca Belul Gjëmëmadhi?
    – Nuk ia ka dhënë populli votën. Unë e di mirë, se ai ka bërë masakër elektorale,- më përgjigjet i vendosur.
    – Nuk po dijke asgja, ndoshta ngaqë informacionet i ke ose të pakta, ose të gabuara.
    U mundova t’i shpjegoj se zgjedhjet i humbi kryetari i opozitës. Për dy vjet, me teoritë e tija absurde , braktisi parlamentin e u shtri rrugëve, e trotuarëve me deputetët . Dhuroi pushtetin lokal ,në këmbim të marrjes; së parave për pallatin e jashtëligjshëm, kinse e ka bërë vjehrri i tij; të katër vila luksoze dy në Tiranë, e dy në breg të detit; të autovetura që kushtojnë secila me shtrejtë se shoqja, të tenderave të shumtë buxhetor, që i fiton kunati i tij, …..
    – O baca Belul, a t’u mbush mendja se nuk di asgja, pas tërë këtyre fakteve që të rreshtova? A po largohen kosovarët për në emigracion?- e pyes papritmas.
    – Po besa. Shumë po ikin, por fajet i ka Edi Rama.
    – Ma jep një arsye, për akuzen që bën!
    – Pse nuk është stabile gjendja në Shqipëri, po ikin kosovarët.
    – Edhe ju kosovarët jeni bërë si opozita. Tëra humbjet tuaja kërkoni t’ia varni në qafën e Edi Ramës. Gabimet i ka me thes. T’i përmenda mesipër . Për braktisjen e kosovës nga kosovaret, nuk u ka as hak , e as hile. Kërkoni llogari qeverisë suaj, të mendoj më shumë për të rritur gjendjen ekonomike të kosovarëve, që të mos nisen karvanet e emigracionit. Me sa duket keni frike ta kritikoni qeverinë tuaj, dhe merreni me Edi Ramën, se e dini mirë, që nuk merr hak për lloqet e kosovarëve.
    – Kryeminstri jonë asht ma mirë se Edi Rama,- deklaroi me ton zyrtarë zoti Belul.
    – E ke keni ju kryeministër?- e pyes pa pikën e interesit.
    – Si nuk po e dijke,bre?- m’u vërsul zoti Belul.
    – Nuk kam si me ditë. Ju i ndërroni kryeministrat, me emra të veshtirë ,krye gjashtë muajsh, – e kthehem buzagaz. – Pse na del, e na tepron Edi Rama, nuk duam as t’u dëgjojmë emrin kryeministrave anëkënd botës. Zoti Belul! Jeni punësuar në shtet, që po me bëni propogandë politikë?
    – Eshtë drejtori im,- më sqaron Zyberi me zë të ulët.
    – Me sa kuptova, zoti Belul, nuk paska ardhur për pushime, por si patronazhist i qeverisë së Prishtinës .- i drejtohem Zyberit me zë të lartë, kur u ngrita në këmbë.- Nuk kam më kohë të dëgjoj përralla me mbret. I shkruaj vetë. Dikush thooojke, se më vijke pak për duarsh,- dhe u përshendeta, sipas standarteve të pandemisë, për t’u qetësuar, para se të arrija në shtëpi.
    Gjatë rruges i drejtova këtë pyetje vetes:” Pse zoti Belul Gjëmëmadhi nuk më la të komunikoja me mikun tim Zyber, për të cilin ai e di mirë se familjarisht kemi respekt?” Shumë përgjigje u mundova t’i jap pyetjes, por asnjëra nuk qe shteruese ,për të ma mbushur mendjen. M’u dhimbs pak, se mendova se nuk i dalin paratë për të mbyllur muajin, prandaj han vetëm gazeta, për të ruajtur vendin e punës. I dashuri lexues! U lutem edhe ju ta vrisni pak mendjen, pse ndodhin këto fenomene? Kam nevojë për arsyetimet e juaja. Jam më se i bindur, se nuk i di të gjitha, si zoti Belul Gjëmëmadhi.

    • ke aq të drejtë,sa dhe gabim!!
      zgjuarsia e njeriut fillon me pyetje dhe mbaron me pyetje!!
      kur nuk ke më pyetje për të bërë!?
      do të thotë se i di të gjitha dhe nuk je më në gjëndje të mësosh!!
      por pyetja nuk është gjithnjë zgjaursi!!nuk është hapje për dituri!!
      njeriu ka shpikur shumë sende për të parë më larg e më imtësisht,thjeshtë që të zgjerojë njohuritë e tij!!
      por shpesh,po i njëjti njeri këto sende i përdor për të arritur qëllimin e tij!!
      qëllim që mund të jetë i mirë,dhe i keq!!
      shpesh me a pavetëdije punohet për të kundërtën e asaj që duhet të punojmë!!
      për këtë arsye sendet që kemi shpikur për të mësuar,i përdorim për të mashtruar!!
      shkrimi është shumë i bukur por dhe shumë i ngushtë!!
      njëlloj si me përdor mikroskopin me pa një rruazë gjaku dhe jo gjithë mikrobotën, që e rrethon atë!!
      mund të përdoret dhe shëmbulli i dylbisë prapsht!!
      në vënd që të dallosh individin në largësi,me dylbinë prapsht redukton grupin në individ!!

        • fato
          kur i shtrove vetes pyetjen”:” Pse zoti Belul Gjëmëmadhi nuk më la të komunikoja me mikun tim Zyber, për të cilin ai e di mirë se familjarisht kemi respekt?” “,dhe i dhe shumë përgjigje,që vetëm ti i di,përse nuk i shtrove po vetes,të njëjtën pyetje por pak si me drejtim tjetër??
          “përse zyberi nuk e hapi gojën dhe të thoshte dhe ai mendimin e tij”?
          mos vallë ishte i të njëjtit mendim me belulin?
          mos vallë të thirri për të të treguar me anë të belulit se dhe ai ashtu mendon?
          mos vallë dhe zyberit nuk ja mbante bytha të fliste para shefit të tij,njëlloj si shumë nga ne??
          fato,mos duhet të shtojë dhe shumë “mos vallë …..”për të gjetur një përgjigje spekullative dhe për të shpjeguar tërë shkrimin tënd shumë të bukur por segmentar??
          mos vallë dhe ti duhej të mendoje,para se ta shkruaje, në mënyrë sferike, dhe jo segmentare!pra pa kënd vështrimi,por vetëm me vështrim të fiksuar në një pikë,në një nga problemet që mund ti quajmë se shtrohen në këtë shkrim agjithprop të bedriut.

          • fato,nuk të mbajtu shumë kallai??
            të jam drejtuar me shumë mirsiellje,ndryshe nga zakoni tim!!për të vetmen arsye se desha të dija sa do të të mbante kjo “mirsjellje” e shtirë!ky kurth prej foshnjaraku me këtë satirë të vockël!!
            por ti nuk durove o fakir e direkt në “O i vetecensuruar”?
            të qeshurën e kam harruar me kohë!që nga ajo kohë kur buzëqeshja dhe qeshja filluan të përdoreshin për mashtrim!!
            fato,nuk të njoh dhe për pasojë nuk di aftësitë e tua!!të mijat po!!
            e njëra nga ato është njohja e gjuhës së trupit!mimikës!!
            e qeshura tëne,e buzëqeshura tënde në këtë rast,ka një të metë,pavarsisht se është shumë e këndëshme!!
            nuk krijohen “këmbët e pulës” në krah të syve!!
            që do të thotë ËSHTË E SHTIRË!!

    • Kosovarët kanë në tavolinën e drekës 90% ushqime të Serbisë.
      Po e ”shkatërrojnë” Serbinë!
      Dhe ka faj Edi Rama që deklaroi në mes të Beogradit se Kosova është shtet i pavarur. Gabim! Ata vetë duan të varen.
      Ç’merresh me ta; janë me IQ të ulët.

  • Perse nuk e duan Ramen!Me ramen kemi Serbine apo Vuvicin ne mes te sofres si komandant suprem ,ja kejo eshte aresyja pse nuk duhet servili i Vucicit Rama.
    Rama eshte mashtrues me popullin e vet, kur A Kurti eshte transparent me kosovaret, perse ky ngrefet si gjeli ne plehra!!!!!!

  • Shkurt e qarte:
    -Rama eshte sot fatkeqesia e shqiptareve!
    Nen sundimin e tij sot ketu nuk ekziston DEMOKRACIA dhe SHTETI LIGJOR,por DIKTATURA e nje njeriu te vetem!
    Shumica e shqiptareve ndjehen ketu si ne nje vend te pushtuar pa asnje te drejte!

    • politika është fatkeqsia e shqiptarëve!!
      rama është në këto momente,ndyrësia në rritje e politikës!!
      sipas atyre që kemi përjetuar të paktën këto 30 vitet e fundit kjo ndyrësi shtohet nga politikani nëpolitikan

    • Tropojan: Fatkeqesia me e madhe e ketij vendi eshte e do jete S.Berisha armik i betum e antishqiptari me i madhe i kombit shqiptar E NATYRISHT BANDA QE BESON SYMBYLLAZI TEK AI ANTISHQIPTAR.Shkatrrimtari me i madhe i qindra fabrikave,uzinave te ndertum nga pushteti komunist per 40 vjet.

  • Talebanet deklarojne se nuk kane armiq as brenda vendit, as jashte vendit!
    Deklarojne se nuk do perndjekin asnje dhe do perfshijne ne qeverisje edhe gra.
    Deklarojne se e mirepresin kthimin e ish Presidentit dhe jane gadi te bashkqeverisin me ate.
    Deklarojne se ne qeverisje do bazohen ne ligje te Sherihatit.
    Jane keto disa deklarime te para te tyre te lancuara nga Agjenci perendimore. Tani pra ato afgane qe Amerika sjell nuk jane te perndjekur ne vendin e tyre dhe nuk ka asnje kuptim akomodimi i tyre as ne Shqiperi, as gjetke.

  • Kurse ti I ha mune duke grire cdo dite ketu.Rezultati:Rama 12 vjet ne krye te qeverise -minimumi.Qe do te thote vazhdo ha se e ben mjaft mire.

  • Zoti Bedri,
    Se pershfaqes dhe si dashnor i madh i Kosoves: meqe e kanalizon çeshtjen te humanizmi i Rames, gjej nje, vetem nje, foto apo sekuence te ndonje takimi te Tames me tefugjatet kosovare ne Tirane e Shqiperi ne 1999. Ishe minister atehere…

  • I CEKTI BEDRI,vazhdon me logorinë e tij në mbrojtje të dashit të tij dhe harron se dhe ata që “kritizikrikon”(dhe unë mund ta shpik një fjalë,për të zëvëndësuar atë që e kemi prej kohësh në shqip)bedriu,nuk bëjnë gjë ndryshe nga ai!!pra mbrojnë dolet e dashit të tyre!!
    deri këtu nuk shohim asgjë të ndryshme nga palët!!
    i vetmi ndryshim është se bedriu dhe dashi i tij “janë mbi kalë”,e të tjerët me deshërit e tyre,”janë në këmbë”!!pra njëri hipur dhe tjetri zbritur!!
    e logoria e logoria e bedriut vazhdon e vazhdon:
    “Analistë pranë opozitës, kundërshtarë të Ramës për çdo gjë, edhe kur bën punë të mira, kanë drojën se ardhja e afganëve do të forcojë mbështetjen e Perëndimit ndaj qeverisjes Rama dhe ndaj këtij të fundit. Sytë do të mbyllen ndaj autokratit Rama, kanë shkruar medialët opozitarë, ndaj, kurrfarë afgani nuk na duhet në Shqipëri. Për to, një afgan i vrarë është më mirë se rritje e pushtetit të Ramës dhe të mbështetjes ndaj tij. Perëndimi, sidomos Shtetet e Bashkuara do të mbyllin sytë ndaj çdo shkelje njerëzore që do të bëhet në këtë vend, ndaj korrupsionit dhe harbutërisë.”
    nuk e di si e sheh ti o bedri,ose më mirë si do ta llustrosh ti por me të vërëtë një afgan ai i gjallë a i vdekur,dobiçit tënd nuk i bën përshtypje!!që ai nai përplas në fytyrë, atë që mund të na i shpjegonte si njeri dhe të prekte ndjenjat tona njerzorre,ndjenat tona të besës dhe mikpritjes,këtë e dimë fare mirë!!sepse ai është një AUTOKRAT!i tillë sa asqë e merr mundimi të shtiret ndryshe nga çështë!!
    të paktën të shtirej si në kohën kur ishte në opozitë!!
    bedri të thuash një gjë të tillë:”Ardhja e afganëve do të shtojë mjaft në figurën e tij, por nuk mund ta tjetërsojë atë.”duhet të jesh o i pafytyrë,por fare,fare(si thotë braçi),o gomar i lindur!!
    bedri ai,me afganë a pa afganë,me LHL siriane,a me opozitarë iranian,është i tjetërsuar!!nëse do të flasim për atë që premtoi para 8 vjetësh!ai para 8 vjetësh na mashtroi se ishte ndryshe nga ky që po shohim çdo ditë duke u përkeqsuar nga 2013ta!!
    edhe nëse e krahasojmë me një javë më parë ai “është i tjetërsuar”,ai tjetërsohet çdo ditë,po të flasim me mënyrën tënde të shprehjes,po të flasim me tonën “tjetërsimi” përkëthehet në “nxjerr në pah”!gjithnjë e më shumë atë që ka brënda!!
    shprehjes se”çfarë ka barku e nxjerr bardhaku”,pushteti i ramës e ka këthyer në”çfarë ka në shpirt,po ja nxjerr jashtë pushteti”!!
    bedri,cektina,po shkëpus dhe dy idiotësitë e fundit se nuk ja vlen më shumë,nuk ja vlen se çdo hapsirë,e jo më fjali e fjalë,mund të kritikohet në shkrimin tënd:”A nuk do të mund të bëhet edhe ai, si Rama në Shqipëri, autokrat, i papërmbajtur dhe i përkëdhelur perëndimor?”
    ai është bedri!
    historia që ti nuk je në gjëndje ta kujtosh,ose më keq,e fsheh,ka treguar se kjo është e mundur(perëndimi të bmështesë një autokrat,dhe diktator)!!shpresoj se nuk je aq koqe sa ta kundërshtosh këtë që po them!!
    ti bën një gafë si shumica idiote e shqipove,dhe si ata që janë talibanë me gjak shqiptari!!
    ti i quan kolaboracionistë,afgnët e sotëm!!ti i krahason me ata që tradhëtuan shqipërinë në L2B!!prandaj me “mirsjellje” prej të cekti,thua:”Menduan se po i shërbejnë vendit të tyre, se do të mund të kenë një jetë ndryshe nga ajo që kishin dhe nga ajo që i pret në vendin e lindjes.”!
    o bedri,o gjol,o kënetë,me shkollë e me aftësi shkrimi,ata punuan për vëndin e tyre!ata e çuan përpara vëndin e tyre,por falë ndyrësirave si ky autokrati ynë,ata sot janë të rrezikuar,në rrastin më të mirë,të shohin të shkatërruar tërë atë punë që kanë bërë,të shohin që të zhduket shumë shpejt ajo dritëz e vogël që provuan ta mbnin gjallë për 20 vjet me rradhë!!
    bedri hajvani,mos krahaso bashkpunimin ballisto-nazist me bashkpunimin afgano-amerikan(nato)!!
    në rastin e parë kemi një ndryshim të vogël!!
    në pushtet erdhi një forcë që ishte e panjohur për popullin shqiptar,në rastin e dytë këthehet në pshtet e njëjta forcë!
    nëse në rastin e parë,mun të arsyetojmë me pastërtinë që u ndy për të mbajtur pushtetin,në rastin e dytë kemi një ndyrësirë që do të ndyjë gjithçka më tepër!
    eh mor bedri kur e vë dhe ti veten më lartë se analët e tjerë!?është për tu çuditur,por dhe jo aq shumë!!
    “çdo arrixhofkë,mburr sitën e saj”!!
    ti je arrixhofka që më ke trokitur në derë mua o bedri!!
    e do të më shesësh “sitën tënde”??
    bedri në këto 30 vjet kam parë aq shumë arrixhofka!?
    sa ti i ke harruar!!
    punëtor agjithpropi,je!asgjë më tepër!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *