LEÇE / Trafik armësh dhe droge nga Shqipëria, 3 të arrestuar

Dita

Policia italiane në Leçe arrestoi 3 persona në dy operacione të ndryshme, duke sekuestruar armë dhe drogë që po trafikoheshin me mjete lundruese.

Në operacionin e parë, në një varkë me flamur grek, e cila nisi të lundrojë sapo pa praninë e policisë, u sekuestruan tre armë automatikë “Kallashnikovë”, fishekë dhe 67 kg marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i varkës, italiani Salvatore Giovanni Pacifico. Sipas hipotezave të para, armët dhe droga kanë ardhur nga Shqipëria.

Në operacionin e dytë, policia vuri në pranga dy shqiptarë, të cilët u kapën me 3 kg heroinë, vlera e të cilës në trego do të arrinte 45 mijë euro. Shqiptarët e arrestuar janë H.K., 28 vjeç dhe E.G., 34 vjeç.

Duke folur për këto dy operacione, hetuesi Cataldo Motta, tha se sasia e madhe e drogës dhe armët e sekuestruara tregojnë se tregu shqiptar është shumë aktiv gjatë këtyre ditëve, ndërsa vazhdimisht kapen ngarkesa të mëdha, deri edhe në avionë sportivë dhe sasi armatimesh.

20150921_107147_IMG-3911.jpg.pagespeed.ce.IrdgzHKBMC

 

2

3

1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *