Një javë më parë Ledi Shamku kapi gafil në gabim deputeten e PD-së, Albana Vokshi për ngatërrimin që ajo i bëri autorit të një libri për fëmijë. Por këtë javë Shamku ka qenë sërish protagoniste, falë asaj që ajo vetë publikon në Facebook.
Deputetja e PS-së ka shkuar në parlament e veshur sport. Madje këtë e ka paraqitur edhe si një risi. Por ky stil i të shkuarit në Kuvend, që ajo e quan një gjë të re, ka hapur shumë debat në rrjetet sociale. Një bluzë me kapuç, xhinse dhe kaq i është dashur të duket se deputetja ka sfiduar edhe kolegët, të cilët kanë qenë kuriozë për veshjen. “Është uniforma e këtij viti për gjuhëtarët. Është e shkruajtur në alfabetin IPA.
Shumë nga deputetët më pyetën pse e ke veshur dhe u thashë: Po meqenëse këtu brenda ka shumë rob pa zanat, unë e dua shumë zanatin tim” – thotë Shamku. Dihet se Ledi Shamku është gjuhëtare në profesion, por nëse të gjithë deputetët do të shkonin në Kuvend me nga një bluzë sipas profesionit… do kthehej salla e Kuvendit në kopsht zoologjik. Kështu që, zonja gjuhëtare, sipas vendit bëje edhe kuvendin…:)

Po sikur njw deputete tw beje edhe prostitutwn? Si do tw shkonte ne Kuvend?
Mos është pak si fyçkë, kjo deputetja?
thone se jeta e njeriut eshte peng i femijerise dhe kjo deputetja mbetet etalon per kete thenie. c’te beje e shkreta, mungesat e femijerise i ploteson tani qe u be deputete. me e bukura eshte se i duket vetja interesante. ta provonte ne parlamentin britanik kete gje e ta shihte si do te dilte. ben snoben (senza nobilitatum), normalisht qe e ben, se i mungon fisnikeria qe nga femijeria!
Dita!bete mire qe na e kujtuat shamkun.dikur dilte 1000here ne dite e na fliste per lloj lloj revulucionesh kulturore qe do te merrnin vrull sapo te ikte saliu….ledo.iku sala.where are you?!!!
Vokshi ngaterroi Andersenin me Ibsenin dhe per nje gjuhetar ose studiues te letrave kjo eshte si “blasfemi” ndersa e thene ne foltoren e parlamentit shqiptar para atyre “njerezve te vlere”eshte hicgje.
Nuk eshte se duke u veshur me “chic” mbulohen zullumet e parlamentit shqiptar prandaj per sa me perket le te vishen si t’ia doje qejfi por te punojne per te miren e vendit.
Ua mi Ledi. Po shkruj me emrin tat mi. Pse na bo si analitike? Kemi boll Grriden e Saliut per ket pjesen. Ik vishu aty? Po te ishte sportiste do shkoje me rrobabanjo? Idiote!