Jemi më 25 dhjetor, një ditë që bashkon besimtarët e krishterë në festë dhe i afron ata më afër Zotit. Paraditen e djeshme, në ambientet e Katedrales katolike të Shën Palit në Tiranë, një grup koristësh bënin prova me këngën “Feliz navidad”. Autoritetet e kishës ishin duke u përgatitur për meshën që do të mbahej dje në mesnatë, për të gjithë besimtarët që festojnë lindjen e Krishtit.
Mesha për katolikët ka filluar në mesnatë, ndërsa ortodoksët kanë shkuar në kishë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë transportoheshin dje një pas një tufa lulesh të kuqe, që ndryshe quhen “lulet e krishtlindjeve”. “Festa e Krishtlindjes është festa më e bukur. Krishti lind për ne”, thotë Tatjana Boçi një zonjë që ndodhej atë moment në katedrale. Ajo do të rikthehet këtu në mesnatë. “Presim me gëzim lindjen e tij, me lutje, me qirinj të ndezur. Është një festë për t’u afruar më shumë me Zotin”, shprehet kjo zonjë duke na uruar festat. Në rrugë atmosfera është e zakonshme. Ne shkuam më tej, kemi pyetur njerëz për marrëdhënien e tyre më Krishtlindjen, por edhe më fenë në tërësi. Shqiptarët nuk kanë një marrëdhënie klasike me fenë. Më së shumti festojnë se duhet festuar. Ndoshta ka ndikuar periudha e komunizmit ku ndalua besimi në Zot. Sot, ndan me ne përjetimin për këtë ditë, një person që ka një përvojë interesante me fenë. Është Ledi Shamku-Shkreli, e cila me s të tjerash na rrëfen historinë e saj personale të pagëzimit.
Me çfarë fryme fetare jeni rritur në familje?
Kam pas fat të rritesha duke e drashtë edhe e dashtë Zotin, paçka se fëminija ime i takon periudhës ateiste që pllakosi mbi këtë vendin tonë. Më kujtohet një detaj: Dimër, pak a shumë kjo periudhë si sot, po këtu e 33 vjet më parë. Isha në fillore
dhe po lexoja me zë mësimin e diturisë së natyrës. Ime gjyshe, Safet Tafaj (Bermema pas martese), po hekuroste ngjitas meje. Dhe unë lexoja kështu: “pavarësisht bestytnive të kota, sot është plotësisht e vërtetuar se njeriu rrjedh nga majmuni”. Ime gjyshe më ndërpreu dhe me të folmen e vet të butë tiranase më pyeti: “Prej ka thokan kto se vika robi?!”. “Nga majmuni…”, iu gjegja unë. “Ti ashtu thuje se ta do shkolla, po shtije n’mend amo se robin e ka jeretis (kriju dmth) Zoti, moj goca ime!” – dhe vijoi me hekurosë e me mërmëritë me vete ime gjyshe. Ajo qe bijë Tafajsh, nga familje në zë tiranase, dhe kish besimin e vet musliman, të qetë e të butë e shumë tolerant siç e kanë tiranasit. Shoqen e vet të ngushtë, Vasilika Zhupën, me të cilën ishte si motër, e kish të besimit të krishterë. Më edukoi me besimin e fortë në Zot, por pa ma ngushtuar zgjedhjen time. Më kujtohet biseda me të, në telefon më 5 nëntor 1992, një natë para se të pagëzohesha në besimin katolik. I thashë: “Mome, unë nesër pagëzohem”, dhe nga ana tjetër e telefonit dëgjova: “U sa po më gzon! Unë pata frykë mos më ngelshe pa besë e fe. Thirre si ta dush Zotin, mjafton ta thërrasësh e ta ndigjosh!” Kjo është me pak fjalë fryma e besimit në shtëpinë time të gocnisë, siç i thonë tiranasit. E qetë, e butë, gjithëpërfshirëse dhe me Zotin gjithnjë në zenitin e vet.
Si e keni festuar dje dhe si e festoni sot Krishtlindjen?
Krishtlindja apo Kërshëndella është njëmend festë në shtëpinë tonë. Prej më se tre vjetësh është edhe koha kur Anna, vajza e madhe që studion në Bolonjë, vjen në shtëpi me pushime dhe kështu zemr’e prindit mbushet plot! Kurse dy fëmijët e vegjël, Marta dhe Juli, janë në shend të madh. Kanë bërë pemën, i kanë shprehë dëshirat secili Shën Kollit (a babagjyshit), gatiten të vijnë me ne në Meshën e Madhe, dhe kështu munden të rrinë zgjuar e jashtë shtëpie deri pas mesnate. Ndërsa tek neve dy të mëdhenjtë e shtëpisë, tek unë dhe Tani, avitja e Kshndellave jep gjithnjë shenjat e veta. O unë o im shoq dëgjohemi në këtë periudhë duke këndu nëpër shtëpi këngë të kësaj feste si: “Natë e qetë” apo “Shtegtarë ju shpejtoni!”, që janë në fakt këngë zemre. Janë tinguj e fjalë që më bëhet sikur shndrisin sa njëmijë dritëza e ngrohin sa njëmijë zjarre. Në vigjilje të festës nuk e di pse, por shtojmë disi dozën e bisedave më historike e albanistike mes nesh. Fjala vjen, dje po diskutonim për dubletin “Krishtlindje-Kërshndella”. Kjo fjala e dytë i takon traditës sonë dhe është tejet më e moçme. Albanologët mendojnë se është përshtatje nga latinishtja e Christi Natale. Te “Hylli i Dritës” kam lexuar tash një shkrim të viteve ’20 nga dom Prend Suli (mirditas i ditur, anëtar i Shoqnisë Bashkimi dhe bashkautor i Fjaluerit të Shqypes), hipotezën se fjala “Kërshndella” ka lidhje me fjalën “me u kerthndellë”, e cila gjallon ende ne shqip e don të thotë “ndizem, skuqem, marr jetë, ndriçohem”. 25 Dhjetori si ditë e Solsticit dimëror, përfaqësonte për besimin e të parëve tanë panteistë ditën e Diellit të Pamposhtun, apo Sol Invictus siç e quanin romakët. Kjo pasi 24 dhjetori është dita e fundit kur nata është e gjatë. Fill pas saj nis Dita me u rritë, e nata me u shkurtu. Dom Prend Suli dëshmon se malcorët tanë ndiznin në një natë si kjo e sotmja plot e plot zjarre rrugës për te kisha. Ndezja e zjarreve është pjesë e besimit parakristian, se çdo zjarr në Tokë i jepte fuqi zjarrit të madh në qiell, Diellit pra, që të mëkëmbej shpejt e t’i nxirrte nga acari dimërak. A nuk janë të mrekullueshme këto gjurmë ku panteizmi gërshetohet me Krishterimin? Sipas gjithë albanologëve apo etnologëve, këto prova kontinuiteti apo vijimësie janë edhe dëshmitë e pakundërshtueshme të autoktonisë sonë mijëvjeçare këtu ku jemi, kështu si jemi. Ndaj edhe duhen studiuar. Kjo është me pak fjalë atmosfera në familjen time në prag Kërshndellash. Atmosferë me Fe e Atme, siç e quajnë françeskanët.
Sa është ceremonial festiv dhe sa është ritual fetar për të shprehur besimin në Zot?
Unë them se besimi në Zot është në vetvete Lajmi i Gëzuar, ndaj edhe shpallja e këtij besimi, pra e këtij Lajmi të Mbarë, sjell vetiu festë me vete apo jo? Festimi dhe besimi kanë të njëjtin “shkak” në këtë ditë. Krishtlindjet janë festa e shpirtit dhe përtrimja e përvitshme e besimit. Përtrimja e paktit tonë me Zotin. Ndaj, në vështrimin tim, nuk ka si ndahet festa nga rituali. Riti sjell festën, dhe festojmë sepse besojmë.
***
Dom Gjergj Meta:Të rinjtë më afër Zotit
Dom Gjergj Metën këto Krishtlindje e kanë gjetur në Durrës, duke shërbyer atje për besimtarët katolikë. Në një bisedë të shkurtër na ka shpjeguar domethënien e festës në një ditë që e afron besimtarin më pranë Zotit.
Dom Gjergji, ka ndonjë elementë që nuk duhet të mungojë në këtë ditë feste?
Nga pikëpamja ushqimore njerëzit janë shumë të lirë të konsumojnë dhe të shtrojnë atë që kanë dëshirë. Ka një traditë që data 24 mund të jetë një ditë agjërimi për besimtarët, por nuk ka ndonjë rregull.
Kjo Krishtlindje e vitit 2013 a ka ndonjë të veçantë. Në rang botërore, për besimtarët ka qenë një viti i suksesshëm. Kemi një Papa Françeksu, i cili është shumë popullor, është zgjedhur personazh viti nga revista të rëndësishme. Çfarë mund të veçoni në raport me Shqiptarët?
E para e punës jemi një vit më të rritur, dhe kjo është e rëndësishme, na pëlqen apo nuk na pëlqen. Këto Krishtlindje na sjellin një frymë besimi dhe shpresojmë që gjerat të ndryshojnë. Ne jemi një popull i vuajtur dhe kemi nevojë në çdo moment që të rrisim notat e shpresës brenda nesh. Shpresa është ajo e munguara e madhe e realitetit tonë. Jam i sigurt që brenda zemrave njerëzore gjendet shpresa. Papa Françesku është një person që me buzëqeshjen e tij, që nga momenti i parë kur doli në ballkonin e Shën Pjetrit u duk sikur relaksojë pak jetën e botës në një farë mënyre. Njerëzve u pëlqeu ajo buzëqeshje. Të paktën për ne katolikët mund të them që ka qenë dhurata e vitit.
Gjatë këtyre kohëve keni kuptuar një afrim më të shumtë të shqiptarëve ndaj fesë?
E lehtë nuk ka qenë që njerëzit të afrohen. Fryma religjioze për afro 40 vjet ka qenë e shtypur . Por vrjemë një gjë, dhe na vjen mirë, që të rinjtë janë të ndjeshëm ndaj elementit religjioz, në atë mënyrën e vetë, sigurisht. Janë edhe kreativ, është mirë që janë kështu pasi një njeri që nuk është kreativ është i plakur para kohe. Ndonjëherë moshat e mëdha janë më problematik sepse kanë përjetuar edukimin komunist, dhe krijimin e njeriut të ri, atë njeri pa fe, pa Zot dhe pa ndjenja fetare.

Hipokrizi e gjall , kjo eshte tallje e atyre pak njrezve qe besojne ne zot , pjella e anetarit te KQ te PPSH-s ish Drejtorit te kombinatit te Auto-traktoreve e.Hoxha sh. Hamid Shamku prej Preze qenka besimtare e devoteshme !!!!!! e bija e teknologut turkoshak te fonderise se UE katolike ?
Mos bre shqiptar, mos e rando veten me keto fjale. Ledi, njeri, grua, intelektuale e nderuar. A nuk te mafton kjo. Po pse u dashka te kerkosh klecka e qe nuk egzistojne. Te paktn,jo sot.
shkruje mi goc emrin si e ke ……..kan fillu shqiptaret me u hap by…….sherife sheri, mereme meri, jolldyz joy,muharrem remo,gimi xhimi, gjon xhon ,vazhdoni ju te tjeret…………………..
Edvi-Edi,Mrike-Mimi,Bajram-Bebi,Arben-Ben…
Edvin-Edi,Mahmut-Gut…
Me rastin e Krishtelindjeve,
qe te jeshe besimtar e te besoshe ne nje besim te caktuar eshte nje gje personale, porese ne shkrimin e mesiperm nje fare “Bibe” ne menyren me banale na ben te ditur se komunizmi i kishte mesuar ne shkolle se njeriu ka si paraardhes majmunin.
Per keta lloje qeniesh si kjo “tiranase” me familje ne ze, i bejme te ditur publikut se teoria e evolucionit te njeriut eshte publikuar nga Anglezi Charles Darwin ne vitin 1859 me vepren e tij qe titullohet “Origjina e llojeve nepemjet seleksionimit natyral” e cila i mbylli nje here e pergjithmone besimit fetar perrellave mbi origjinen e njeriut.
Ne ate kohe qe ka mesuar kjo “Bibe” ne shkolle kame mesuar dhe une dhe ne asnje rast nuk eshte shkruar se njeriu vjen direkt nga majmuni. Porese eshte shkruar ashtu si ne teorine e evolucionit te Darwin, se ne evolucionin e gjate te nje loji te majmunit qe ka zgjatur miliona vite eshte zhvilluar njeriu, qe ne thelb sot nuk ka asnje lidhje direkte me majmunin, sepse ato lloje majmunesh qe para miliona vitesh te seleksionimit natyral jane zhdukur.
Pa dyshim qe kush deshiron mund ta lexoje kete veper te Charles Darwin qe ne te gjithe boten e soteme moderne cilesohet si nje pike kthese ne Biologjine e soteme.
Porese i madhi Darwin nuk arriti te jetoje dhe te shikonte se jo te gjitha racat e ketyre majmuneve te para disa milionave vite me pare jane zhdukur, ata na kane lene trashegimtare te gjalle si kjo “tiranase” e pagezuar ne te krishtere.
Charles Darwin nuk ka qene komunist se ne kohen kur ai botoi vepren e tij, Karl Marx akoma nuk e kishte botuar vepren e tij “Kapitali”, botim qe u shfaq ne vitin 1867.
Me poshte “kalemxheshja” E.Resuli vazhdon per vitin e sukseshem te te krishterimit me rastin e Papes qe eshte zgjedhur personazh i vitit 2013.
Nuk ja vlene te merresh me keto figura si ky Pape qe reklamon se i qendrone ne krahe te varferve dhe prandaj ne vend te kepuceve na mbath sandale qe ti ngjaje Jezusit, porese harron te heqe kryqet dhe unazat prej floriri te paster qe mban ne trupin e tij.
Qe besimtaret do te vazhdojne te besojne eshte pune e tyre personale, porese institucionet e fese jane perpjekur perpiqen dhe do te vazhdojne te perpiqen qe milionat e ndjenjave te njerezimit ti budallallepsin deri ne ate shkalle sa te mos jene ne gjendje te dallojne sapunin nga djathi, keshtu qe mbushja e bankave te Vatikanit mos te shterroje kurre.
Sa per historine e ketij institucioni nuk mund te thuash asgje, sepse jane mijera faqe te dokumentuara historikisht nga personat e shkences,filozofise etj ne boten perendimore qe nuk jane “komuniste” porese mendjet te ndritura te njerezimit qe i kane treguar kufinjte ketij institucioni si me mashtruesi dhe kriminal ne historine boterore.
Gezuar Krishtlindjet.
Shume i nderuari z.Realitet, e shikoj se jeni nje darvinist dhe kjo ua shton edhe me teper respektin kundrejt Jush. Ju mund te polemizoni me autoren e shkrimit, por nuk keni te drejte ta fyeni ate. Psh une jam i te njejtit mendin me te qe ne shkolle na kane thene se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, duke e shtremberuar ne nje fare menyre teorine e Darvinit. Ajo qe thoni Ju, nuk eshte nga librat e shkolles, por drejtpersedrejti nga vepra e shlencetarit gjenial. Mbaj mend se ne universitet kur studionim marksizmin dhe dialektiken(ne te vertete Materializmin Dialektik dhe Historik) na thoshin se filizofia marksiste mbeshtetej ne tre shtylla te rendesishme, njera nga te cilat ishte pikerisht vepra e Darvinit. Darvini, ka qene bashkekohes i Marksit dhe Engelsit. Po te kujtojme se Manifesti Komunist u botua me 1848 ndersa vepra e Darvinit me 1859 eshte e kuptueshme se ka qene nje mashtrim thenia qe ata u mbeshteten ne teorine e Darvinit kur ajo nuk ishte shkruar akoma. Dhe, mbase mund te gaboj, por nga ajo ata, ne shkrimet e mevoneshme, filtruan per te nxjerre luften e klasave qe si fenomen universal ne boten shtazore e sollen ne shoqerine njerezore. Teoria evolicioniste e Darvinit mbetet gjithnje nje hipoteze dhe sot nuk jane te paket shkencetaret qe polemizojne ne lidhje me te. Por, kjo nuk do te thote se ajo eshte e genjeshtert. Duke pranuar se nuk ka nje teori absolute, mjafton te kujtojme se teorite shkencore mbeten gjithnje prane te vertetave, por pa i arritur keto. Le te kujtojme teorine Gjeocentrike (me Token ne qender te te gjithe kozmosit). Ajo spjegoi shume fenomene me saktesi (sidomos eklipset) dhe sundoi per afer 2000 vjet. Pastaj erdhi teoria Heliocentrike e Kpernikut.
Ajo ishte me elegante, por Ajnshtajni me Teorine Speciale te Relativitetit tregoi se dy teorite jane ekuivalente. Qendra e kozmosit eshte nje kuptim relative dhe me shaka mund te themi se edhe Nastradini kishte te drejte kur thoshte se qendra ishte huri ku kishte lidhur gomarin e tij. Nga komenti Juaj, kuptohet se jeni ateist. Ketu nuk ka asgje te keqe. Une jam besimtar dhe me kete rast me lejo te bej ndonje pyetje :
I keni bere keq ndonje personi ?
Jeni ziliqar ?
Jeni genjeshtar ?
Jeni i dhunshem ?
Nese do te pergjigjeni me JO, atehere mos thoni se nuk besoni Perendi ! Te besosh, nuk do te thote te besh nje deklarate, por te zbatosh porosite e Perendise. Te besuarit nuk urdherohet, ai ndjehet. Kur e pyeta nje shok besimtar se si e kuptonte ai te besuarit ne Perendi, ai m’u pergjegj se nuk e ndjente veten asnje here vetem. Per ta mbyllur kete koment dua t’Ju kujtoj se varri i Darvinit ndodhet ne kishen e famshme Abacine Westminster, prane Njutonit dhe Hershellit. Pra i nderuari z.Realitet, duhet te pranoni se i keni rene me qafe autores se shkrimit.
Ju faleminderit !
Me pelqeu vallahu, Juaji Sheridan Knox, dikur Sherif Hoxha
Shqiptarë, nese nuk clirohemi nga mendimet mesjetare (osmano-rromako- bizantine) , do jemi nje kafshate dhe asgje me shume per ata qe na rrethojne. Duhet pune, edukim, kulture. Keto edhe Zoti me shume i vlerson.
Sa mire do te ishte qe ne vend te flisje me te vdekurit te gjeje pak kohe te flisje me ata qe te dhane mundesine per tu bere deputete – dhe te hapje njeher gojen ne Parlament. Po mesa duket ti arrin te komunikosh vetem me ate bote, se me kete i paske lare duart. Po kur ka popull idiot si ky i yni qe lejon plahra te rendomta te vjedhin dhe masakrojne gjuhen dhe traditat tona si puna kesaj shoqes, domosdo. Ledi Shamku-Shkreli ka vetem nji arritje – qe eshte gruja e Tan Shkrelit – njeriut te Edi Rames qe merret vetem me çvatjen e te gjitha aseteve te mundshme te shqiperise. Ah Rilindje – Rilindje…hajde duro dhe tipa te tille si Ledi Shamku – Shkreli.