Lefi i shkruan Gent Strazimirit

anazapta

Përplasja fizike mes deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, dhe asaj Demokratike, Gent Strazimiri, në kafen e Kuvendit, ka zbritur në rrjetet sociale ku palët janë ndarë në dysh. Genc Strazimiri, identifikohet nga komentuesit si provokator, por nga ana tjetër edhe fansat i shkruajnë në profilin e Facebook-ut duke i shprehur mbështetje dhe solidaritet. Mes komenteve të shumtë bie në sy edhe ai i ish-deputetit Lefter Malqi dhe njeriut të qejfmbetur se përse PD nuk i dha mundësinë të kandidonte për kryetar të kësaj partie në qytetin e Beratit. Në mesazhin dërguar Strazimirit ai shkruan: “S’kanë forcë argumenti, ligjore, as ballafaquese për të vërtetat prandaj përdorin forcën fizike! Turp për atë parlament me deputet horra, trafikant, biznesmen me para të pista e diploma të blera pas moshës 40 vjeç, Stazimiri është kurajoz i aftë dhe opozitar me zemër! Duhet të jemi më të organizuar dhe bashkuar për sfidat e ardhshme, bashkimi bën fuqinë!”-thotë Lefi. Po pra Lefteri, ai polici që trembte qytetarët e Lushnjës kur ishte shef… Mbahu Lefo se do të bien… kapelja 🙂

Share This Article
6 Comments
  • Lefteri…doli nga defteri…si gjasme skifteri…i mjeri…i dhjeri…i teri…

    Strazimirin nuk e njoh, por shoh , qe ne kete loje politike kerkon ose ja kerkojne te behet hero, largqofte pas vdekjes…Ka ca korrake qe mbijetojne mbi kufoma….Por gjynah ky djal qe ka qene dhe zevendesminister i brendshem e i di me mire se une keto lojra politike me bllofe…

    Strazimir, o bir , nuk e njeh Salen mire , komunist i arrire , qe per ‘ familje ‘ s’pyet per Strazimir e te tjere, i ka thjeshte nje te dhjere…boll qe burgu rrjeten te mos i tjerre…

    …Dhe do te shkruaj historia…

  • More njerez ,po si jane nje prerje keta tepd ,une nuk njoh ndonje te hajrit qe jane ne ate hale per idealin e tyre ,nje te djathte te vertete qe t’i heq kapelen me respekt. Llogarite Lefter Maliqin te jete ne poste drejtuese ,nje injorant ,nje sharlatan ,qe e ul veten ne ate menyre qe t’i kendoje kenge nje krimineli e rrugaci si Saliu

  • Lefteri,Zhelali di
    Jane trima te keqij
    Pa dil o kara Sali
    Dil e shiko ne avlli
    Ver qalline ne si
    Trimat qe rrite ti
    Paloqja me Strazimire
    Nje thuthuq
    Nje i pa ftyre
    Po ti rrahin me lekure
    Me lekure derri safi
    Se e kane ilaik
    ilaik,jallan shehite
    Qe te rrihene
    Me rrip.

  • lefter ,sala te hodhi si levozhge are ,tani mer dhe kozin dhe shkoni beni ndonje dore lek neper dasma ne ju marshin ose mblidhni zhaba poshte ures se gorices

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *