Lefter Koka: PS merr vetëm 50 mandate

DITA Online

 

Fushata zgjedhore sa vjen e thellon replikat në distancë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për integrim.

Pasi kryeministri Edi Rama dhe deputetja Kejdi Mehmetaj duke komentuar mbi reformën në arsim theksuan mosdakordësitë mes dy forcave të koalicionit, një tjetër zë nga LSI ka rezerva.

Pasi Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 qershorit PS fiton 71 mandate, ka reaguar edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka duke thënë se është qesharake të pasurit e sigurisë së 71 mandateve tek diversantët e futur në listën e PD.

Lefter Koka i ka kujtuar Ramës zgjedhjet e 2009, ndërsa thotë se PS merr vetëm 50 mandate.

“Qesharake të gjesh sigurinë e 71 mandateve tek diversantët e futur në listën e PD, e të thuash me ata do bëj #Shqipërinëqëduam. Llogari gabim, diversantë 10 dhe mandate PS vetëm 50. LSI edhe këtë radhë, si në 2009, do i lërë në tentativë puci. #LSIForcëeParë”, ka shkruar Koka në Facebook.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *