Lefteri i thotë “diell” Supermbesës :)

redaktor

Mbesa e ish-kryeministrit është studente për Ekonomi-Financë. Por duket se ajo mezi po pret të dalë nga bankat e shkollës. Në statusin e fundit në Facebook, Dasara shkruan me shqipen e saj të cungët: “Ahu t’gjith po diplomohen, vtm un vazhdoj shkoll -.- im dead bored”.

Një nga ata që ndërhyn me komentin e tij, duke i dhënë një këshillë Dasarës, është Lefter Maliqi (ai i këngës: O Sali t’u bëfsha ferrë…).

Lefi i shkruan: “Gjithë jeta është shkollë! Suksese dhe lart e më lart”! Por mbesa e ka në majë të gjuhës përgjigjen. I drejtohet Lefit me emër e mbiemër. “Lefter Maliqi sigurisht po ajo diploma s’do ishte keq ta merrja sa më shpejt”-i thotë.

Lefi ndihet fort i nderuar dhe vazhdon me një kompliment shpërthyes: “Ti ke shkëlqyer dhe do shkëlqesh, dielli duket që në mëngjes, suksese dhe vetëm suksese”. Ça bëni kështu ju re Lefter, aman! 🙂

Share This Article
20 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *