Lefteri nostalgjik i bëhet ferrë viti 2011

redaktor

Ish-deputeti i të dy krahëve politikë Lefter Maliqi, ka një moment kulminant në jetën e tij për të cilin është krenar.

Kjo për të cilën po flasim është periudha e zgjedhjeve lokale 2011 kur asokohe ish-kryeministri Sali Berisha vizitoi Lapardhanë e Beratit. Maliqi mbahej si organizator. Aty lindi edhe kënga: “O Sali t’u bëfsha ferrë, merr pushtetin dhe njëherë…”.

Që nga ajo kohë, nuk ka ditë që Lefteri të mos nxjerrë nga arkiva e tij fotot me Sali Berishën. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ditën e djeshme. “Kujtim dalë në Kuçovë me familjen dhe liderin Berisha”, shkruhet në foto. Pavarësisht se çfarë ndodh dhe çfarë ka ndodhur më vonë, duket se jeta e Lefter Maliqit ka stopuar në atë vit. Kohët e fundit edhe në PD punët s’po ecin mirë.

Ai ishte kandidat për kryetar të partisë në Berat por një urdhër i Lulzim Bashës e detyroi të vetëskualifikohej duke e lënë me gisht në gojë. Ndoshta kjo do jetë edhe arsyeja që Lefi ka nostalgji për Berishën! Eh, ç’kohëra…

Share This Article
5 Comments
  • Eh c,kohera.!!

    Eh cfare zvarranikesh dhe perversesh shqipfoles ka prodhuar kjo kohe e ndyre e politikes nga Vucidoli. Eshte koha e rrenimit te cdo qelize te shtetit shqiptar dhe e instalimit te llumit shoqeror nga provinca, si “pari politike” e vendit.
    Kesaj kohe “mrekullirash”, do ia ndjejme shijen e hidhur, edhe per nja nje cerek shekulli. Rrenjet e tradhtise kombetare, e rrenimit dhe poshterimit te dinjitetit, jane rrenje te thella. Ato nuk zhduken dot brenda nje kohe te shkurter.
    Jane keto rrenje dhe keto figura qesharake, qe te bejne te te vije turp, te jesh pjese e komunitetit shqiptar.!!

  • Ferra leshon rrenje edhe po te ne toke nje cope shkopi prej saj. Dhe ferra nje veti ka: te te ngaterrohet neper kembe e te pengoje ecjen, zhvillimin.

  • Ato qe thote Kollodoku, jane te verteta te vertetuara. Vucidoli, shpella dhe mjerimi do te mbizoterojne ne Shqiperi edhe nja njeqind vjet. Dhe mbas kesaj kohe njerezit pereri do te thone: “Te shohim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *