Legalizimet, Lame: Emigrantët të shpejtojnë

Elton Tafaruci

Duke marrë shkasë nga ardhja e emigrantëve gjatë sezonit veror, zyrat e ALUIZN-it në të gjithë vendin do të jenë në dispozicion të tyre.

Kreu i këtij institucioni, Artan Lame u kërkoi qytetarëve që jetojnë në Shqipëri që t’i hapnin udhë emigrantëve për të kryer procedurat e legalizimit.

Lame: Ju bëj thirrje të gjithë emigrantëve që të përfitojnë nga kjo periudhë për të mbyllur procedurat e legalizimit të tyre. Të jenë të bindur që personelin e ALUIZN-t do ta kenë në dispozicion gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, për shkak të mbingarkesës në këto momente, do t’u kërkoja mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të tjerë që t’i hapin rrugë emigrantëve në këtë moment piku, moment ky që përfundon pas gjysmës së parë të shtatorit. Ndaj, le t’u gjendemi pranë në këtë moment.

Ne kemi marrë masa pranë sporteleve tona për këtë masë të madhe të qytetarëve tanë, që gjatë qëndrimit të tyre të mund të kryejnë procedurat e legalizimit të shtëpive të tyre. Për të gjithë rastet e tjera rutinë, qytetarët ftohen të presin me qetësi ekipet tona. Le të koordinohemi së bashku për ta çuar procesin më përpara.

Për sa i përket legalizimit të banesave, Lame bëri me dije se për muajin korrik në rang Republike janë legalizuar 5505, ndërsa për muajin qershor janë kryer rreth 4 mijë legalizime.

Lame: Është realisht krenari dhe gati në kufijtë e të pabesueshmes një shifër e tillë. Për sa i përket vijimit të procesit, do të thoja që qarqet që do të jenë të parat që do ta mbyllin procesin e legalizimit, me shumë gjasa këtë garë mund ta fitojë Qarku i Dibrës dhe Qarku i Kukësit dhe më pas Qarku i Fierit. Janë tre qarqet që janë më pranë mbylljes.

Por, kur do të përfundojë tërësisht procesi i legalizimit? Lame thotë se ky proces në Shqipëri nuk do të përfundojë asnjëherë, pasi siç thotë ai, gjithmonë do të ketë disa që kanë nevojë për t’u legalizuar.

Lame: Procesi i legalizimit në Shqipëri nuk ka për të mbaruar asnjëherë. Gjithmonë në këtë vend do të ketë njerëz që kanë nevojë për t’u legalizuar. Për fat të keq, edhe sot që ne flasim, në vende të caktuara po ndërtohet pa leje dhe një ditë edhe këta do të trokasin në shtetin shqiptar për të kërkuar legalizimin.

Lame shprehet se procesi ndahet në dy blloqe, i pari është legalizimi i zonave të mëdha infornmale masive.

Lame: Legalizimi i zonave të mëdha rreth qyteteve mbyllet në këtë legjislaturë, që do të thotë, Bathorja, Këneta e Durrësit, rrethinat e Shkodrës, Kamza, Paskuqani, pra gjithë këto zona mbyllen në këtë mandat.

Kreu i ALUIZN-t u shpreh se një masë qytetarësh nuk do të mund të përfitojnë nga legalizimi, duke sjell këtu si rast ndërtimet në zona arkeologjike.

Share This Article
6 Comments
  • JE I PA FYTYRR OOOOMASKARA GENJESHTAR MASHTRUS IPA PARE, UNE KA 25 VJET ME VENDIM TRASFERIMI I PARI NE LAGJE ME FATURE PAGUESE TE Z.DERVISHI KRYTARI RAJONIT 5 VLORE1993 DHEJU TALLENI .NE JU VOTOJME…KU KU…. DO TE DEGJOSHE NJE KASETE CFARE BEHET NE VLORE TE fala EDIT UNE SHOKU ARDIAN KLOSIT.

  • Ik o legen mashtrues, kam bere vetedeklarimin qe ne 2005 kane ardhur e kane bere nja 20 matje, ka dale VKM qe ne janar 2015 dhe megjithese kam ardhur 20 here ne zyrat e ALUIZNIT nuk vjen njeri te beje matjen e fundit dhe te nxjerrin faturen, legalizim u behet vetem PS dhe atyre qe i japin leke Gjuzit ju vazhdoni akoma me mashtrime. Une nuk kam as parti po as leke te teperta per ju kopilat e rilindjes.

  • Z,ARTAN LAMEJAM NJE EMIGRANT KAM NJEVIT EGJYSEM QE KAM APLIKUAR NE IPOTEKEN ELUSHNJES PERTE MAR CEFTIKATEN E TOKES DHE SEKEMI MARR AKOMA JU LUTEMI AMUNDET TE NA NDIMONI ME RESPEKT NIKO SULO CUFO NR TELEFONI O3O 6993432157

  • Une ftoj qytetarte shqiptare qe te ndertojne ne pronat e Lames, Rames, Shkrelit e te gjithe pushtetareve e pastaj te shkojne ti legalizojne ndertimet sepse parimi qenka qe kushdo qe zapton pronen e tjetrit behet pronar i loigjshem ndaj o burra futjuni punes sidomos ne vilat e bregdetit ku kane hapesira te medha per ndertim.

  • Usurpimi i tokes se tjeterkujt ku nuk mundet me u ‘legalizuar’ .Pra ma mire shkoni e béni pression per kthim te tours pronarit,qe ai te va shese neqofte se doni…

  • Z.Lame!
    Qe ne muajin dhjetor 2015 kam nje korespondence me ju dhe me zyren e Aluiznit per moslegalizimin e nje shtese pa leje qe ka ndertuar poshte ballkonit tim fqinji im ne katin e pare.
    Per kete shtese pa leje Policise Bashkiake Tirane i eshte derguar nje leter nga ish kryetari njesise nr.9,z.Armond ne vitin 2007 ku i kerkohej nderhyrja per ta prishur.
    Ne ate kohe drejtor i Policise Bashkiake ka qene nje Maksi…mbiemrin e tij nuk e di.
    Kondravajtesi qe ate kohe punonte shofer i ANTIKONTRABANDES e kishte mik Maksin sepse kur erdhi specialisti Kastriot per te lajmeruar prishjen,”u cane” telefonat me Maksin dhe ndertimi pa leje nuk u prish.
    Ky ndertim pa leje ka bllokuar rrugen nga kalonin banoret e lagjes mbasi shoferi i ANTIKONTRABANDES ka vene dhe nje mur qe nga bordura e pallatit deri ne fund te shteses pa leje.
    Te gjitha fotografite ,shkresen nga njesia bashkiake nr.9 Tirane drejtuar Pilicise Ndertimore ne v.2007 ,ua kam derguar ALUIZNIT,zona
    Kete vendim une ia kam derguar zj.Orjeta Myzeqari,Avokatit te Popullit,z.Edi Rama,Policise Ndertimore, etj…
    Nuk kuptoj perse mbahet ende ne proces legalizimi kjo kerkese kur kondravajtesi ka shkelur hapesirat publike dhe ka cenuar pasurine time sepse muret e ballkonit mbeten duke me rene,lageshtira ka hyre kaq shume saqe priza dhe spina lavatrices se kam ne ballkon jane djegur,kohe pas kohe me dridhet dora kur marr rrobat e lara nga lavatricja …
    Ish shoferi i ANTIKONTRABANDES ka blere shtepi te dyte ne nje kat me mua dhe te paren e ka dhene me qera…
    Ai nuk pranon te prishet ajo shtese,ben edhe kercenime me vrasje por a ka shtet apo jo?
    Keto ua kam shkruar gjithe personave qe permenda me lart!
    Dhe te mendosh qe pallati eshte ndertuar mbi ish shtepine ekzistuese te babait tim,para viteve 90 dhe ky shofer i ANTIKONTRABANDES eshte i ardhur aty!
    DO BESOJ SE VERTET KA SHTET VETEM KUR KJO SHTESE PA LEJE QE KA ZENE EDHE HAPESIRAT PUBLIKE DHE QE PER KETE KA PATUR NJE VENDIM QE NE V.2007 PER PRISHJE,DO TE PRISHET SA ME PARE,
    Shpresoj,z.Artan Lame qe kjo ceshstje te zgjidhet sa me pare nga ana juaj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *