Legalizimet, procesi që ecën dhe arkëton para, problem kompensimi

redaktor

Legalizimi i ndërtimeve, një nga proceset më të vështira në vend për shkak të ndërtuesit dhe ish-pronarit, duket se ka marrë një udhë të drejtë këto kohë. Të paktën kështu është sipas kreut të ALUIZNI-it, Artan Lame, që pranon nivelin e lartë të arkëtimeve por dhe problematikën e kompensimit.

Në daljen e djeshme për mediat, në një bilanc të procesit Lame deklaroi se plani vjetor është tejkaluar. “Gjatë periudhës maj-dhjetor 2014 janë mbledhur 57 milionë lekë, në periudhën janar- gusht 2015 shifra arrin 1.4 miliard lekë”, u shpreh Lame, duke theksuar se po ta krahasojmë me planin vjetor, që ishte 1 miliard lekë, kemi një rritje prej 140%.

Kreu i ALUIZNI deklaroi më tej se, projeksionet janë që kjo rritje të arrijë deri në 160 % në fund të këtij viti dhe se këto të ardhura do të shkojnë për shpërblimin e ish-pronarëve. Sipas tij, drejtoritë që kanë sjellë prurjet më të mëdha janë Tirana, Durrësi, Vlora e Fieri.

Sipas Lames, shuma e arkëtimeve ka destinacion pagesën e pronarëve të shpronësuar nga procesi i legalizimeve. Në këtë proces edhe paratë që grumbullohen nga pronat shtet shkojnë për të plotësuar shpërblimin e ish­pronarëve. “Ky është një proces i gjatë, një reformë që legalizon ndërtimet e bëra në gjithë territorin e vendit”, tha Lame duke shtuar se pritet që procesi të mbyllet deri në fund të këtij muaji.

Por ai ripërsëriti se një prej elementëve thelbësorë në procesin e legalizimeve ka qenë dhe mbetet koordinimi i procesit të legalizimeve me atë të kompensimit të ish­pronarëve që i është dhënë truallit nga këto ndërtimi pa leje. “I vetmi detyrim që i mbetet qytetarëve që kanë ndërtuar në truall shtet ose me pronar është vetëm pagesa e truallit.

Në këtë pagesë qytetarët përfitojnë një serë uljesh, pasi çmimi i truallit llogaritet deri në 2 mijë lekë për m2, pavarësisht nga çmimi i tregut që ka ky truall. Qytetari përfiton 20% ulje kur pagesa bëhet e menjëhershme, 50 % kur e kryejnë me letra me vlerë etj”, cilësoi numri një i ALUIZNI-it.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *