Debati mori shkas nga deklaratat e bëra nga biznesmeni Nikolin Jaka pak ditë më parë i cili kërkoi legalizimin e ‘shërbimit të femrës’ dhe kanabisit për përdorim farmaceutik.
Por Jaka disi është tërhequr nga qëndrimi i tij dhe tha se ishte një opinion personal nisur nga situata në vend dhe jo i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë që ai kryeson.
Deklarata u bë në emisionin televiziv të gazetares Eni Vasili në News 24.
Shkrimtarja Natasha Lako e pranishme në lidhje direkte në emision e ka quajtur turpin më të madh botëror përdorimin e shprehjes ‘shërbimi i femrës’ nga Jaka.
Ky i fundit tha se ishte maskiliste dhe se është korrigjuar menjëherë.
Pas përplasjes për liberalizimin e prostitucionit, mes palëve në studio është ndezur debati për liberalizimin e kanabisit.
Açka nga Holanda iu kërkoi të pranishmëve t’iu bëjnë thirrje shqiptarëve t’i kthehen punës, e jo të mbjellin kanabis.
Ndërsa deklaratat e saj dhe të shkrimtares Lako, e cila e quajti një ‘shaka’ debatin për këto tema, kanë irrituar Ficon.
Ajo tha se po i trajtojnë shqiptarët si injorantë dhe se s’mund t’u thonë shqiptarëve ju jeni plehrat e botës dhe nuk meritoni asnjë pikë lirie.
Dalina Fico: Studimet shkencore nuk i kanë vërtetuar dëmet nga hashashi…
Flutura Açka: Do bëni mirë t’i bëni thirrje shqiptarët t’i kthehen punës. Ju në studio duhet t’u bëni thirrje shqiptarëve dhe fermerëve t’i kthehen punës, jo të mbjellin hashash dhe të çojnë vajzat prostituta.
Dalina Fico: Kam paraqitur pozicionin tim, prej 25 vitesh në harmoni me bindjet e mia dhe të drejtat e njeriut.
Natasha Lako: Kjo është shaka?
Dalina Fico: Si i trajtoni shqiptarët si injorantë, sikur nuk dinë asgjë, si injorantë. Erdha me një taksist që kishte rritur 2 fëmijë të mrekullueshëm pa patur mendjen time dhe tënden. Nuk e duroj dot këtë elitizëm ekstrem të personave në Shqipëri. Kush jam unë dhe ti t’u tregojmë shqiptarëve. Çfarë është ky përçmim për shqiptarët. S’mund t’u themi shqiptarëve ju jeni plehrat e botës dhe nuk meritoni asnjë pikë lirie. Keni 1 orë që i thoni shqiptarëve ju nuk dini. Ç’është kjo. Unë kam dhënë pikëpamjen time.
Natasha Lako: Ule zërin, nuk është normale.
Dalina Fico: Hiqni dorë nga të bërat si zysh me shqiptarët.
