Qeveria miratoi sot kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale të disa 1247 parcelave ndërtimore, si dhe shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.
Vendimet u morën në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe përfshijnë legalizimin e objekteve informale të ngritura në troje, si dhe shtesa (anësore) informale në ndërtime me leje.
Po sot u miratua edhe vendimi për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.
“Ky vendim përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim në qarqet Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Berat dhe Tiranë, me sipërfaqe prej 8687 m2 truall, me vlerë të përgjithshme 103 796 372 lekë. Vlera e shpërblimit të pronarëve të ligjshëm është përcaktuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”,- thuhet në vendin e KM.
Qeveria miratoi edhe disa ndryshime në një numër vendimesh të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kalimit të pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”.
Ky vendim saktëson të dhënat e përfituesve të së drejtës së kalimit të pronësisë për parcelën ndërtimore.
hajduti legalizon popullin hajdut dhe pronarit te ligjshem i jep cucin, shqiperia demokratike me popull hajdut tokash,