Në Asamblesë së re Kombëtare që u votua në Kongresin e Socialistëve më 19 Mars 2016 nuk janë më disa figura të njohura që kanë qenë në PS si Ndre Legisi, Maqo Lakrori Petrit Ago dhe Suzana Hakrama.
Gjithashtu nuk janë më : Bashkim Zeneli, Ilir Zela, Luan Hajdaraga, Theodhori Sollaku, Megi Ajtyresa, Ndriçim Hysa, Petrit Malaj, Adriana Berberi, Adriatik Zotkaj, Agron Dibra, Adrian Myslimaj, Artan Shkëmbi, Dhimo Kote, Edmond Leka, Etleva Bishaj, Fatos Tushe, Genti Tare, Gëzim Tushi, Iris Luarasi, Keti Bazhdari, Kiço Londo, Suzana Hakrama dhe Agustin Marku, raporton Panorama.
Aktori i Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Bruno Shllaku i cili pak ditë më parë mori teserën e PS nuk ka mundur të marrë votat e duhura për të qenë anëtar i Asamblesë së re të PS

Ore jeni ne vete ju socialistet?Aty ne ato shkallare shoh ca ftyra ballistesh,Qiftja elbasanit ka qene kryetar dege i zogisteve,LZHK-isteve,Fatmirmedisteve, kur e perzune,ju ngjit socialisteve. Gjenerate e dhjere.
Dakord me largimin e te tjereve nga Asamblea, pervec Prof.Dr. Luan Hajdarages, nje njeri me vlera ne PS, njeri dinjitoz, me integritet, njeri qe gjithnje si kur ka qene me funksione (minister, deputet, et), si kur nuk eshte zgjedhur si i tille, kurre nuk ka patur luhatje apo qefmbetje pse nuk eshte zgjedhur minister apo deputet, kur nuk e ka dredhur belin per ti bere qejfin njerit e tjetrit, gjithnje, ne te gjitha perballjet televizive ka mbrojtur PS-ne, si ne opozite e ne qeverisje, nuk ka lejuar perbaltjen nga kushdo qofte dhe gjithnje ka rrezatuar pozitivitet.
Eshte shembulli me i mire nga te gjith te vjetrit e PS-se si nje njeri qe e ka dashur PS jo per interesa por per ideale.
Ndoshta jane ngutur qe e kane spostuar sepse se pari nuk eshte i moshuar dhe se dyti ka ide racionale per forcimin e metejshem te PS-se.
Respekte Hajdaraga dhe do e shihni se edhe pas sodit, ai do te dije si te kontribuoje per PS-ne.