Legisi, Blushi, lërini ministrat të punojnë

anazapta

SMS në DITA

në 0689073730

Përshëndetje gazetarëve të kësaj gazete të shumëlexuar në mbarë Shqipërinë. Shoh që nga ata që nuk janë në kabinetin e nderuar qeveritar ka edhe hatërmbetje. Por duhet që t’i përgjigjemi situatës nuk mund të bëhen të tërë ministra. Këta individë që shprehen pa pushim, për mua bëjnë shumë gabim, unë e shoh nga jashtë kësaj partie.

Pse i ka ngelur qejfi zotit Legisi? Ai është provuar, ka dhe të tjerë. Të majtët gjithmonë për interes personal shkojnë dhe flenë me minollanë. E majta duhet të jetë në unison me kryeministrin aktual dhe me ministrat e tij.

I lini të punojnë, se dinë të punojnë. Ju, zoti Legisi, apo zoti Blushi etj mos u sillni si Kaçi, Dogjani dhe të tjerë si punë e tyre. E provoi Malaj si kandidat i pavarur, harrojeni atë punë se zgjidhesh deputet pa votat e PS-së.

Ju deputetë të majtë dhe të djathtë duhet të punoni shumë për këtë popull se prandaj jeni aty e jo duke parë interesin personal. Ndihmojeni qeverinë  mos i vini gurë në rrota ende pa nisur punët mbarë. Pëllumb Meçaj, Tiranë.

 

Share This Article
1 Comment
  • Pavarwsisht se Gazeta Dita wshtw e preferuara ime, numurin e dt. 22 janar e lexova njw ditw mw pas. Mw erdhi keq me replikwn e Ermir Hoxhws pwr Ndre Legisin, aq mw tepwr pwr stigmwn qw i bwn duke e quajtur “turivarur”. E di nga shkrimet e tij, se Ermiri e do Edi Ramwn, por nw kwtw rast duke e ofenduar Ndren dhe tw tjerwt, mw duket se pa tw drejtw, ai e vw nw pozitw tw vwshtirw Atw, sepse Ndrea e ka treguar veten qw ka qwnw dhe wshtw mbwshtetws besnik e trim i Edi Ramws, jo me deklarata nwpwr gazeta,por me vepra konkrete nw betejat politike. Edi Rama wshtw kwtu ku wshtw edhe nga kontributi qw i kanw dhwnw kwta ” turivarurit “. Unw i respektoj politikanwt e PS jo nga postet qw mbajnw, por nga veprimtaria e tyre pwr triumfin e sw majtws. Unw e respektoj PS-n, vec tw tjerave edhe pwr debatet e sinqerta e kurajoze qw gjallwron jetwn e saj. N.q.se PS nuk do tw ishte e tillw, Edi Rama nuk do tw bwnte pjesw nw kwtw Parti. N.q.se ti Ermir Hoxha e fut Ndre Legisin te tipi i Kastriot Islamit, do tw tw thoshja, se njw turimut, nuk mund tw flas pwr njw turivarur
    Petro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *