Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Chris Waddle është shprehur i bindur se “Tre Luanët” i kanë të gjitha shanset për të arritur në finalen e Kupës së Botës.
“Askush nuk do të kishte menduar se Anglia do të arrinte në gjysmëfinale përpara turneut. Ata nuk do të fitojnë një çerekfinale më të lehtë. Suedia nuk ofroi asgjë përveç tre shanseve të mira në pjesën e dytë. Unë mendoj se Anglia ka një shans të mirë për të përparuar edhe në finale”.-ka deklaruar Waddle për “BBC Sport”.
Në gjysmëfinale, Anglia do të përballet me fituesen e ndeshjes Rusi-Kroaci.
s.a/dita
