Legjenda e boksit, Muhammad Ali është shtruar me urgjencë në spital, për shkak të problemeve në rrugët e frymëmarrjes.
Lajmi u bë i ditur për mediat ndërkombëtare nga një zëdhënës i ish – kampionit të botës në peshat e rënda.
Sipas BBC, 74 – vjeçari po mbahet nën kujdesin e mjekëve, megjithatë mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Ali u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në 1984, pasi u largua nga boksi.
Tre herë kampioni i botës, në Janar të 2015 – ës u shtrua në spital pas një infeksioni të rëndë në rrugët urinare.
Një i afërm i Ali konfirmoi për “Associated Press” se ish – boksieri ndodhej në spital, por pa dhënë më shumë detaje
