Legjenda e Shqipërisë, Foto Strakosha: Kur ishte 15 vjeç dallova potencialin e Thomas

Gazeta Dita

Nga babai te djali. Thuhet dhe ndodh gjithmonë kështu. Është historia e Lazio dhe në fund të fundit duhej të ishte në fatin e Thomas Strakosha, 22 vjeç, që zbarkoi në Formello në pranverën e vitit 2012, për të hedhur hap pas hapi deri sa u bë portieri i së ardhmes.

Panuçi ia riktheu Inzaghit për shkak të një problemi të lehtë muskulor, por pas Berishës, një tjetër ish-lazial, po krijohet e nesërmja, është trashëgimtari i destinuar mes shtyllave të Shqipërisë.

Pasardhës i denjë i të atit, Fotaq, legjenda e futbollit shqiptar, portier dhe kapiten i kombëtares kuqezi me 73 ndeshje deri në shkurt të vitit 2005.

Pas një karriere të zhvilluar në Greqi, kur sfidoi Lazion me Panionios, në Kupën e Kupave të vitit 1999, ka lënë pas Athinën dhe Olympiacos Pireo, ku ishte përgatitësi i portierëve të sektorit të të rinjve, për tu transferuar në Romë, me të gjithë familjen, mami Adelina dhe Dhimitri, 25 vjeç, djali më i madh, qendërsulmues që deri pak muaj më parë ishte në kontratë me Kf Himara.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Fotaq ka rrëfyer djaloshin e tij, Thomas, në rritje konstante, një prej realiteteve më të bukura të kësaj Lazio.

“Kur ishte 15 vjeç kuptova që Thomas zotëronte cilësitë për tu bërë një portier i fortë, i një niveli të lartë. E kuptova mbi të gjitha nga dëshira e tij për të arritur, nga profesionalizmi që shprehte në atë moshë.

Dëshironte të shkonte shpejt për të fjetur, të ushqehej mirë dhe të stërvitej më shumë se të tjerët.

Nga këto aspekte nuhata që mund t’ja dilte të shndërronte në realitet ëndrrat e tij”, tregoi babai i portierit të Lazio dhe përfaqësueses së Shqipërisë.

“Tashmë që prej tre muajsh ndodhemi në Romë, familja është ribashkuar me Thomas dhe jemi kthyer të jetojmë të gjithë bashkë. Flasim shpesh për futboll, por jo vetëm për atë, flasim edhe për shumë gjëra të tjera.

E këshilloj tim bir në jetë, në investime, sikurse bën çdo baba”, rrëfeu legjenda e portës shqiptare, Fotaq Strakosha në lidhje me marrëdhënien e tij me të birin, Thomas, portierin e së ardhmes së portës së Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *