Legjenda Kasparov rikthehet të luajë shah, 12 vjet pas tërheqjes

DITA Online

Legjenda Garry Kasparov përmes faqes së tij zyrtare në “Twitter” ka deklaruar sot se do të rikthehet të luajë shah, duke marrë pjesë në turneun “Rapid & Blitz”, që zhvillohet në Saint Luis të Amerikës, muajin e ardhshëm.

Kasparov, 54 vjeç, nuk zhvillon një ndeshje zyrtare prej 12 vitesh, kur vendosi të tërhiqej nga sporti.

Rusi është shprehur i emocionuar nga ideja që do të rikthehet sërish aktiv dhe se do të luajë një ndeshje zyrtare, pas 12 vitesh, ku është marrë më së shumti me politikë, si opozitar i regjimit të Vladimir Putin.

Kasparov do të marrë pjesë në këtë turne falë një ftese të organizatorëve, që kanë frikë nga rënia e shikueshmërisë dhe interesit për shkak së mungojnë personazhet “vip” të këtij sporti.

Por prania e Kasparov do të thotë pjesëmarrje e sigurt e fansave, pasi ai është një ikonë e sportit të shahut, një nga mjeshtrat e padiskutueshëm të skakierës.

“Shpresoj të mos kem harruar se si lëvizen gurët, përndryshe do të tërhiqem sërish“, tha duke qeshur Kasparov.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *