Legjenda vlonjate Sokol Kushta shpërthen ndaj drejtuesve të FSHF-së për keqmenaxhim: Broja në tribune, Reja fushatë për Dukën

Ornela

Legjenda e Flamurtarit dhe një prej ish- lojtarëve më të mirë të qytetit të Vlorës, Sokol Kushta, ka shpërthyer me kritika ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe gjithashtu ndaj trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja, për mënyrën se si e kanë menaxhuar deri më tani talentin Armando. Broja.

Ky i fundit po shkëlqen në Premier Ligën angleze, duke shënuar vazhdimisht dhe ka nga pas një lumë ekipesh që kërkojnë shërbimet e tii, por në ekipin kombëtar nuk kanë munguar problemet me teknikun italian.

Me një postim në faqen e tij në “Facebook”, Kushta thotë se është duke u kënaqur me performancat e djaloshit, por shkon edhe më tej, duke dënuar lënien në tribunë të tij, sidomos në ndeshjen në “Wembley”, duke theksuar se Angli-Shqipëri nuk do të kishte atë rezulfat në pjesën e parë, nëse në fushë do të ishte Broja.

Ikona e futbollit shqiptar e cilëson absurd veprimin e Rejës, që del dhe bën fushatë për presidentin Armand Duka përpara zgjedhjeve, gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, sipas tij.

FJALËT E SOKOL KUSHTËS
“Që Broja është lojtar klasi, nuk ka nevojë la them në këtë moment. Thjesht tani unë po e shijoj këtë djalë duke e parë çdo tri ditë. Por, kënaqësinw më tw madhe që po e shijoj është Jëpirfa që po i bëjnë shumica e gazetarëve që ishin kundër meje pas ndeshjes në Londër. Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit. D.m.th. kundër Brojës. Unë isha i sigurt që po të ishte Broja në fushë, pjesa e parë nuk do të dilte dhe zgjidhja ishte ulja në tribune me pretekstin që Broja është kapriçoz dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombwtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së. Veprim absurd. Nuk e di në cilin shtet do të ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit”, ishin fjalët e Kustv tës në postimin në rrjetin e tij social.

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • As Duka e as Reja nuk jane te denje per futbollin shqiptar ne keto momente!
    Te dy keta injorues te talentit te madh shqiptar te te gjitha kohrave si Armado Broja,qe po luan ne kampionatin me te forte ne bote duke sfiduar te gjithe futbollistet edhe te nivelit boteror si kampionin e botes Verane dhe kapitetin e Manchester United,Maguire duke e detyruar edhe Ronaldon kundershtar ta takonte dhe pergezonte vete Brojen,dolen keta zoterinj pa koke dhe nga cmira,ligesia apo arroganca e tyre(pa llogaritur edhe dyshimin e shitjes se ndeshjes),t’i veshin ketij djaloshi te arte,te pa pare ne Shqiperi,ndersa po habit boten mbare,cilesira te turpeshme dhe te pafalshme,qe nuk kane guximin t’i kerkojne falje,sepse vazhdojne po me ate kokefortesi “mushke” si me pare!
    Njerez te tille duhen shporrur nga futbolli yne!
    Aktualisht kemi sot nje numer te madh futbollistesh te talentuar,qe po te ishte trainer perseri i madhi De Biassi,mund te arrinte me siguri mrekullira te pa para me kombetaren tone!

  • Te lumte goja dhe mndja Sokol Kushta!Bjeri se keshtu i do mushka drute!Na e nderon Vloren me qendrime te tilla ndaj uzurpatoreve te futbollit si Duka dhe lepiresve te tyre te tipit te plakut te kerrusur Reja.Broja eshte kthyer ne krenarine e futbollit shqiptar ne Bote me paraqitjet e tij te shkelqyera!

  • E par e punes,,Kushta nuk ka qene nje nga futbollistat me te mire te Vlores,por ka qene sulmuesi me i mire i Shqiperise per 10 vjet,Edhe atehere kishte brryla ne Ekipin kombetar dhe pamvaresisht se Vlora kishte rezultatet me SPEKTAKOLARE ne rrang Nderkombetar duke eleminuar Partizanin e Beogradit dhe duke barazuar me Barcelonen e famshme,,prape seleksionin kombetar e perbente 17 Nentori,qe hante nga 3-0 me suedezet e Malmoe ne Tirane.
    Ato padrejtesi qe i jane bere Vlores dhe vecanerisht Kushtes,Vasil Rucit,Bubeqit,ne ate kohe,po i behen Armand Brojes sot,duke e lene ne stol..Une e kam shkrojtur edhe me pare,pa pasur Broja ende keto rezultate ne Premier Liege:Sa vlen Broja,nuk vlen e gjithe Federata me gjithe Duke,e me gjithe plakun Reja. o te ishte de Biazi ne Bankine,ky grup futbollistesh do te kishte te tjera rezultate.
    Une mendoj se Futbolliste talent i rralle si Shpetim Kushta,qe mbajti Lart Dinjitetin kombetar ne mes te Beogradit,duhet te KANDIDOJE SI PRESIDENT I FEDERATES.
    Boll me Anonime,qe nuk i lidh gje me Futbollin.

  • Mos genje o Sokol.Ke bere nje gol dikur Po Kjo s’te jep license te genjesh.Edhe nje gjerman qe vrave /na cave bythen na cave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *