Legjendari Nadal, tetë herë kampion në French Open

anazapta

Rafael Nadal shndërrohet në legjendë. Spanjolli bëhet tenisti i dytë në histori dhe i pari pas nje shekulli qe fiton tetë herë në një turne Grand Slam, pas triumfit te tij ne Roland Garros. Nadal fitoi titullin e French Open ne nje finale e gjitha spanjolle, kundër David Ferderer, një nga miqtë e tij me te mire, te cilin e mundi 3-0. Me triumfin e djeshëm, Nadal barazohet me francezin Max Dekyzhi, i cili triumfoi po tetë herë në Roland Garros nga viti 1903 deri më 1914. Vitin e ardhshëm spanjolli ka shansin që të bëhet i pari, në rast se fiton per here te nente turneun francez. 12 muaj më parë Nadal mundi 3-1 Novak Xhokoviç, duke lënë prapa një legjendë si Bjorn Borg, ndërsa tani 27-vjeçari nga Majorka siguron të parin titull të madh pas një tërheqje 7-mujore, për shkak të problemeve në gju. Nadal e theu shokun e tij plot tetë herë në shërbim, tri herë në setin e parë, po aq në të dytin dhe dy herë në setin e tretë. Pavarësisht rezultatit, Ferrer zhvilloi një ndeshje të mirë dhe i rrëmbeu radhën e shërbimit nga një herë për çdo set Nadalit, i cili e mbylli takimin me shifrat 6-3, 6-2, 6-3, gjithçka për dy orë e 15 minuta. Nadal e çon bilancin e përgjithshëm ndaj David Federer ne 20-8 dhe kjo eshte fitorja e tete radhazi për të në përballjet ndërmjet tyre. Për Federer, kjo eshte hera e tete , ne 8 finalet qe kane luajtur midis tyre, që del i humbur me Nadal. Rafa e ka mposhtur tenistin nga Alikante katër herë në Barcelonë dhe nga një herë në Monte Karlo, Romë, Akalpuko dhe tashmë në Paris. Kjo është arritja më e madhe në karrierë për David Ferrer, që në moshen 31 vjeç luan ne te paren finale ne karriere në një turne Grand Slam. Ndeshja rrezikoi të ndërpritej disa herë prej reshjeve të lehta të shiut, por më së shumti për shkak të tentativave të ndryshme dhe protestave të individëve të caktuar, për te shfaqur idete e tyre dyuke filluar nga kundershtimi ndaj martesave gay, ndërsa më pas pati të tjerë që akuzuan Francën për nëpërkëmbje të të drejtave të fëmijëve. U dëgjuan edhe thirrjedrejtuar presidentit francez, Fransua Holland, për të dhënë dorëheqjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *